PDA

View Full Version : Peshėngritėsi Briken Calja shpallet kampion Europe, tre medalje tė arta nė Rumani


cool_shqype
28-03-2018, 20:40
Peshėngritėsi Briken Calja shpallet kampion Europe, tre medalje tė arta nė Rumani


https://www.youtube.com/watch?v=Iq8FqEJBt0g

http://shqiptarja.com/uploads/780x440/1522264568_BRIKENCALJA2.jpg

Peshėngritėsi shqiptar Briken Calja mban premtimin duke u shpallur kampion Europe nė Rumani. Ai triumfoi duke arritur qė tė rrėmbejė tre medalje tė arta, nė shkėputje, shtytje dhe nė dy garėsh nė peshėn deri 69 kg. Peshėngritėsi shqiptar e nisi mjaft mirė garėn duke realizuar me sukses tė tre provat nė shkėputje.

Nė provėn e parė ai ngriti me shumė lehtėsi 141 kg, nė tė dytėn 143 kg, ndėrsa nė provėn e fundit tentoi duke arritur me sukses 146 kilogramė. Sot ishte dita e tij. Pas stilit tė shkėputjes, ai triumfoi edhe nė shtyje, pasi ngriti 175 kg.

http://shqiptarja.com/uploads/1522264735_BRIKENCALJA3.jpg

Nė provėn e parė ai ngriti 171 kg, nė provėn e dytė dėshtoi me 175, por nė tė tretėn u tregua i saktė duke fituar medaljen e dytė tė artė. Nė total peshėngritėsi shqiptar, nė shkėputje dhe nė shtytje ngriti 321 kg duke marrė njė tjetėr medalje tė lartė nė dy garėsh.

Bashkė me Caljan nė kategorinė 69 kg, garoi dhe peshėngritėsi tjetėr shqiptar Arbėr Ēerēizi. Ai ngriti 135 kilogramė nė provėn e parė dhe dėshtoi nė dy tė tjerat, pėr tė ngritur 141 dhe 142 kilogramė nė shkėputje.

http://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/5abbe0a03a8adrenditja%20ne%20peshengritje.jpg

Nė shtytje, Ēerēizi ngriti 156 kg nė provėn e parė, ndėrsa u dėmtua nė tentativėn pėr tė ngritur 161 kg nė tė dytėn. Medalja e artė pastron sadopak imazhin e Shqipėrisė nė arenėn ndėrkombėtare pas problemeve tė vazhdueshme me dopingun, e fundit ishte Romela Begaj.

Oqeani
28-03-2018, 21:40
Te mesohemi qe te shkruajme mire per shqipet :)

Urime :)

AAO
29-03-2018, 15:54
Cfare kampioni ky djale. E ndoqa mbreme tek eurosport dhe ne interviste nuk harroi qe kte sukses tja dedikoj familjes dhe Shqiperise.

Tek ngritja e fundit ishte i demtuar ne shpine dhe mbasi kishte deshtuar 175 kg ne proven e dyte ,beri mrekulline ne te treten ashu i demtuar.

Tani sna ngelet gje tjeter vetem ta pergezojme dhe ti themi Faleminderit ,edhe pse duhen prit pergjigjet antidoping :)

cool_shqype
29-03-2018, 15:56
Cfare kampioni ky djale. E ndoqa mbreme tek eurosport dhe ne interviste nuk harroi qe kte sukses tja dedikoj familjes dhe Shqiperise.

Tek ngritja e fundit ishte i demtuar ne shpine dhe mbasi kishte deshtuar 175 kg ne proven e dyte ,beri mrekulline ne te treten ashu i demtuar.

Tani sna ngelet gje tjeter vetem ta pergezojme dhe ti themi Faleminderit ,edhe pse duhen prit pergjigjet antidoping :)

Do tia nxjerrin edhe ketij ndonje reng se smundet.....uroj ta shijoje sakrificen e tij dhe meriton shume me teper se sa pergezime.

Smokkie
29-03-2018, 15:58
Bravo bravo.

drague
24-04-2018, 08:43
Heshtja e injorances dhe dashakeqesise tipike shqiptare..

...Asnje njoftim zyrtar gjekundi..
Asnje resht per te ne shtypin e perditshem shqiptar qe nuk le kurve e kurvar pa permendur brenda e jashte Shqiperie..

Asnje lajm e asnje kronike neper ekranet faqezeza te tv shqipfolese dominuar nga antinjerezit e antishqiptaret Fevziu, Muci, Hila e Cani me shoke..

Asnje koment apo njoftim edhe ne faqen zyrtare te Federates shqiptare te Peshengritjes e aq me pak te Komitetit Olimpik shqiptar ...
Dhe me e renda akoma sikur te mos ishte shtetas shqiptar , sikur te mos kish garuar e fituar ne emer te tij e sikur te mos kish valvitur flamurin shqiptar e kenduar Himnin e Atdheut te tij....Shteti Ame duket se e ka harrua krejtesisht e abandonuar totalisht ...pikerisht ate Kampionin e madh e te trefishte te Europes ne Peshengritje ...fituesin e tre Medaljeve te Arta , sportistin e permasave boterore Briken Calja..

Ate qe tre jave me pare me suksesin e tij te madh e te merituar nderoi veten, kombin e popullin e tij duke zene faqet e para te medias euro-boterore...me plot merite..

...Natyrisht me njefare pervoje aspak te kendeshme ne jo pak raste me kete sport e sportiste te tij te gjitheve na duhej ne fillim te heshtnim disi deri ne perfundim te afatit te caktuar te sektorit disiplinor i cili brenda nje periudhe 14-21 ditore ne rast te perdorimit te substancave te ndaluara apo daljes se analizave keq njofton menjehere Federaten perkatese e sportistin ne fjale..duke i bere te ditur zyrtarisht masat disiplinore te percaktuara fare qarte ne regulloren perkatese ...

Personalisht gjate gjith kesaj kohe kam qene ne kontakte te vazhdueshme me vete Brikenin, trajnere e specialiste te shquar te peshengritjes per te mesuar se c'behet me arritjet,suksesin e medaljet e tija europiane ....

E pra afati ne fjale kaloi pasi Calja u shpall Kampion Europe ne fund te muajit Mars ne Bukuresht..e nese ajo qe i trembeshim te gjithe do te kish ndodhur , do ish bere me kohe zyrtare, publike e do kish marre dhene ..e dihej fare mire se cilat do te qene edhe pasojat per peshengritesin ne fjale e per peshengritjen shqiptare...

...Ne qe nuk leme rast pa i dhene extra publicitet cdo gjeje negative shqiptare...ne qe mbushim mediat tona nga mengjesi deri ne darke me lajmet ''bombe'' se cili gaboi, cili u kap me doping, cili u denua , cili u perjashtua, ne qe dijme vetem te vjellim helm e vrer ndaj njeri tjetrit.. etj etj... vetem e vetem qe te nxijme e erresojme gjithcka tonen ...ne raste te tilla suksesi e arritjesh te ndershme e te merituara qe dukshem i kalojne kufijte e Shqiperise e jane evidente te nje klasi europian e boteror...heshtim.. po po paturpesisht Heshtim...

Eshte nje heshtje tipike e injorances dhe pa dijes shqiptare qofte per shume nga ata qe drejtojne ne sportin tone te sotem, qofte per nje shtet e qeveri qe mendon me se shumti se si te rrjepe e te vjedhe vendin e popullin e vet se sa t'ju a lartesoje atyre emrin e krenarine, eshte nje heshtje ku dashakeqesia, ligesia e cmira, xhelozia e semure dhe frika nga pa dija bashkohen bashke kunder Shqiperise e shqiptareve...

Kur bejme mire ...ne dhe bota mezi shkruajne tre reshta e mezi shqiptojme ndonje fjali te vetme kalimthi... e kur bejme keq mbushet media shqiptare e ajo boterore me bemat e mallkimet pa fund kunder Shqiperise e shqiptareve...

..Eshte nje lloj heshtje ndaj ketij Kampioni te madh qe duhet ti beje te ndjehen te turperuara nga dashakeqesia e padija, nga injoranca e ligesia te gjitha llojet e mediave te sotme shqipfolese qe per tre jave resht nuk thane asnje cerek fjale per te e suksesin e tij ..te vetmin te ketij lloji ne historine e derisotme te sportit shqiptar.. apo qofte edhe te sqaronin opinionin publik shqiptar ....

Interesimit tim thjesht si shqiptar e natyrisht edhe si gazetar i hershem sportiv ... prane EWF [Federates Europiane te Peshengritjes ] ...burime te besueshme korrekte e konfidenciale ju pergjigjen korrektesisht se ....

...Sipas regullores ne fjale , afati i pergjigjeve negative (dalja pozitiv ne test )... ne raste te tilla pas kontrollit antidoping e substancave te ndaluara per sportistin ne fjale sapo ka kaluar e skaduar...ndaj meqenese as ne faqen zyrtare te EWF nuk ka asnje lloj njoftimi te kesaj natyre , sportisti ne fjale figuron deri tani zyrtarisht Kampion i Europes dhe fitues i trefishte i tre Medaljeve te Arta ne peshen 69 kg ne Kampionatin Europian te Bukureshtit zhvilluar nga 26-31 mars 2018..

...Ndaj ... turpit tuaj si federate, si shtet, si media e si qeveri per lenien krejtesisht ne kete lloj harrese te ketij Nderi te vendit tim e krenarie sportive me permasa euro-boterore qe mban emrin Briken Calja....do ti rekomandoja te hynte ne faqen e profilin e tij te FB e te shihte videon e tij postuar ne te te titulluar ..Vendi nga ku dolen 3 Medaljet e Arta Europiane...

Ju siguroj ju dhe gjithkend qe do te shihte kete video-postim se do te ndihej tejet i turperuar, fajtor e i perbuzur se pari prej ndergjegjes se tij kombetare...e se dyti per detyren e pergjegjesine e sejcilit ndaj Talenteve, Kampioneve e aseteve te tilla te cmuara kombetare qe Bota i vlereson e i ruan si relike te ralla krenarie kombetare..ndersa ne i harrojme e i abandonojme kesisoj per turpin e marren tone..prej pa dijes, injorances e dashakeqesise dhe ligesise sone tipike shqiptare ndaj shqiptarit...

Jam krenar me ty Briken Calja ..urime, bravo
, te lumte dhe sa me shpejt te pafsha ne Podiumin e nderit te Kampionit te Botes me Medalje te tjera Ari e natyrisht me Flamurin e vendit tim mbi supe e duke kenduar plot nder, krenari e dinjitet Himnin e tij Kombetar ...

A.R.DOSTI

https://scontent-frx5-1.xx.fbcdn.net/v/t1.0-9/31124511_2014125298841440_8978713830282342544_n.jp g?_nc_cat=0&oh=47f3f42dabad13d08d00727bb9dccef0&oe=5B559E83

King Bardhyl
24-04-2018, 08:48
Analizat si i dolėn kėtij se na nxorėn bojėn ata tė tjerėt.

drague
24-04-2018, 08:57
Analizat si i dolėn kėtij se na nxorėn bojėn ata tė tjerėt.

1 muaj eshte afati i analizave

Briken Calja. Shum Faleminderit mjeshter Adriatik Riza Dosti Jetojm ne vendin e gabuar dhe koh te veshtira ..ju falenderoj te gjithve per urimet ...respekte ��

nghi ngo
24-04-2018, 10:03
Pothuajse te been te mendosh see shteti Shqiptar nuk eshte Shqiptar me, te mos krenohet me medalje ari?? Duhet te bucisnin mediat, te ngrijne krenarine shqiptare.

Urime, me te vertet na nderoi, hallall qumeshti nenes.