PDA

View Full Version : Ndėrron jetė kreu i Federatės sė Futbollit tė Kosovės, Fadil Vokrri


Onyx
09-06-2018, 10:17
Futbolli kosovar nė zi! Fadil Vokrri, i cili aktualisht ishte nė krye tė Federatės sė Futbollit nė Kosovė, ka ndėrruar jetė.

Vokrri ndėrroi jetė nė moshėn 58-vjeēare. Nga tė dhėnat e para dyshohet se Vokrri ka pasuar atak kardiak.

Kryetari i Federatės sė Futbollit tė Kosovės nuk i ka mbijetuar sulmit nė zemėr qė ka pėsuar nė mėngjesin e sotėm. Vokrri ka vdekur nė Qendrėn Klinike Universitare tė Kosovės.

Prej 10 vjetėsh, Vokrri ishte nė krye tė Federatės sė Futbollit tė Kosovės.

King Bardhyl
09-06-2018, 10:50
Sa keq po mė vin. Vokrri ishte njė person shumė i njohur nė Shqipėri. Ngushėllime familjes.

Venom
09-06-2018, 10:52
Gjynah,shume i ri.

drague
09-06-2018, 13:59
ngushellime familjes.

Tronditet bota e futbollit shqiptar....
...Shuhet Legjenda Fadil Vokrri...

Me Hidherim te thelle kam mesuar lajmin trondites se ne mengjesin e se shtunes se 9 qershorit 2018 ne moshen 57 vjecare eshte shuar ylli shqiptar i futbollit dhe nje nder Legjendat e tij Fadil Vokrri....

Nje atak kardiak i ka mare jeten Vokrit gjate nje seance te tij stervitore ne nje palester te tipit Fitnes dhe as ndihma e pare e dhene menjehere nuk ka mundur dot ta riktheje ne jete , pasi me te mberritur ne spital mjeket kane deklaruar se ai ka nderruar jete....

Humbje por edhe dhimbje e madhe per futbollin e Kosoves ne vecanti por edhe per ate shqiptar sigurisht ...

Ylli i futbollit kosovar i lindur ne Podujeve me 1960...ose Maradona shqiptar i futbollit sic quhej prej vitesh nga idhujt e tij te shumte e nisi kariren e tij futbollistike tek skuadra e Llapit per te kaluar me pas tek Prishtina ku edhe u be i famshem aq sa do ta rrembente menjehere njera prej skuadrave me te mira te asaj kohe ne ish Jugosllavi por edhe ne europe...Partizani i Beogradit ...

Ne kete periudhe...behet fjale per vitet 80..Vokrri ne perberje te kesaj skuadre do te luante edhe 2 nga ndeshjet me te pa harruara te karierese se ttij brilante ne futboll...ato kunder Flamurtarit te Vlores ..te vlefshme per kupat e Europes...2-0 ne Vlore per vlonjatet e 2-1 per beogradasit ne ndeshjen e kthimit ku golat e Vokrrit per vendasit dhe ai i Kushtes per miqte ende kujtohen gjate nga dashamiresit e futbollit qe i paten jetuar ato ngjarje futbollistike emocionuese...

Me pas kariera e Vokrrit do te mberije kulmin kur ai do te jete edhe anetar i Perfaqesueses se famshme jugosllave te asaj kohe si dhe do te veshe edhe fanellen e klubeve franceze e turke Nimes e Fenerbahce...

Qe prej vitit 2008 Vokrri do te ishte ne krye te Federates se futbollit te Kosoves duke dhene nje ndihmese te jashtezakoneshme ne anetaresimin e saj ne FIFA dhe ne UEFA...

I madh mbetet kontributi i tij edhe ne rindertimin e infrastruktures bashkekohore e moderne per futbollin kosovar ku stadiumet e reja ne Mitrovice e Prishtine mbajne me se shumti vulen e punes e kembenguljes se tij per ta pare futbollin e vendit te vet aty ku i takon te jete...

Ndarja nga jeta e Fadil Vokrrit keshtu kaq pa pritur ka tronditur te gjithe dashamiret e futbollit shqiptar ne mbare boten e vecmas ata te dy aneve te kufirit fals shteteror mes Shqiperise e Kosoves..

Futbolli shqiptar eshte ne zi...

Nder e respekt, konsiderate e mirenjohje perjete per gjithckka bere per vendin tend i pa harruari Vokrri..

Ngushellime te sinqerta vellazerore familjes se te ndjerit per kete humbje sa te pa pritur e po kaq te rende e te dhimbshme ...ngushellime te sinqerta Federates se futbollit te Kosoves.. ..mbetesh perjetesisht mes nesh ..komunitetit shqiptar te futbollit e historise se tij i madhi e i pa perseriteshmi Fadil Vokrri...

U prehsh ne Paqe e te qofte i lehte dheu i Kosoves meme te cilen e deshe aq fort..po aq sa edhe ajo te donte ty..

A.R.DOSTI
https://scontent-ams3-1.xx.fbcdn.net/v/t1.0-9/34818942_2034739613446675_286535556286906368_n.jpg ?_nc_cat=0&oh=5e523522ba734275573818208eb6fba6&oe=5BB69DCE
ēfare lidhje ka ky lajmerimi ke diskutimet shoqerore zoti mod?

Pirati
09-06-2018, 14:06
Lavdi i qofte jetes se tij prej sportisti dhe njeriu. Ishte tamam njeri i madh edhe si sportist, por edhe si njeri qe me modestine e tij ta ndihmonte futbollin ne Kosove dhe do te mbetet i paharruar angazhimi i tij ne keto vitet e fundit qe te hapte dyert e federatave te futbollit te botes per te hapur rrugen per te rinjet shqiptare, te ecnin atyre rrugeve te mbyllura per ta.

Eshte humbje shume e madhe per sportin e sidomos futbollin ne Kosove.

AAO
09-06-2018, 14:14
Me ka ardh shume keq kur e mora vesh si lajm :(
Ishte aq i madh si njeri saqe e dashuronin dhe armiqte (serbet).

Ngushellime familjes.
U prehte ne paqe shpirti i tij. :( :( :(

Ēaushi
09-06-2018, 15:46
......
Fadil Vokrri ka nderrue jete...por AI....do te jetoj perjetsisht ne zemrat e shqiptareve dhe te kombit shqiptar!
U prehsh ne paqe, Legjende!
Ngushllime Familjes dhe gjithe kombit per kete vdekje te burrit te dheut.
Lavdi punes dhe kontrubutit tend. Do mbetesh shembull se si duhet Atdheu!

:mad::mad::mad:

YOKO
09-06-2018, 15:51
Ju prehte shpirti ne paqe!

The.Mask
09-06-2018, 17:28
Me ardhka keq aq sa keta servet.

https://scontent-cdg2-1.xx.fbcdn.net/v/t1.0-9/34881904_1706265386093351_4032797548744802304_n.jp g?_nc_cat=0&oh=1cb4efa891f683302e1578a4df1612b1&oe=5BBCC431
https://scontent-cdg2-1.xx.fbcdn.net/v/t1.0-9/34844849_1706265382760018_4768366751802982400_n.jp g?_nc_cat=0&oh=fcec696098b8a34741aac63f7c4568ed&oe=5BACFA61

Puhiza
09-06-2018, 17:35
I qofte I lehte dheu!!

Ēaushi
10-06-2018, 09:21
.........
����
Ne tifozet e futbollit sot jemi sikur nje anije e fundosur nga valet e dhimbjes oqeanike! Ajo qė zotėron tek ne ėshtė njė heshtje e frikshme, njė trishtim i qetė, njė dėshirė e zjarrtė qė lajmi "....vdiq Fadil Vokrri" tė jetė njė ėndėrr e keqe! Nuk mund ta besojmė shkuarjen tėnde kaq tė hershme, kur nuk ishim gati tė tė themi lamtumirė! Sa shumė njerėz tė kanė dashur e adhuruar, prandaj kjo dashuri tani shfaqet me dhimbje tė madhe. Vdekja mund ta marrė secilin, por mbarė shqiptaria do tė kujtojė vetėm jetėn tuaj qė na dha kujtime shumė tė bukura, tė paharruara. Tė arrish tė jetosh nė zemrat e njė kombi tė tėrė do tė thotė tė jesh i pavdekshėm. Megjithėse sot ėshtė e vėshtirė tė shohim pėrtej dhimbjes e trishtimit, tė gjithė qė tė adhuruan duhet sė pari ta kujtojnė krenarinė dhe gėzimet qė na dhuroje!
Janė disa njerėz qė lindin pėr tu bėrė tė mėdhenj, legjenda; ata hyjnė nė jetėn tonė dhe e ndryshojnė atė pėrgjithmonė,
lėnė gjurmėt e veta nė zemrat tona,
dhe ne nuk mund t'i harrojmė kurrė. Stadiumi nuk thėrret mė emrin Fadil Vokrri......por stadiumi tani duhet tė mbaj emrin Fadil Vokrri, sic vjen nga thellėsia e kujtesės oshtima e zėrit tė tifozėve...... "Vokrri....Vokrri.....olle.....olle.....olle.! Njė yll i ndritshėm iu shtua sot qiellit tė ikonave tė kombit!
Lavdi jetės dhe veprės tėnde, Fadil!
A.Halilaj.

http://imgur.com/YaOuqSh.jpg

Rex
10-06-2018, 12:23
Ngushllime familjes, miqeve dhe gjithe futbolldashesve.

Yll ne fushe, modest ne jete.

I lehte i qoft dheu.

drague
10-06-2018, 12:27
Leter - Propozim...

Federates Shqiptare te Futbollit te Kosoves...

Te nderuar zv Presidente te saj z. Agim Ademi dhe Predrag Jovic..si dhe ju Sekretari i Pergjithshem i FFK z. Eroll Saliu

Te nderuar zoterinj te Kuvendit e te Komitetit Ekzekutiv te FFK ..

I respektuari Kryetar i Bashkise se Prishtines z. Shpend Ahmeti...

Ne shenje respekti, nderimi, vleresimi e mirenjohje per gjithcka ka bere per vite me radhe gjate gjithe jetes se tij i ndjeri ..dhe Legjenda e pa vdekshme e futbollit te Kosoves dhe e Kombit shqiptar Fadil Vokrri...e shoh te udhes qe per te perkujtuar perjetesisht figuren e tij te ndritur sportive dhe kontributin e tij te jashtezakonshem ne futbollin e sportin e Kosoves...eshte ne nderin tuaj e te gjitheve ne komunitetit kombetar shqiptar te futbollit qe Stadiumit te ri te Prishtines i cili pritet te inaugurohet se shpejti ti vini emrin e TIJ...

Eshte Nder dhe Krenari per cdo shqiptar qe Stadiumi i ri i Prishtines te quhet stadiumi Fadil Vokrri...

Mbetem me shprese , konsiderate e mirenjohje nese ky propozim i imi per te cilin jam mese i sigurte qe gjen miratimin e cdo shqiptari te ndershem e patriot te cilin aq denjesisht dijti ta perfaqesoje per dekada me radhe i Madhi Fadil Vokrri.....do te mund te gjeje mirekuptimin, vleresimin, seriozitetin e llogjiken e duhur nga ana juaj per tu bere i mundur, i pranueshem e konkret.... c'ka do te mund te perjetesoje kesisoj nje figure te madhe sportive te Kombit tone ...Nder dhe merite sportive te cilin ai e ka merituar plotesisht kah heret...

Me respekt e konsiderate per punen tuaj ...

Adriatik R.Dosti ..
Ann Arbor ...Michigan ...USA...Qershor 9 / 2018

Ragnar
11-06-2018, 19:27
Ngushllime familjes se tij, ngushllime te gjithe tifozave te futbollit dhe ata qe i kan perjetu ndeshjet e tij te futbollit.

Legjendat kurr nuk vdesin.

Semiku
12-06-2018, 02:52
Lamtumire legjende.
Jo vetem futbollisti me i mire shqiptar i gjitha kohrave,por edhe simbol i kohes se tij.

http://www.balkanplus.net/wp-content/uploads/2017/03/vokri_okruzen_navijacima.jpg

Kurt
12-06-2018, 04:20
Shume i ri. Rahmet RIP.