PDA

View Full Version : Ish refugjatja nga Kosova, histori suksesi nė Amerikė


Fshatari
21-06-2018, 19:55
https://www.youtube.com/watch?v=jLAPolOqKCw


Ndėrsa 2018-a shėnon 10 vjetorin e pavarėsisė sė Kosovės, nė mendje tė vijnė mijėra refugjatė qė u detyruan tė largohen nga lufta dhe tė vendosen nė vende tė ndryshme tė botės. Mes tyre ishte edhe Vesa Vuniqi e cila sot jeton nė Shtetet e Bashkuara dhe ėshtė bėrė pjesė e shoqėrisė amerikane duke kontribuar mes tė tjerash, edhe nė fushėn e sportit. Kolegu ynė Kastriot Haxhiaj pėrgatiti kėtė material.
Vesa Vuniqi i hyri sportit tė karatesė qysh nė moshė tė re. Ajo filloi tė trajnohej nė Kosovė kur ishte vetėm 9 vjeēe, ndėrsa mori pjesė me ekipin e Kosovės nė moshėn 11 vjeēare nė njė kampionat karateje nė Hungari.
Si shumė shqiptarė tė tjerė, lufta nė Kosovė do ta detyronte familjen e saj nė merrte rrugėn e refugjatit.
Ndėrsa shfleton albumin e kujtimeve nga karriera e saj sportive, Vesa kujton edhe vėshtirėsitė e pėrshtatjes nė Amerikė pas traumės sė shkaktuar nga lufta nė Kosovė si dhe sukseset e para sportive, ėndėrrėn amerikane.
“Gjithēka ishte ndryshe kėtu nė Amerikė, duke filluar nga gjuha dhe traditat. Nuk kishim njerėz tė njohur, por karateja ishte ajo qė njihja. Karateja mė ka ndihmuar tė pėrshtatem nė Amerikė.”
Ndėrsa sporti e ndihmoi tė pėrshtatej nė jetėn e re, Vesa shėnoi rezultate tė mira nė shkollė duke u diplomuar pėr Bio-Kimi nė Universitetin e Miēiganit dhe specializuar mė tej (Master) edhe pėr degėn Inxhinieri Bio-Mjekėsore.
“Punoj pėr Agjencinė amerikane pėr Ilaēet dhe Ushqimin (FDA). Unė drejtoj grupin e ortopedisė pėr pajisje mjekėsore. Vlerėsojmė dhe aprovojmė pajisjet e reja mjekėsore nėse plotėsojnė kushtet pėr pėrdorim dhe daljen e tyre nė treg.”
Vesa ka disa vite qė jeton nė Uashington ndėrsa nuk i ndahet pasionit pėr karatenė. Njė vit mė parė Vesa do tė arrinte tė zgjidhej njė nga tre femrat pėrfaqėsuese tė rajonit, qė njihet si Bregu Lindor amerikan, pėr garat kombėtare tė karatesė tė zhvilluar nė Kaliforni ku edhe do tė fitonte dy medalje tė arta nė disiplinat “Kata” dhe “Kumite”. Ndėrsa disa muaj mė parė, Vesa do tė rrėmbente medale tė tjera ari. Trajneri i saj, David Ernst flet me pasion pėr Vesėn.
“Vesa ka marrė pjesė nė garat e karatesė nė Kaliforni si dhe nė Filadelfia nė garat kombėtare. Ajo ka fituar disa medalje, pėrfshi vendin e parė pėr femra nė Kumite nė rajonin lindor amerikan, si dhe medalje tė tjera nė pjesėn perėndimore tė Amerikės nė garat kombėtare.”
“Fitova tre medalje tė arta.....Nė disiplinėn “Kata” nė ekipore dhe individuale nė disiplinėn “Kumite” ku edhe fitova vendin e parė”, thotė Vesa.
Pėrveē dedikimit shkencor nė punėn e pėrditshme, Vesa kryen edhe funksionin e instruktores sė karatesė pėr moshat e reja nė njė klub karateje nė kryeqytetin amerikan. Aktualisht Vesa po stervitet pėr tė marrė pjesė nė garat kombėtare tė nėntorit qė zhvillohen nė Dakotėn e Jugut.
___________________________________
https://www.zeriamerikes.com/a/vesa-vuniqi/4448694.html