PDA

View Full Version : Gjilani Sport qyteti i futbollit, i festės dhe i pėllumbave!


busavata
28-06-2018, 09:44
http://oi64.tinypic.com/143jb00.jpg


Gjilani dikur dhe sot – nėpėr ngjyrat e kohės!

Futbolli gjilanas, njė kronikė pėrjetimesh, kujtimesh e realitetit!

Entuziazmi pėr futbollin ishte i pamatshėm! Tribinat stėrmbusheshin, e ndeshjet shikoheshin edhe nga minareja e xhamisė sė Balecit, nga Konvikti e Gjimnazi!

Historia e futbollit tė Gjilanit ėshtė e bujshme! Ėshtė kronikė e pėrjetshme qė nga kujtesa kthehet nė fjalė-vepėr epoke, e nuk shuhet kurrė!

Klubet e Gjilanit krijuan histori e lanė gjurmė, qė kujtohen edhe sot, qė vazhdojnė tė mbeten zėri i kohės, i ecjes, i ngjitjes lart e mė lart, me lojė tė bukur e kulturė sportive.

Kjo traditė nė futbollin gjilanas vazhdon edhe sot, me dy klubet ndėr mė tė mirat nė Kosovė, me shikueshmėri e shumė dramaticitet e kthyer nė festė tė qytetit e pėrtej…

Futbolli luhej nė lagje, ku mezi sigurohej njė top! Luhej nė livadhe e nė stadiumin e qytetit…

Stadiumi i qytetit u hap me 5 maj 1967, me lojėrat olimpike verore tė shkollave tė mesme nė atletikė dhe gjimnastikė.

(Nė vazhdim rrėfimi i dr. Shevqet Mehmetit)

Me 1963, kur isha fėmijė, me shokėt e “Qarshi Mėhallės” luanim futboll te oborri i shkollės Musa Zajmi”. e zorr siguronim paratėme ble njėtop. Luanin: Arimi, Bashkimi, Kena, Shema, Skender Kaēai, Cefi. Luanim edhe para shtėpiiė sė Ymer Brestovcit. Ismet Shkodra qė kishte shtėpinė te shkolla dhe Ymer Brestovci na i prenin topin kur binte nė oborrin e tyre. Gruaja e Ymerit, inxhja Naxhie, njė hanėme fsheftas na ipte tatlia dhe ujė kur lodheshimin, edhe ndonjė peshqir me fshie fytyrėn nga djersėt qė na shkonin ckurrjel.

Mėhalla ime ka dhėnė shumė futbollistė, Miqėn, Qedėn, vėllezėirit Osmani (Faiku,Aliriza,Reshati), Kemal Racin, Shefqet Hoxhėn, Shabanin, Bajram Zhutin, Sabitin portier. Kjo mėhallė ka pasur edhe klubin futbollistik “Dobrusha”, qė bėnte gara nė ligėn komunale.

Futbolli i vogėl mė i mirė nė Gilan luhej nė oborrin e shkolles “Vuk Karaxhiq”. Afėr ishte internati, poshtė shtėpia e Rashitit, qė ka komponuar vallen e Gilanit. Ēdo ditė organizohej turnir. Vėllezėrit Gjorgjeviq, Reshati, Maksuti, Qemali, Shefqeti, Qemal Gogla, Qapa , Hajra; vėllezėrit Kragiq, tregonin bukuritė e futbollit, e ne, fėmijėt, tėrė ditėn i shikonim.

Nė qendėr, ku sot gjendet zyra e kryetarit, ishte panoja qė lajmėronte pėr ndeshjet!

Ah Gilan, ah zaman! Ah Gjilan, kohė o kohė!

Koha e klubeve tė mėdha tė futbollit, emra talentėsh e artistė loje!

KF “Crvena Zvesda” e Gilanit deri me 1967 luante te stadiumi pas garazhės sė vjetėr tė autobusėve, ku mė vonė ka qenė shitorja e mobileve “Simpo” . Afėr ishte ndėrmarrja e kontruksioneve metalike “Metalci”. Aty kishte edhe dy rende shtepishė, ndėrsa lagjet “Kamniku” dhe “Qenar Qeshmja” nuk ekzistonin. Pas garazhės sė autobusėve ishte valaku ku ne fėmijėt luanim derisa ia fillonte ndeshja. Fusha e futbollit ishte pa barė, pa tribina. Luanin: Stola – portier, Mita “popi”, Hyseini dhe Enveri, si vėllezėr, Dura, Ajvazi, Galipi “berberi”, Faiku, Shahini, Rashiti.

Nė vitin 1962, Crvena Zvezda u bė kampion Kosove nė futboll.

Me 1967, futbolli filloi tė luhej nė stadiumin e ri afėr ēezmes sė Balecit, aty ku dikur ishin livadhet e Agushagėve, ku ne kishim tokė qė e mbillnim me duhan. Stadiumi i qytetit u hap me 5 maj 1967, me lojėrat olimpike verore tė shkollave tė mesme nė atletikė dhe gjimnastikė.

Gilani gjithnjė ka pasur portierė tė mirė: Stola, Shefkia, Hajrushi, por qėndersulmuesit ishin shume tė njohur – Faiku, Zhika, Qemal Halimi, Shemsedini i njohur si Qiba, Sabri Dėrmaku, Shefqet Lajēi, Muharrem Sahiti. “Belaxhinj” futbollistė tė klubit ishin Rashit Godanca, Shahin Dizdari, Tajar Berisha. Ndėrsa, Fahredin Sherif dhe Jakup Berisha ishin maestro tė futbollit, tė qetė dhe pa kartuqa tė verdhė. Qemal “gogla” bėnte “finta” dhe humor me futboll, duke nervozuar Shahin Dizdarin.

Zvezda ishte edhe nė Ligėn e Dyte Federative, kur luanim me Duboēicėn, Radniēkin e Pirotit, Galenikėn (Beograd), Napredakun e Krushevcit, Kristalin, Borin, Teteksin e Tetovės, Rabodniēkin, Pobedėn e Prilepit, Pelsiterin, etj. Trajner ishte Misha Albijaniqi dhe Qollakoviqi. Shikues kishte mbi kulmin e gjimnazit, internatit (konviktit tė sotėm) dhe nė minaren e xhamisė sė Balecit. Pėr shikues shitnin fara, ranxhada, dardha tė kuqe. Ēezma e Balecit kishte dy ēepa me boll ujė tė ftoftė. Zvezda para vitit 1972 ushtronte te livadhet e Koretishtės. Livadhet ishin vend i dashuriēkave rinore tė ashikėve nga qyteti. Ne tribina shpesh muzikė me tupan, zurla dhe klarinet. Ambient festiv, anim korrekt, pa banalizma, kulturė sportive kudo. Disa hypnin nė plepa pėr tė shikuar ndeshje! Nė fillim tė ndeshjes dhe realizimit tė golit lėshonin pėllumbat. Atmosferė impozante! Duatrokitje! Festė e futbollit!

Unė isha mjek i klubit me vite. Gilanin e vizituan “Crvena Zvezda” e Beogradit, Radniēki i Nishit; tribinat plot atmosferė fenomenale sportive. Shkonim nė pergatitje nė Ohėr,Strugė, Dojran, Beēiq,Makarska, Pirot…

Kur ishte klubi nė Ligėn e Dytė Federative erdhėn portieri Stankoviqi, Rudiqi, Bellopoja, Lajqi. Bulliqi shpesh lėndonte vetullėn, brenda njė loje tė dy vetullat ja kam qepur nė skaj fushe. Qyteti me kontribut kishte zgjidhur financimin.

Vėllezėrit Beqiri ishin mesfushorė, vėllezėrit Hyseni dhe Bunjaku luanin nė pozita tė ndryshme. Nė vitin 1995 futbolli, pėr shkak tė situatės politike luhej nė livadhet e Malishevės, nė vendin ku “kotllajka ka qene maskote e fshatit”. Ishte shansė qė qytetarėt ta vizitonin fshatin.Terreni gjendej buzė malit tė Sahit ages.

KF “Drita” filloi tė zgjohet, e zgjoi Demush Klaiqi dhe “BEZI”, shoku im i respektuar Selamiu, i cili nė “Dritė” investoi paratė, shpirtin dhe ēdo gjė. Drita frymonte me “Bezin”. Pas luftės u benė kampion Kosove. Manifestim karnevali nė qytet dhe hotel “Kristal”. Shukri Sylejmani – “Shuka” ishte financuesi i KF “Gjilani”. Pastaj, filluan baticat dhe zbaticat e futbollit, mbeti vetėm derbi gjilanas, qė ka pompozitet, por jo nivel futbolli si dikur!

Ah Gilan! Ti qytet imi, kishe edhe ekipe tė tjera: “Ternipen”, “Tekstilin”; si mud t’i haroj edhe futbollistėt tjerė, si Maksutin, Ramadanin, Zokin e “vogel” si “trotinet”, Shemėn e “vogel” si “rakete”, qė mbushte rrjetat, Shahinin “kacafytės”, Racin, aloja si shigjetė! Si mund tė harrohet simpatizuesi i flakėt Doda, veteranėt shikues – Muharrem Saliqava dhe Ymer Livoqi! Nuk harrohen kurrė!

Historia e futbollit tė Gjilanit ėshtė e bujshme! Ėshtė kronikė e pėrjetshme qė nga kujtesa kthehet nė fjalė-vepėr epoke, e nuk shuhet kurrė!

Nė organizimin e klubit ishin “Ciri” dhe “Bugari”; ata tė dy “belbėzonin”, shumė herė autobusi nisej, ata nuk mund tė mereshin vesh!

Disa mė nuk janė: Rashiti, Ajvazi, Faiku, Hyseni, Mita, Hajrushi.

Mbeten nė mua kujtimet, momentet e gėzimit qė na ofruan neve. Ishin kolosa tė sportit. Sot, takoj veteranėt e futbollit, kur shkėlqimi ishte nė zenit: Jakupin, Farkėn, Shemėn, Ekremin.

Futboll ka pasur Gilani, ah Gilan! Unė isha shikues i yti, mjek i “Zvezdės” dhe “Dritės”, me vite.

Faleminderit futboll qė mė pasurove shpirtin me energji pozitive dhe me kėto kujtime tė paharrueshme!


mar nga Koha Press

http://www.kohapressnews.org/sport/qyteti-i-futbollit-i-festes-dhe-i-pellumbave/

AAO
28-06-2018, 11:27
Kush ka me shume tifoze , Drita apo Gjilani?

busavata
28-06-2018, 13:53
Kush ka me shume tifoze , Drita apo Gjilani?



.. mos gabofsha Drita , Gjilanasit jon "Intelektual" :D