PDA

View Full Version : Korrupsioni ne sportin shqiptar.


par
22-09-2018, 14:29
Rudi Vata "shpėrthen" ndaj Grimės: Ka kohė qė trukon ndeshje.

Pak orė mė parė bėri bujė lajmi i arrestimit tė trajnerit tė Kombėtares sė femrave, Armir Grimės, i cili akuzohet pėr trukim ndeshjesh. Rudi Vata, ish-lojtar dhe ish-trajner i Vllaznisė, ka qenė ndėr tė parėt qė e ka ngritur alarmin vite mė parė, madje e akuzonte direkt Grimėn pėr shitje ndeshjesh. Koha i ka dhėnė tė drejtė.
Intervistėn pėr “Vipsport.al”, Vata e nis me pak humor, duke u shprehur se arrestimi i Grimės nuk ėshtė lajm. Ai thekson se Grima ėshtė njė ndėr personat e vegjėl, pa integritet, qė vepron me zell pėr eprorėt e tij. Kėta tė fundit, sipas Vatės, nėse kanė burrėri, duhet tė dorėhiqen. Ja intervista e plotė me ish-kapitenin e Kombėtares:
Profesor Vata, Armir Grima ėshtė arrestuar pėr trukim ndeshjesh dhe ju jeni i pari qė e keni denoncuar atė. E prisnit, ishte ēėshtje kohe?
Ky nuk ėshtė lajm, ėshtė diēka qė dihet. Nė jetė ka dy lloj njerėzish: tradhtarė dhe besnikė dhe secili zgjedh atė qė do. Nė Shqipėri ka shumė tradhtarė, njerėz tė paaftė dhe mashtrues, tė cilėt duan tė ecin pėrpara pa derdhur njė pikė djerse. Ky ėshtė ligji i kompensimit: atė qė ke bėrė nė jetė, do tė tė kthehet mbrapsht. Dhe kėta persona, si ky qė ju po mė thoni, janė persona tė vegjėl, qė u mungon integriteti. Dhe duke qenė nė Shkodėr, nuk kanė ndonjė “ushqim” tė madh, por tė tillė persona pėrdoren me zell tė madh nga eprorėt e tyre.
Sa e rėndė ėshtė qė trajneri i Kombėtares se femrave tė arrestohet pėr trukim ndeshjesh?
Ėshtė shumė e rėndė. Por nė Shqipėri nuk ka shtet dhe tė gjithė bėjnė si “gjela”, por janė “gjela tė blemė”, sepse kur shteti fillon tė lėvizė tė gjithė bėhen “pula”, por “pula tė laguna” veē. Kėta janė njerėz parazitė, pa vlerė qė pėrēojnė vetėm energji negative pėr brezin e ri. Dhe kur brezi i ri ushqehet me kėto gjėra, me kėto fenomene, sigurisht qė do tė ndikohet. Nėse ne vendosim ta ushqejmė brezin e ri me energji pozitive, atėherė do tė ketė diēka pozitive, do tė ketė sport, do tė ketė vlera. Sporti ėshtė i bukur kur djersit, kur vret kėmbėn, kur kėrcen, kur pėrplasesh, jo kur mashtron. Kėta njerėz zgjedhin tė kenė njė pėrfitim, qoftė ai edhe minimal pėr momentin, por brenda tyre janė tė shkatėrruar, sepse jetojnė gjithė kohėn me atė mentalitet mashtruesi.
Mendoni se do tė ketė tė tjera arrestime pėr trukime?
Mė vjen mirė qė ėshtė bėrė hapi i parė dhe shpresoj, shpresoj shumė qė tė bėhen lėvizje tė tjera. Ky ėshtė njė shembull. Tė shpresojmė qė e mira ta mundė tė keqen dhe tė rregullohen gjėrat edhe nė vendin tonė, ku gjithēka ėshtė bėrė keq. Tė tilla fenomeneve negative tani po u ngushtohet laku dhe tė urojmė e shpresojmė qė tė vazhdohet kėshtu.
A duhet tė ketė dorėheqje pėr moral nga njerėz qė kanė promovuar Armir Grimėn nė pozicione tė larta?
Unė kam faktet e mia dhe kėtė person e kam akuzuar direkt, bashkė me drejtorin e klubit, kur isha te Vllaznia, se kanė shitur ndeshjen nė Pogradec. Nėse do tė ishte njė Federatė normale, do tė kishte reaguar dhe do tė kishte marrė masa. Nė njė situatė normale, burrat e mėdhenj japin dorėheqjen, por nuk ka burra nė Shqipėri qė tė veprojnė si burra. Ndoshta dikush ėshtė bėrė burrė tani. Por janė shumė ata qė duhet tė japin dorėheqjen dhe qė nuk e bėjnė, sepse mendojnė: njėlloj jemi. Nė Shqipėri tė gjithė janė tė pėrlyer, pa integritet dhe kėshtu duan tė rrisin edhe fėmijėt e tyre. Tė bėsh diēka tė tillė, duhet tė fshihesh nė shpella e male dhe jo tė dalėsh nėpėr qytet. Prandaj ėshtė katastrofė kur shikon figura tė tilla tė drejtojnė nė futboll.
Nė Shqipėri ka edhe njerėz qė u ka rėnė pėr hise kjo situatė, njerėz qė kanė kontribuuar realisht nė sport dhe qė tani duan t’i largojnė fėmijėt e tyre. Tė shohim ēfarė do tė ndodhė. E pėrsėris, tė shpresojmė qė tė bėhen gjėra tė mira, unė kam besim tek e mira.

par
22-09-2018, 14:34
Njė telefonatė fut nė telashe Grimėn, ja e vėrteta e pėrfshirjes sė tij nė bandėn “Bajri”
nga SuperSport

Nė operacionin “Oaz” nė orėt e para tė mėngjesit tė sotėm nė Shkodėr Policia e Shtetit, arrestoi edhe trajnerin e kombėtares sė femrave Armir Grima, madje nė media tė ndryshme po shkruhet se Grima ėshtė arrestuar pasi sėbashku me bandėn kriminale “Bajri” ėshtė pėrfshirė nė trukimin e ndeshjeve, por kjo nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Arrestimi i ish portierit tė Vllaznisė nuk ka tė bėjė aspak me trukime ndeshjesh dhe me organizmin e llotarive sportive tė palejuara, pasi kėto akuza janė tė gjitha nė adresė tė familjes “Bajri” qė njihet pėr aktivitetet e saj kriminale. Supersport nėpėrmjet burimeve tė saja ka mėsuar si qėndron e vėrteta me Grimėn dhe kėrkon tė sqarojė tė gjithė opionin sportiv nė vend.
44-vjeēari shkodran ėshtė njė i pafajshėm qė ėshtė lidhur padrejtėsisht me njė krim tė tillė. Ajo ēfarė e lidh Grimėn me kėtė ēėshtje ėshtė se kohė mė parė, trajneri i kombėtares sė femrave ka marrė njė telefonatė nga antarė tė familjes “Bajri” tė cilėt e kanė kontaktuar Grimėn pėr tė marrė informacione lidhur me skuadrėn e Tėrbunit tek e cila nė atė periudhė luanin shumė lojtarė shkodranė dhe futbollistė tė dalė nga akedemia e Vllaznisė tė cilėt Grima i njihte. Por nė atė periudhė telefonat e familjes “Bajri” pėrgjoheshin nga Policia dhe kjo ėshtė arsyeja qė Grima ėshtė pėrfshirė padashur nė kėtė ngjarje. Grima i ka dhėnė aq informacion sa ka patur lidhur me lojtarėt e Tėrbunit familjes Bajri e cila mė pas i ka pėrdorur kėto informacione pėr t’u bėrė presion kėtyre tė fundit qė ti linin ndeshjen Vllaznisė qė nė atė periudhė kishte nevojė pėr pikė pėr tė evituar rėnien dhe pėrballė kishte pikėrisht Tėrbunin e Pukės. Kjo ėshtė arsyeja e pėrfshirjes sė Grimės nė bandėn kriminale “Bajri”, por duhet theksuar se trajneri i kombėtares sė femrave nuk ka lidhje me organizimin e llotarive sportive tė palejuara dhe me aq mė tepėr me trukimin e ndeshjeve nė futbollin shqiptar.

par
22-09-2018, 18:10
P olicia e shtetit gjatė njė operacioni, te koduar "Oazi" ka arrestuar 11 persona qė bėnin pjesė nė grupin e Bajrajve tė Shkodrės, ku 2 prej tyre janė trajneri i kombėtares sė femrave, Armir Grima dhe portieri i Tėrbuni, Fabiol Rexhepin.
Ndėrkohė pėr kėtė ēėshtje ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit.
Reagimi i plote i FSHF:
Federata Shqiptare e Futbollit ėshtė njohur me ngjarjen e fundit tė komunikuar zyrtarisht nga ana e Policisė sė Shtetit, pėr ndalimin e z.Armir Grima, aktualisht trajner i ekipit kombėtar tė femrave tė futbollit. FSHF nė qėndrimin e saj ėshtė e prirur tė besojė nė pafajėsinė e plotė dhe mospėrfshirjen te trajnerit Armir Grima nė rrjetet kriminale pėr tė cilėn ėshtė ndaluar nga ana e autoriteteve tė rendit. FSHF mbetet shumė sensitive karshi kėsaj ngjarjeje, por njėherėsh ėshtė nė pritje tė zbardhjes sė plotė tė akuzės qė rėndon mbi trajnerin Grima, duke pritur verdiktin e drejtėsisė.
Njė moment i tillė nuk mund tė pėrbėjė objekt sulmi karshi Armirit, pėrsa kohė drejtėsia nuk ka dhėnė vendimin e saj, madje as nuk ka nisur ende tė bėjė punėn e saj.
FSHF do tė ndjekė me shumė qetėsi dhe seriozitet ecurinė e kėsaj ngjarjeje, duke ftuar njėherėsh tė gjithė tė presin mbylljen e procesit dhe tė frenojnė emotivitetin e tyre momental karshi z.Grima qė mbetet njė familjar i shkėlqyer dhe njė njeri me reputacion dhe personalitet tė lartė nė ambjentin e futbollit shqiptar, dhe jo vetėm.
albeu.com