PDA

View Full Version : Vetem ar e argjend per xhudistet e Kosoves


Fshatari
09-11-2018, 14:47
Kuka: Shteti qė nuk e njeh Kosovėn u njoftua mirė me vlerat e saj

http://www.adrienkrasniqi.fr/dok/super.jpg

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka folur pėr suksesin e xhudisteve Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi e Nora Gjakova nė Grand Prix tė Uzbekistanit.
Krasniqi dhe Kelmendi siguruan Medaljet e Arta nė kategorinė 48 dhe 52 kilogramė, ndėrsa Gjakova fitoi Medaljen e Argjendtė nė kategorinė 57 kilogramė.
Kuka nė njė postim nė Facebook ka reaguar pėr suksesin e xhudisteve duke thėnė se Tashkenti, kryeqyteti i Uzbekistanit u njoftua mirė me vlerat e Kosovės.
“Kryeqyteti i njė shteti qė ende se njeh Kosovėn goxha mirė u njoftua me vlerat tona sot”, ka shkruar Kuka, derisa ka treguar se Krasniqi dhe Kelmendi kanė fituar nga 700 pikė ndėrsa Gjakova 490 pikė.
_______________________________
https://www.koha.net/sport/127890/kuka-shteti-qe-nuk-e-njeh-kosoven-u-njoftua-mire-me-vlerat-e-saj/

Gi de Masha
09-11-2018, 16:38
Po bre dhe mė erdhi fort mirė.

Njėkohėsisht mė shkoi ndėrmend dicka: si individė jemi tė zotėt, fatkeqėsisht "kolektivisht" nuk na ecėn.
Pėr kėtė tė fundit kemi shumė nevojė. ( s'e kam fjalėn pėr sport nė rastin e fundit). Kjo po na hakmerret nė tė gjitha sferat e jetės!