PDA

View Full Version : Ndahet nga jet Ali Mema


Duaje Siveten
26-03-2019, 18:09
Ndahet nga jeta nje nder legjendaret e medhej te Futbollit Shqiptar

Futbolli shqiptar ėshtė nė zi pėr humbjen e njėrės prej legjendave mė tė shquara tė tij. Ali Mema, ish-yll i Tiranės dhe kombėtares, u shua nė moshėn 76-vjeēare.

Ishte padyshim ndėr mė tė mirėt etė gjitha kohėve pėr vendin tonė. Po ashtu, pa asnjė dyshim, ishte edhe njėri nga mė tė ndershmit, me integritetin qė e ruajti deri nė frymėn e fundit.

Shqipėria e futbollit ėshtė nė zi pėr vdekjen e legjendės Ali Mema, ish-yll i 17 Nėntorit tė atėhershėm (Tiranės sė sotme) dhe ekipit kombėtar, po ashtu si trajner nė klubin qė e deshi aq shumė.

Njėri nga emrat mė tė spikatur tė asaj qė mund tė quhet “Dinastia Mema”, u shua pas njė sėmundjeje tė gjatė dhe tė rėndė, nė moshėn 76-vjeēare. Lindur nė 11 Shkurt 1943, “Liu” u bė pjesė e skuadrės sė tė rriturve tė Tiranės qė nė moshėn 17-vjeēare.

I formuar nga trajneri i njohur, Xhavit Demneri, ai fitoi katėr tituj kampion me 17 Nėntorin e drejtuar nga trajneri Myslym Alla, po ashtu Kupėn e Shqipėrisė. Mema luajti 1 vit pėr Vllazninė, si dhe 12 ndeshje pėr ekipin kombėtar. Nė kupat ballkanike, ai luajti edhe pėr Partizanin dhe Dinamon. Si ndihmėstrajner u shpall kampion i Shqipėrisė tri herė, nė vitet 80-tė dhe 90-tė.

Ali Mema u nderua me tituj tė ndryshėm si Mjeshtėr i Merituar, Mjeshtėr i madh, Mjeshtėr Sporti, Nderi i Sportit Shqiptar, Legjenda e Futbollit Shqiptar, Mirėnjohje e Qytetit tė Tiranės si dhe bėn pjesė nė Librin e Artė tė Klubit tė Futbollit Tirana. Homazhet nė nderim tė tij do tė zhvillohen kėtė tė mėrkurė, nga ora 10:00-12:00 nė ambientet e stadiumit “Selman Stėrmasi” nė kryeqytet.

v.l/ Dita

Komento
3 KOMENTE
specialisti
Ishte nje njeri i mrekullueshem. Kur luante me Vllaznine, per 1 vit, gjithe populli i Shkodres kishte respekt te vecante per Ali Memen.
I perjetshem qofte kujtimi i tij.
Qofte i xhehnetit

demo
Tirana e lavdishme 64-72,deri sa e shkaterrun me zor.
Tirana apolitike e cunave te Tiranes,qe i treguan popullit qe sportin nuk e bejne spaletat.I kam ndjek ne stadium dhe ne stervitje,se baba tem kishte njofje me Lym Allen..
I pavdekshem qofte emri i Ali Memes,kapitenit te madh.

Na u largua nga kjo botė pėr nė botėn e pavdekėsisė YLLI i futbollit shqiptar Ali Mema.
Tė rrojmė e t’a percjellim nė breza YLLIN e futbollit shqiptar Ali Mema, njeriun mė tė ndershėm e njė ndėr futbollistėt mė tė mėdhej qė ka nxjerr SportKlub Tirana.
Ngushullime familjes, miqėve, shokėve e tifozėve tė kėtijė futbollisti legjendė tė historisė sė futbollit shqiptar. Yjet nuk vdesin, ata largohen nga kjo botė pėr nė botėn e pavdekėsisė. Zoti e prehtė nė parajsė legjendėn e futbollit shqiptar Ali Mema. Amen

gladiola
26-03-2019, 18:24
Ngushellime familjes dhe sportdashesve!

cool_shqype
26-03-2019, 18:25
E kujtofshim per mire.....u prefte ne paqe.

Akrepi
26-03-2019, 19:34
Ngushėllime familjes.
Futbolli shqiptar humbi njė nga ata qė kanė dhėnė shumė pėr tė.

Mano
26-03-2019, 20:08
Ngushėllime familjes!

Unė e mbaj mend Memėn si tifoz i 17 Nėntorit qė kam qenė qė i vogėl fare.

Skuadra e 17 Nėntorit sidomos nga 85 deri nė 90 nuk pėrsėritet mė nė futbollin shqiptar!

AAO
26-03-2019, 22:24
Ngushellime Familjes.

Nga dinastia Mema Aliu thone qe ka qene me i miri. Une kom pa cunin e vet Ardin dhe ishte lojtar shume i mire.
Si familje i kane dhon shume Tirones dhe futbollit Shqiptar n'pergjithesi.

SystemA
26-03-2019, 23:49
Ngushellime FAMILIAREVE,ne kishte HUMOR.
RIP.