PDA

View Full Version : BBC: Gruaja kosovare qė pushtoi Everestin


Fshatari
18-05-2019, 14:49
http://www.adrienkrasniqi.fr/dok/mula1.jpg

Mediumi i famshėm britanik, BBC, ia ka kushtuar njė shkrim alpinistes kosovare, Arineta Mula.
Arineta Mula, mė e vogla nga katėr fėmijėt e familjes, u lind mė 1988, nė njė botė me trazira, ku shqiptarėt dhe serbėt ishin nė njė konflikt tė vazhdueshėm dhe shpesh tė pėrgjakshėm me njėri-tjetrin. Ajo u rrit nė epokėn e Luftėrave Jugosllave, tė cilat shpesh pėrmenden si konfliktet mė tė pėrgjakshme nė Evropė qė nga Lufta e Dytė Botėrore.

Arritja nė majė

Pavarėsisht rrethanave jashtėzakonisht sfiduese, Arineta do tė arrinte t’i pushtojė disa nga majat mė tė larta nė botė, pėrfshirė Everestin mė 2017. Fama e saj lokale si njė nga alpinistet mė tė famshme nė Ballkan nisi nė mėnyrė goxha aksidentale pasi u largua nga vendlindja e saj ,Peja, pėr t’i studiuar shkencat politike nė Universitetin e Prishtinės nė moshėn 18-vjeēare.
Pėrderisa jetonte nė kryeqytetin e Kosovės, ajo e zbuloi ngjitjen. “Nuk e kisha bėrė kurrė mė parė”, tha Mula, “por njė shoqe mė sugjeroi qė tė ngjitemi nė mal dhe unė u pajtova. Menjėherė mė rrėmbeu. Secilėn fundjavė prej asaj kohe, unė shkoja diku nėpėr malet e Kosovės.”

Alpinistja aksidentale

Megjithatė, qėllimi i Mulės nuk ishte tė bėhet alpiniste. Nė Kosovė, njėsoj sin ė shumė shtete tjera tė Ballkanit, gratė mė shumė i ndjekin rolet tradicionale qė i mbajnė ato nė shtėpi dhe jashtė fuqisė punėtore. Sipas Bankės Botėrore, vetėm 18 pėr qind e grave kosovare janė tė pėrfshira nė punė qė paguhet.

http://www.adrienkrasniqi.fr/dok/mula2.jpg

Por Mula pati ide tjera. Para se tė lindej, babai i saj shkoi nė Zvicėr pėr tė gjetur punė dhe nuk u kthye, kurseu tė holla pėr vizita tė kohėpaskohshme pėr 18 vjet, duke e lėnė nėnėn e saj t’i rrisė fėmijėt e vetme nė Pejė. Pėrpjekjet e nėnės sė saj si prind i vetmuar nė njė vend tė shkatėrruar nga lufta i lanė pėrshtypje Arinetės. “Ndihesha sikur ajo ėshtė gjithmonė duke luftuar dhe nganjėherė edhe unė ndihem sikur jam gjithmonė nė luftė”, thotė alpinistja 30 vjeēe.

Dėbimi nga shtėpia

Nė mars tė vitit 1999, kur Mula ishte 10 vjeēe, ajo, nėna dhe fėmijėt tjerė tė familjes, bashkė me qindra shqiptarė tė tjerė, u dėbuan nga shtėpitė e tyre nga ushtarėt serbė dhe u dėrguan nė sheshin qendror tė Pejės, ku shpresuan tė sigurojnė transport pėr tė shkuar nė Mal tė Zi. Pasi nuk arritėn tė gjejnė vende tė lira pėr t’u larguar, ata u dėrguan nė sallėn e sporteve nė Pejė.
“Mė kujtohet kur shkuam aty, kishte shumė erė tė benzinės”, thotė Mula. “I dėgjoja njerėzit duke thėnė ‘Do tė na djegin brenda’. Qėndruam ashtu brenda deri nė mėngjes dhe mė pas na liruan.” Mula thotė se i kujtohet kur dėgjonte se NATO-ja e kishte kėrcėnuar Beogradin me bombardime, nėse serbėt nuk i lirojnė shqiptarėt. Mė 24 mars 1999, NATO-ja i filloi sulmet ajrore kundėr Jugosllavisė.

Njė fillim i ri

Sipas organizatės “Human Rights Watch, 80 pėr qind e shtėpive tė Pejės janė dėmtuar ose shkatėrruar gjatė luftės nė Kosovė. Nė mesin e tyre ishte edhe shtėpia e Mulės. Pavarėsisht vėshtirėsive tė shumta, Mula dhe familja e saj nuk u dorėzuan. Kur babai i saj u kthye nė shtėpi mė 2005, dėshira e tij e fundit ishte qė Mula tė regjistrohej nė universitet.
Ai i kishte thėnė gruas sė tij: “Kurrė mos ia ndalo asaj gjėrat pėr tė cilat ėndėrron. Dhuroja paratė pėr tė studiuar nė Prishtinė”. “Kėshtu, unė jam fėmija i vetėm i familjes qė studiova jashtė Pejės, nė Prishtinė”, vazhdon ajo. Nė Prishtinė, Mula jo vetėm qė diplomoi dhe filloi punėn pas diplomimit, por gjithashtu nisi pushtimin e maleve tė vendit tė saj. Nė vitin 2015, ajo nisi tė dalė jashtė Ballkanit pėr sfida tė reja, pėrfshirė malin “Mont Black”, majėn mė tė lartė nė Evropė.

Pushtimi i Everestit

Kur Kosova filloi pėrzgjedhjen e ekipit pėr ngjitje nė Everest, Mula kėrkoi t’i bashkohet grupit qė pėrbėhej vetėm nga meshkujt. Pavarėsisht paragjykimeve dhe rezistencės nga alpinistėt tjerė, ajo kėmbėnguli qė ta fitonte njė vend nė ekip. “Nė Everest, gratė trajtohen ndryshe”, thotė ajo. Banorėt vendės fillimisht provuan tė mė injorojnė dhe t’i dėgjojnė alpinistėt meshkuj. Nuk mendoj se ishte e qėllimshme. Ka shumė mė pak gra sesa burra qė ngjiten nė male”.
Mula vėrejti se paragjykimet po vazhdonin kur u kthye nė Kosovė. “Njerėzit bėnin komente qesharake, si ‘Tė lumtė, por ishe me fat qė kishe njė burrė pėr tė tė ndihmuar”, tha ajo. “Mė dukej e zorshme. Gjithkujt do t’i dukej. Por kur arrita nė majė mė 22 maj 2017, si pjesė e ekipit kosovar, e bėra kėtė me forcat e mia”, shtoi ajo, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express. /Pėrktheu: Nasuf Abdyli/
_______________________________________
https://www.gazetaexpress.com/bbc-gruaja-kosovare-qe-e-pushtoi-everestin/

thirsty
18-05-2019, 15:48
Urime goces :)

Leaf
18-05-2019, 16:48
Hallall!!!!

Zana
19-05-2019, 11:58
Bravo ...dhe suksese te metejshme : )