PDA

View Full Version : U prezantua projekti i Stadiumit Kombėtar


Llapi
14-06-2019, 17:15
http://ffk-kosova.com/wp-content/uploads/2019/06/maketa1.png
http://ffk-kosova.com/wp-content/uploads/2019/06/kadriveseli.png
http://ffk-kosova.com/wp-content/uploads/2019/06/maketa5.png
http://ffk-kosova.com/wp-content/uploads/2019/06/maketa4.png
http://ffk-kosova.com/wp-content/uploads/2019/06/maketa2.png

U prezantua projekti i Stadiumit Kombėtar

14 qershor, 2019 – Sot nė muzeun e Kosovės ėshtė prezantuar projekti i Stadiumit Kombėtar, i cili do tė ndėrtohet nė afėrsi tė Drenasit. Tė pranishėm nė ceremoninė e prezantimit tė kėtij projekti ishin kryeparlamentari, Kadri Veseli, ministri i sportit, Kujtim Gashi, presidenti i FFK-sė, Agim Ademi, sekretari i pėrgjithshėm, Eroll Salihu, kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, futbollisti i Kombėtares, Milot Rashica, familja Vokrri dhe shumė personalitete tjera nga institucionet dhe jeta sportive.

Ministri i sportit, Kujtim Gashi, vuri nė dukje se ky ėshtė njė projekt kapital dhe mė i madhi sa i pėrket investimeve nė vendin tonė, derisa rruga deri te kjo ditė sipas tij nuk ka qenė e lehtė. “Besoj se tani kemi arritur deri te njė projekt i cili i plotėson kushtet dhe nevojat e sportistėve tanė. E falėnderoj veēanėrisht kryeparlamentarin Kadri Veseli, i cili ka qenė mbėshtetės i fuqishėm i kėtij projekti. Falė pėrkushtimit tė tij ne sot po e prezantojmė kėtė projekt. Ky stadium do tė ndėrtohet nė mes tė Kosovės, afėr aeroportit dhe afėr autostradės. Qyteti mė i largėt i vendit nga ky stadium do tė jetė mė pak se njė orė, prandaj kjo nėnkupton se edhe lokacioni i zgjedhur ka qenė i duhuri. Ne si institucione do ta jetėsojmė kėtė gjigant sportiv. Jam i bindur se pėr disa muaj veēse do ta fillojmė kėtė projekt”, ka thėnė ministri Gashi.

Ndėrkaq, kryeparlamentari Kadri Veseli gjatė fjalės sė tij theksoi se ka pasur shumė njerėz qė kanė pasur mėdyshje nėse do tė fillojė ndėrtimi i kėtij stadiumi, por se tani projekti ėshtė i gatshėm. “Republika e Kosovės duhet ta ketė stadiumin mė tė bukur nė Ballkan gjithsesi dhe ky duhet tė ndėrtohet dhe tė fillojė kėtė vit. Kėta djem janė duke bėrė diēka tė jashtėzakonshme. Kėta djem po tregojnė se kur duam dhe jemi tė vendosur mund tė arrijmė gjithēka. Kėshtu mund ta fitojmė betejėn edhe pėr shtetin tonė dhe luftėn kundėr tė keqes. Kėta djem janė shembulli mė i mirė. Sikurse Majlinda Kelmendi edhe djemtė e kombėtares po na bėjnė krenar. Urime stadiumi tė gjithėve”, ėshtė shprehur Veseli.

E presidenti i FFK-sė, Agim Ademi, ka thėnė se me kėtė projekt po i vihet kupola infrastrukturės sė futbollit nė Kosovės. “Ministria e sportit dhe qeveria prej fillimit tė punės sė tyre kanė punuar shumė pėr futbollin, duke filluar me renovimin e stadiumeve, pastaj me ndėrtimin e 12 fushave me bari sintetik dhe tani me Stadiumin Kombėtar, i cili do tė jetė kupola e infrastrukturės nė vendin tonė. Ndihem shumė mirė qė ky projekt po jetėsohet, jo vetėm pėr futbollistėt tanė, por edhe pėr tifozėt pasi kėrkesat janė shumė tė mėdha. Ne aktualisht e kemi stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me 12 mijė ulėse derisa kėrkesa online pėr bileta pėr ndeshjet e Kombėtares sė Kosovės ėshtė 100 mijė. Pra kjo ėshtė dėshmi se njerėzit nė Kosovė dhe bashkatdhetarėt tanė e duan futbollin. Falėnderimet pėr kėtė projekt i takojnė kryeparalemtarit Veseli qė na ka mbėshtetur fuqishėm nė ēdo periudhė. Nė raste tė kėtilla mbėshtetja e institucioneve ėshtė e domosdoshme. Njė falėnderim tė veēantė edhe kryetarit tė komunės sė Drenasit, Ramiz Lladrovci, si dhe pėr tifozėt Dardanėt. Urime dhe e gėzofshim kėtė stadium”, ka thėnė presidenti Ademi.

Me njė fjalė rasti tė pranishmit i ka pėrshėndetur edhe ylli i kombėtares, Milot Rashica: “E kam pak mė vėshtirė kėtu se nė fushė, por faleminderit tė gjithėve qė na keni pėrkrah prej fillimit. Ne si futbollistė nuk kemi dėshirė tė flasim shumė, thjeshtė do tė vazhdojmė tė flasim nė fushėn e lojės dhe do t’iu bėjmė krenar si deri tash. Stadiumi Kombėtar ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe ky popull e meriton ta ketė njė stadium tė tillė“, ka thėnė Rashica.

Mė pas ka qenė arkitekti i kėtij projekti, turku Murat Tabllandioglu qė e ka bėrė prezantimin e projektit tė Stadiumit Kombėtar, i cili ėshtė planifikuar t’i ketė 30 mijė ulėse dhe qė parashikohet tė fillojė ndėrtimi i tij kėtė vit.

Sipas projektit tė prezantuar, Stadiumi Kombėtar do tė ketė restorante, hotele, fusha ndihmėse, parqe e pishina, ndėrsa nė ndeshjet e Kosovės, stadiumi do tė ndriēohet nga ngjyra tė kaltra.

Futbollistėt pėrmes njė videoje kanė falėnderuar dhe kanė premtuar qė do ta japin maksimumin e tyre pėr t’i gėzuar tifozėt edhe nė kėtė stadium, ashtu siē kanė bėrė deri mė tani nė “Fadil Vokrri”.

Llapi
14-06-2019, 17:25
https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2019/06/Sta4-600x360.jpg
Hotel, pishina, restorante, fusha, lokale, park, gjelbėrim, detaje nga Stadiumi ultra-modern Kombėtar

Moral Pozhegu
14 Qershor 2019 16:23

Ministria e Sportit e ka prezantuar tė premten projektin zyrtar tė Stadiumit Kombėtar tė Kosovės, tė cilit nuk do t’i mungojė asgjė dhe do tė jetė m,ė i miri dhe mė moderni nė Ballkan

Kosova do tė bėhet me stadiumin e futbollit mė tė mirė nė Ballkan, shkruan Gazeta Express.

Kėshtu tė paktėn dukej projekti zyrtar i prezantuar tė premten nga Ministria e Sportit.

Njė stadium ultra-modern me kapacitet prej 30 mijė ulėsesh pritet tė nis tė jetėsohet gjatė kėtij viti, ndėrsa nuk dihet saktė se kur do tė jetė gati ai.

Stadiumi Nacional pritet tė kushtojė mbi 50 milionė euro, tė cilat do t’i ndajė Qeveria e Republikės sė Kosovės.

Ministri i Sportit, Kujtim Gashi e shprehu gėzimin e tij pėr kėtė projekt gjigant, i cili ėshtė prioritet i mandatit tė tij.

Sipas tij, futbollistėt kosovarė e meritojnė njė stadium tė tillė, pas gjithė atyre sukseseve qė po i arrijnė nė fushėn e blertė.

Kurse, kryetari i Federatės sė Futbollit tė Kosovės, Agim Ademi theksoi se me stadiumin kombėtar po kompletohet infrastruktura e futbollit, pas investimeve tjera qė janė bėrė nga Ministria e Sportit nė kėtė drejtim.

E mė sė shumti ndėrtimi i stadiumit kombėtar do t’i gėzojė futbollistėt.

Disa prej tyre e shprehėn gėzimin pėrmes video-xhirimeve, ndėrsa Milot Rashica ishte edhe vetė prezent nė Muzeun Kombėtar, ku u prezantua ky projekt gjigant.

Ylli i Kosovės i falėnderoi tė gjithė ata qė e kanė pėrkrahur ekipin Verdhekaltėr, ndėrsa premtoi se ai me shokė do tė mundohen ta shpaguajnė

Tė pranishėm nė kėtė prezantim kishte shumė personalitete, ndėrsa binte nė sy njė numėr i madh i pjesėtarėve tė Partisė Demokratike tė Kosovės, pjesė e koalicionit qeverisės.

Kryetari i kėsaj partie, njėherėsh edhe kryeparlamentar, Kadri Veseli theksoi se Rashica me shokė po e bėjnė krenar Kosovėn dhe se e meritojnė njė stadium tė tillė.

Stadiumit Nacional tė Kosovės, i cili ėshtė bėrė nga arkitektėt turke, nuk do t’i mungojė asgjė.

Pėrreth tij do tė ndėrtohet njė hotel, restorante, pishina, lokale, park, gjelbėrim, parking e shumė gjėra tė tjera pėrcjellėse. /Gazeta Express/

https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2019/06/Sta1-1000x272.jpg

https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2019/06/Sta2-1000x351.jpg

https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2019/06/Sta3-1000x563.jpg

https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2019/06/Sta6-1000x354.jpg

https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2019/06/Staaa-1.jpg

https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2019/06/Staaaa-1.jpg

AAO
14-06-2019, 19:29
Projekti eshte i bukur , por ndertimi ne Drenas eshte lek i hedhur dem. Projekt me shume sesa vizionar eshte elektoral meqense Prishtina nuk i do as Thaēin dhe as Haradinajn.

King Bardhyl
14-06-2019, 19:36
Projekti eshte i bukur , por ndertimi ne Drenas eshte lek i hedhur dem. Projekt me shume sesa vizionar eshte elektoral meqense Prishtina nuk i do as Thaēin dhe as Haradinajn.
Sa larg eshte Drenasi nga Prishtina?

AAO
14-06-2019, 19:46
Sa larg eshte Drenasi nga Prishtina?

Nja 25km mduket.

King Bardhyl
14-06-2019, 19:53
Nja 25km mduket.

Nuk eshte ndonje distance e madhe. Duan ta bejne atje se kane bastion te partise se tyre. Si pozicion gjeografik eshte ne mes te Kosoves megjithese nuk e kam parasysh rrjetin e rrugeve ne Kosove per te kuptuar nese arrihet lehte nga te gjitha anet e Kosoves. Duhet pare ne te ardhmen se sa ndikim do kete ndertimi i stadiumit ne zhvillimin e qytetit, megjithese ndonje aktivitet shume te madh nuk besoj te kete.
https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/0/0e/Gllogovc_2006.PNG
Si projekt duket shume i mire:
https://joq.al/imagesNew/2019/06/64569541_1282307055277831_8682552911743418368_n.jp g

cool_shqype
14-06-2019, 20:14
Ta gezoni kompleksin sepse pjestaret e formacionit Dardan e meritojne te kene nje te tille......ma kam te mar.

Angel69
16-06-2019, 05:57
Super stadium �� duket.

Nje mini Allianz Arena ngjan ne pamje te pare.

Kur nisin, dhe perfundojne punimet?

Si pozite gjeografike ku ndodhet Drenasi, sa km eshte distanca me Prishtinen?

Rex
17-06-2019, 17:27
Super stadium �� duket.

Nje mini Allianz Arena ngjan ne pamje te pare.

Kur nisin, dhe perfundojne punimet?

Si pozite gjeografike ku ndodhet Drenasi, sa km eshte distanca me Prishtinen?

Punimet nisin muajin e ardhshem. Se kur perfundojne nje zot e di. Madje as ai.

Keshtu eshte ketu, dihet vetem data e fillimit.

Lokacioni eshte ok, i bie ne mes te Kosoves nga gjitha drejtimet. Edhe numri i uleseve tamam. Me 50 mije si mendohej ne fillim do te ishte e veshtire te mbushej