PDA

View Full Version : Dielli, shėron dhimbjet e barkut


PuffetiNa
04-05-2010, 20:27
http://farm4.static.flickr.com/3156/2668112377_1dfe1a70c5_m.jpg

Jo mė kot njerėzit thonė se barku vendos. Tani edhe mjekėsia po u jep tė drejtė. Truri i dytė i njeriut gjendet nė bark. 100 milionė qeliza nervore mbėshtjellin zonėn e tretjes nė bark duke formuar njė shėmbėlltyrė tė trurit ku llojet e qelizave, lėndėt vepruese dhe marrėsit janė po tė njėjtit qė gjenden nė tru. Proceset fizike janė mė tepėr tė lidhura me sistemin e tretjes nga sa mendohej deri mė sot. Truri i barkut luan njė rol tė madh pėr ndjenjat e gėzimit dhe vuajtjes. Qendra operative e makinerisė sė tretjes nuk merret vetėm me analizimin e pėrbėrjes sė ushqimit, nivelit tė kripės dhe pėrqindjes sė ujit apo vetėm me bashkėrendimin e mekanizmave tė pėrtypjes dhe tretjes. Pėrveē kėtyre ai mban nėn kontroll edhe baraspeshėn e pėrsosur tek lėndėt bazė tė nervave, hormonet qė mund tė stimulohen dhe sekretet qė duhen ruajtur. Pėrgjatė 75 vjetėsh jetė kalon mė tepėr se 30 ton ushqim dhe 50 000 litra lėng nėpėr zorrė. Trurit tė barkut i del pėr detyrė tė analizojė me miliona lėndė kimike dhe tė mposhtė miliona helme apo rreziqe tė tjera tė ardhura me ushqimin, punė tė cilėn ai arrin ta bėjė me njė shkallė tė lartė inteligjence. Zorra ėshtė organi me imunitetin mė tė madh nė trupin e njeriut nė tė cilėn gjenden mė tepėr se 70 pėr qind tė qelizave mbrojtėse.

Funksioni

Barku dhe koka janė tė lidhura ngushtė me njėra-tjetrėn. Atė qė ndodh nė kokė e merr vesh pėrnjėherė barku. Kur ndonjė helm arrin tė depėrtojė nė trup truri barkor e ndjen rrezikun dhe dėrgon sinjale alarmi pėr nė kokė dhe truri i kokės dėrgon sinjale nė drejtimin e kundėrt pėr poshtė. Truri i kokės zbut tė ndjerit keq. Po tė ndjenim mė tėrė fortėsinė e tyre tėrė ato qė ndodhin nė bark do tė ndjeheshim shumė keq. Midis tė tjerash nuk do tė ishim nė gjendje tė flisnim ndėrkohė qė do tė hanim. Kur njeriu ka kaluar pėrgjatė njė periudhe me stres tė qėndrueshėm atėherė ky ka mbetur akoma jo vetėm nė tru por edhe nė bark. Barku midis tė tjerash furnizon edhe katalogun e madh tė ndjenjave dhe mendimeve qė gjendet nė tru dhe tė cilin e shfletojmė kur duam tė marrim njė vendim mbi njė rrethanė tė ngjashme me njė qė kemi pėrjetuar mė parė.

Kurat

Pėrvoja ka treguar se edhe kurat popullore kanė dhėnė rezultate tė shkėlqyera nė shėrimin e shumė sėmundjeve. Disa prej kurave tė pėrgatitura me bimė mjekėsore pėrdoren edhe pėr shėrimin e sėmundjeve tė barkut. Mjekėt rekomandojnė, qė nė dietėn e pėrditshme tė mos mungojė asnjėherė ushqimet tė pasura me hekur, si mish, peshk, shpretkė, vezė, perime, fruta etj. Dhe nė rast se dhimbjet e barkut bėhen tė shpeshta, mjekėt kėshillojnė pėrdorimi i frutave tė freskėta, qė pėrmbajnė vitaminė C, e cila ndihmon nė absorbimin ose marrjen e hekurit. Nėse pinė kafe, ēaj, kakao apo edhe lėngje tė tjera, qė pėrmbajnė kafeinė, duhet t’i marrin dy orė para ose pas ushqimit, sepse vėshtirėsojnė absorbimin e hekurit. Hurmat, janė tepėr efikase pėr tė trajtuar dhimbjet e barkut Pėr kurimin e sėmundjes sė barkut nė mjekėsinė popullore pėrdoren pothuajse tė gjitha pjesėt e bimės, frutat, gjethet, degėt, rrėnjėt etj. Nė vendet arabe ėshtė ushqim kryesor, i cili shuan urinė pėr shkak tė pėrbėrjes sė celulozės. Hurmat kanė gjetur pėrdorim tė mirė kundėr dhimbjes sė barku si dhe anemisė. Fiku ėshtė njė frut, qė pėrmban shumė karbohidrate, albuminė, yndyrė. Pėrdoret i freskėt, i tharė dhe i pėrpunuar nė produkte tė ndryshme. Rekomandohet tė pėrdoret nga personat e dobėsuar, nga anemikėt dhe nga ata qė ndiejnė shumė tė ftohtė, pasi i japin organizmit forcė dhe nxehtėsi dhe nė mėnyrė tė veēantė nga tė gjithė ato persona qė kanė probleme me jashtėqitjen.

Zana
15-01-2014, 11:55
Dielli i kontrolluar/jo i tepert... sheron shume gjera.... eshte forma me natyrale jo e kushtueshme e kurimit.

Une kam mungese vitamine D.... prb qe eshte ne mase, k'tej ku jetojme. S'jell shume c'rregullime ne trup , dhe para ca ditesh po ndiqja 1 program qe edhe foshnjet lindin me mungese vitamine D, per k'te nuk isha shume ne dijeni.