PDA

View Full Version : Kur jeni tė lodhur? Pini ujė, hani mėngjes dhe ecni!


PuffetiNa
06-05-2010, 07:46
http://www.botasot.info/img/uji_6.jpg

Lodhja pranverore e cila shfaq veten nė dėshirėn pėr tė fjetur vazhdimisht, humbjen e pėrqendrimit, mendimin pėr t’i shtyrė mė vonė punėt dhe kėputja, mund tė kthehen nė gjendje kronike nėse nuk merren masat e duhura. Ndryshimi i kohės bashkė me pranverėn mund tė ndikojė negativisht tek njerėzit. Prandaj ėshtė shumė e rėndėsishme tė ushqehemi mirė, tė mos e nėnvlerėsojmė mėngjesin, tė pimė shumė ujė dhe tė ecim.

Me ardhjen e pranverės dhe nxehjen e kohės shumė njerėz ndihen tė lodhur. Psikologėt theksojnė se nga lodhja pranverore dikush ka dėshirė tė flejė, dikush nervozohet mė shumė apo bėhet mė agresiv. Ata shpjegojnė se lodhja pranverore pasqyrohet nė vėshtirėsinė e tė zgjuarit nė mėngjes, dėshirėn pėr tė mos shkuar nė punė dhe pėr t’i shtyrė mė vonė punėt, dėshirėn pėr tė fjetur vazhdimisht, personi mund tė ndihet i vetmuar, i pafuqishėm, i mėrzitur, i shqetėsuar, dembel, mund tė ketė mungesė pėrqendrimi, etj. Nėse ndjeni qė keni njė ose tė gjitha shenjat e mėsipėrme do tė thotė qė po pėrjetoni lodhjen pranverore. Ndryshimi i kohės sjell nervozizėm, shqetėsim dhe stres dhe gjithashtu pėrgatit territorin pėr zhvillimin e njė lodhjeje pranverore. Stresi duke rritur ngushtimin e enėve tė gjakut nė muajt e pranverės mund tė bėhet shkak edhe pėr rritjen e sėmundjeve reumatizmale dhe tė enėve tė gjakut. Ndėrkohė ngarkesa elektrike e kohės ndihet mė tepėr nė qytete dhe ndotja e ajrit dhe rritja e mbetjeve industriale bėhen shkak pėr rritjen e ngarkesės elektrike. Pėrshpejtimi i metabolizmit dhe ndryshimet hormonale gjithashtu shkaktojnė njė lodhje pranverore. Lodhja pranverore shfaqet mė tepėr tek personat qė konsumojnė cigare, qė ushqehen nė mėnyrė tė ērregullt, tek adoleshentėt, tek personat qė nuk kanė njė punė tė caktuar dhe tek personat qė kanė njė tempo tė lartė pune. Lodhja pranverore nuk ėshtė njė sėmundje, por nėse nuk merren masa mund tė kthehet nė njė lodhje kronike dhe nė sindromėn e pamjaftueshmėrisė. Psikologėt theksojnė se sindroma e pamjaftueshmėrisė (apo e shterjes sė fuqive) ėshtė njė gjendje qė duhet kuruar; nėse nuk mund tė rregullohet atėherė mund tė hapė probleme shumė serioze. Ajo mund tė shfaqet nė punė me shenja si njė performancė e ulėt, probleme nė komunikimin me tė tjerėt, ndėrsa nė familje apo nė jetėn shoqėrore mund tė pėrjetohen probleme nė marrėdhėnie. Personi duke u mbyllur nė vetvete ndihet i mėrzitur, nuk ka dėshirė tė bėjė asgjė dhe kėput tė gjitha lidhjet me ambientin qė e rrethon.