PDA

View Full Version : Mamografia ėshtė mė mirė dixhitale


PuffetiNa
07-05-2010, 07:44
http://www.botasot.info/img/digital-mammography.jpg

Metodat e reja diagnostikuese pėr gjoksin do tė thonė mė pak dhimbje dhe mė shumė saktėsi. Por edhe ekografitė duhet tė bėhen nė njė qendėr tė specializuar, moderne e ku punojnė mjekė specialistė. Disa kėshilla pėr tė qenė mė pak tė rrezikuara nga kanceri i gjirit

Kanceri i gjirit vazhdon tė jetė njė nga shkaqet kryesore tė vdekjes mes grave, por ato vazhdojnė tė mos interesohen dhe tė kujdesen pėr veten, duke i dalė tė keqes pėrpara. Nėse sėmundja do tė zbulohej nė fazat e para tė zhvillimit tė saj, duke pasur pėrmasa tė vogla, ajo mund tė kurohet nė 98 pėr qind tė rasteve. Ja pėrse ėshtė kaq e rėndėsishme tė bėhen konsulta dhe kontrolle tė vazhdueshme qė kur jeni tė reja, me analizat e duhura, mamografinė dhe ekografinė e gjirit. Mjekėt onkologė flasin shumė pėr parandalimin e kancerit tė gjirit, por kur ėshtė mosha e duhur pėr tė filluar kontrollet? Sipas tyre femrat duhet tė paraqiten pėr tė bėrė ekzaminimet e para nga mosha 20 deri nė 25 vjeēe. Ėshtė mirė qė ēdo femėr tė konsultohet me doktorin e saj personal. Nėse pėr momentin nuk shfaqet asgjė, atėherė kontrollet e radhės mund t’i bėni pas moshės 30-vjeēare. Nė kėtė fazė ju mund tė bėni ēdo vit ekografinė e gjirit dhe duke filluar nga mosha 40-vjeēare (flasim gjithmonė pėr femrat qė nuk kanė shqetėsime) ato mund tė bėjnė mamografinė. Kjo vlen si fillim. Ndėrsa nė rastin e femrave tė ashtuquajtura “kategoria nė rrezik” (qė e kanė tė trashėguar sėmundjen e kancerit tė gjirit), atėherė programet e parandalimit janė mė tė forta.

Sa i rėndėsishėm ėshtė parandalimi? Nė sajė tė fushatave tė parandalimit ėshtė rritur numri i femrave tė sėmura, por gjithashtu ėshtė zvogėluar numri i vdekjeve. Ēdo vit nga kjo sėmundje preken shumė femra dhe kanceri i gjirit mbetet njė nga shkaqet kryesore tė vdekjes. Megjithatė statistikat tregojnė se numri i vdekjeve po ulet. Aktualisht nga tumoret e vegjėl, femrat arrijnė tė shėrohen nė 90 pėr qind tė rasteve. Tumor i vogėl do tė thotė mundėsi e madhe shėrimi dhe qėllimi i onkologėve ėshtė ta ēojnė kėtė shifėr nė 100 pėr qind.

Specialistėt mund tė jenė vetėm ata qė merren me gjirin, apo edhe gjinekologėt? Nuk ka rėndėsi nėse specialisti ėshtė gjinekolog, mjafton qė ai tė jetė i informuar rreth kėsaj sėmundjeje. Femrat duhet tė jenė shumė tė kujdesshme dhe vigjilente ndaj kėtyre ndryshimeve: asimetria, skuqja dhe tkurrja e lėkurės, ėnjtjet apo kokrrat e vogla, tė cilat dallohen lehtė duke bėrė dush. Ende sot pjesa mė e madhe e problemeve verifikohen nga vetė gratė.

Sipas ekspertėve, vetėkontrolli mbetet njė element i rėndėsisė sė madhe, por nuk mund ta zėvendėsojė vizitėn te doktori, sepse kur ato vėrejnė njė ndryshim nė gjinjtė e tyre mund tė jetė shumė vonė, ndėrkohė qė mund tė jetė edhe njė cist i thjeshtė.

Pėr tė gjitha femrat qė nuk e dinė dhe kanė dyshime nėse tė dhemb apo jo mamografia, pėrgjigjen mund ta marrin nė vazhdim. Po ėshtė e vėrtetė qė ky lloj ekzaminimi tė dhemb, prandaj edhe gratė hezitojnė tė bėjnė njė kontroll. Megjithatė, ky lloj kontrolli ėshtė i nevojshėm tė bėhet, sepse nuk mund tė zėvendėsohet nga ekzaminime tė tjera, gjithashtu ėshtė plotėsuesi i ekografisė dhe anasjelltas. Natyrisht qė lidhur me gjoksin e njė pacienteje thuhen gjėra nga mė tė ndryshmet, madje ka nga ata qė pohojnė se po tė bėsh njė mamografi dixhitale, rreziku i rrezeve ėshtė mė i vogėl dhe pėr kėtė arsye ėshtė mė pak e dėmshme pėr gruan dhe gjinjtė e saj. Rezultati: ekografia tė dhemb mė pak dhe zgjat vetėm pėr disa sekonda.

Njė pyetje tjetėr qė bėjnė tė gjitha femrat lidhur me mamografinė ėshtė se pėrse dhemb aq shumė. Mos ėshtė lloji i makinerisė, apo dora e doktorit? Ėshtė mirė qė kėto lloj kontrollesh tė bėhen nė qendra tė mėdha mjekėsore e moderne, sepse aparaturat janė mė tė mira. Nė rastin e mamografisė dora e doktorit nuk ka lidhje fare, sepse tė gjitha pamjet qė u shfaqen nė monitor doktorėve ata arrijnė t’i lexojnė dhe ta kontrollojnė gjirin nė tė gjithė tėrėsinė e tij. Ndėrsa nė rastin e ekografisė, pėrveē aparaturės, dora e mjekut ėshtė shumė e rėndėsishme, sepse ėshtė ky i fundit qė vendos se cilat pamje duhet tė privilegjojė dhe nė kėtė rast onkologėt i kanė paksa duart e lidhura, sepse duhet t’u besojnė fotove tė realizuara nga doktori i ekos, zonave tė zgjedhura nga ai. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė ekoja tė jetė realizuar nga njė profesionist i zoti dhe nga njė aparaturė moderne: sa pėr t’u kuptuar sonda, e cila pėrdoret pėr gjoksin, nuk ėshtė njėjtė me atė tė mėlēisė.

Nėse nga mamografia mjekėt arrijnė tė dallojnė diēka tė pakėndshme, qė nė kėtė rast ėshtė kanceri nė gji, pacientja duhet t’i nėnshtrohet ndėrhyrjes kirurgjikale, e cila mbetet edhe trajtimi i parė, por ndonjėherė nėse tumori ėshtė i madh duhet medoemos tė parandalohet me rreze, nė mėnyrė qė tė zvogėlohet fusha e operacionit dhe masa qė do tė hiqet.

Sa ndikon ushqimi, mėnyra e shėndetshme e jetesės, ushqyerja me gji pėr tė parandaluar kancerin e gjirit? Tė gjitha kėto gjėra janė tė rėndėsishme: femrat duhet tė konsumojnė shumė fruta dhe zarzavate, pak yndyra, tė konsumojnė pak ose aspak pije alkoolike, tė mos pinė duhan, tė bėjnė shumė aktivitet fizik dhe tė ushqejnė bebet me qumėsht, (sepse pėr kėtė arsye janė krijuar biologjikisht qelizat e gjoksit dhe si pasojė duhet rinovuar cikli i tyre jetėsor), tė gjitha kėto janė faktorė tė rėndėsishėm pėr tė parandaluar kancerin e gjirit. Por nuk janė tė vetmit. Nėse nė familje kjo sėmundje ėshtė e trashėguar, atėherė duhet t’i drejtoheni menjėherė mjekut.