PDA

View Full Version : Pėrdorimi i tepruar i sheqerit, rrezik pėr zemrėn


PuffetiNa
07-05-2010, 07:45
http://www.botasot.info/img/sheqer.jpg
Studimet e reja tregojnė se nė vitin 2015 konsumi vjetor i sheqerit nė botė do tė arrijė nė 176 milion ton. Kjo shifėr ėshtė 20% me e lartė se sa konsumi pėr vitin 2010. Duke pasur parasysh ndikimin e ndėrsjelltė mes sheqernave dhe sėmundjeve tė zemrės, pasojat janė domethėnėse.

Studimet tregojnė se konsumi i sheqerit nė botė ėshtė rritur nė mėnyrė tė ndjeshme, nga 11 milion ton nė vitin 1900 nė rreth 145 milion ton sot.

Analistėt e shpjegojnė kėtė me rritjen e popullsisė dhe tė pasurisė sė njerėzve.

Shqeri i cili dikur ishte njė ushqim i rrallė, tani ėshtė ushqim bazė.

Shurupi i misrit dhe forma tė tjera tė sheqerit u shtohen rėndom shumė ushqimeve dhe pijeve tė pėrpunuara.

Studimi pėrfshin tė gjitha format me pėrmbajtje sheqeri, duke pėrfshirė sheqerin e kafesė.

Kjo mund tė jetė e mirė pėr industrinė e sheqerit, por nuk ėshtė e mirė pėr zemrėn.

Dr Miriam Vos dhe infermierja Zhan Uells nė Emory University bashkėpunuan nė njė studim qė tregon se konsumi i madh i sheqerit mund tė rrisė kolesterolin dhe trigliceridet qė pėrbėjnė yndyrėn e trupit e njohur edhe si lipide. Dhe kjo rrit rrezikun e sėmundjes sė zemrės.

"Po tė hash njė dietė me yndyrė tė lartė kjo mund tė rrisė nivelet e triglicerinės dhe kolesterolit, dhe sheqeri ndikon njėsoj tek lipidet”.

Shkencėtarėt studiuan tė dhėnat e qeverisė amerikane pėr vlerat ushqyese dhe nivelet e yndyrės nė gjak tek mė shumė se 6.000 tė rritur pėr tė paktėn gjashtė vite.

Pjesėmarrėsit ishin tė ndarė nė pesė grupe sipas sasisė sė sheqerit dhe produkteve tė ėmbla me bazė sheqerin, qė ata konsumojnė ēdo ditė.

Jean Uells

"Grupi mė i lartė i pėrdoruesve konsumonte njė mesatare prej 46 lugėsh ēaji me sheqerna. Grupi mė i ulėt i pėrdoruesve konsumonte vetėm tre lugė."

Dyzet e gjashtė lugė ēaji nuk janė pak.

"Ne kemi gjetur se njerėzit qė konsumojnė mė shumė sheqer janė mė tė rrezikuar qė tė preken nga sėmundje kardiovaskulare."

Studiuesit gjetėn se konsumi i lartė i sheqerit ka ndikuar negativisht tek HDL-ja, i ashtuquajturi “kolesterol i mirė”..

HDL pėrmirėson shėndetin e zemrės dhe mjekėt thonė se ai duhet tė jetė nė nivele tė larta.

Dr. Miriam B. Vos

"Njė nga gjėrat qė e bėn vėrtet tė dobishėm kėtė studim ėshtė se ai tregoi qė shtesa e sheqerit rrit triglyceridet dhe ul nivelin e HDL."

Studiuesit gjetėn qė nivelet e HDL tek ata qė konsumojnė sheqerin ishin 20 pėr qind mė tė ulta se tek ata e pėrdorin mė pak atė.

Studiuesit thonė se nėse njerėzit duan tė shmangin sėmundjet e zemrės, ata duhet tė jenė mė tė vetėdijshėm se sa sheqer konsumojnė, dhe tė pakėsojnė pėrdorimin e tij nėse se duhet.

Shoqata Amerikane e Zemrės thotė se shumica e grave amerikane nuk duhet tė konsumojnė mė shumė se 100 kalori sheqerna nė ditė, shumica e njerėzve, jo mė shumė se 150 kalori.

Kjo shoqatė paralajmėron gjithashtu se pijet e buta dhe pijet e ėmbla, janė burimi kryesor i shtimit tė sheqernave nė dietat amerikane.

Studimi u botua nė Gazetėn e Shoqatės Mjekėsore Amerikane.