PDA

View Full Version : Sinusiti, shoqėrimi dhe kujdesi gjatė verės


Heily
07-05-2010, 13:13
http://www.telegrafi.com/fo/keshillam/f.0801061227450_m.jpg

Sinusiti ėshtė njė inflamacion akut ose kronik i njė nga hapėsirave pranė hundės. Gjatė pushimeve verore duhet tė kemi shumė kujdes me notin, pasi sipas mjekėve, ai ėshtė njė nga faktorėt qė mund tė ndikojė nė shfaqjen e sinusiteve. Mjekėt kėshillojnė gjithashtu qė personat me sinuzit duhet t’i shmangen diellit tė fortė, tė mbajnė syze tė errėta dhe nė rast se kanė dhimbje tė fillojnė dhe konsumin e kafesė.
Nė momente krizash, qėndrimi nė errėsirė pėr pak kohė ndihmon qė ata tė qetėsohen. Si njė nga mėnyrat pėr tė evituar dhimbjen e sinusiteve mjekėt rekomandojnė banjat me avull. Megjithėse, banjat e avullit, nuk mjaftojnė pėr tė shėruar sinusitin, ato ndihmojnė nė pėrshpejtimin e shėrimit dhe lehtėsimin e dhimbjeve. Nė fakt, kėto banja, ku futet dhe ndonjė ilaē, sjellin njė “vazokonstriktion” tė hundėve (pra enėt shtrėngohen), ēka favorizon rrjedhjen e lėngut qė ėshtė nė brendėsi tė sinuseve, duke sjellė lehtėsimin e gjendjes tė sė sėmurit. Trajtimi me gjethet e thata tė eukaliptit, tė cilat mund tė pėrdoren duke zierė 50 gr nė njė litėr ujė kanė dhėnė rezultate mjaft tė mira pėr kurimin dhe pastrimin e rrugėve tė frymėmarrjes. Pasi bėhet kjo banjė avulli nuk duhet dalė nė ajėr tė ftohtė, pra nuk duhet dalė jashtė veēse pas njė ore. Zakonisht sinusiti shfaqet pas njė rrufe tė zgjatur. Kur shohim se kemi ethe, dhimbje, sekrecione tė trasha dhe me erė, duhet tė shqetėsohemi dhe ti adresohemi menjėherė mjekut pėr tė ditur se si tė veprojmė.

Sinuset
Sinuset janė zgavra ajrore tė vendosura nė anėn e pėrparme tė fytyrės dhe qė komunikojnė me gropat e hundėve. Ato formohen zakonisht deri nė moshėn 12 vjeēare. Dallohen disa lloje sinusesh: Sinuse ballore, nė nivelin e ballit dhe sipėr gropės sė syrit; Sinuse maksillare, nė ēdo anė tė hundės; Sinuse “etmoidale” dhe “sfenoidale” qė gjenden mbrapa hundės. Sinusiti ėshtė njė inflamacion ose njė infeksion i mukozės qė mbėshtjell sinuset. Kjo ndodh kur njė infeksion viral apo bakterial zė vend nė hundė dhe mukoza fryhet nga infeksioni, ēka rrezikon bllokimin e sinuseve. Atėherė “mukusi” nuk kalon normalisht nga kanalet dhe nė njė mjedis tė mbyllur, mikrobet shumėfishohen. Pacienti ndjen njė lloj presioni nė fytyrė. Sinusitet shpesh janė maksilare dhe frontale. Ato shfaqen zakonisht pas rinofaringitit. Nė fakt, mukoza e hundės ėshtė njė zgjatim i mukozės sė gropave tė hundės dhe infeksioni pėrhapet shumė lehtė. Pacienti ndjen dhimbje tė mėdha dhe njė lloj tensioni nė nivelin e ballit, tė syve dhe midis dy syve. Ai ka ndjesinė e hundėve tė zėna, ka rrjedhje hundėsh me erė, ku ndonjėherė dhe nė njė ngjyrė tė zbehtė gjaku. Pėrgjithėsisht pacienti ka njė temperaturė deri nė 38°C. Prekja e sinusit tė infektuar ėshtė shumė e dhimbshme, kjo vihet re nga mjeku kur i prek sinuset pėr tė diagnostikuar tė sėmurin.

Sinusiti kronik
Sinusiti kronik shfaqet pas njė krize akute sinusiti. Ajo shfaqet pėrmes njė rrjedhje hundėsh me njė lėng tė qartė por me erė. Ndonjėherė ka dhe rrjedhje nė fund tė grykės. I sėmuri mund tė ketė dhe njė kollė kronike ose njė irritim tė fundit tė grykės.

Sinusit i njėanshėm
Pėr sinusitin maksilar tė njėanshėm, duhet dyshuar menjėherė pėr ndonjė infeksion dhėmbi, aq mė tepėr kur sekrecionet e pacientit janė me erė. Mjeku duhet tė bėjė radiografi tė dhėmbėve (panorameks) si dhe duhet ta ēojė pacientin tek dentisti kirurg. Atėherė ai mund ti propozojė heqjen e dhėmbit qė tė pengojė pėrhapjen e infeksionit nė kockė.

Sinusiti akut
Ndėrsa njė “etmoidit” akut ėshtė njė sinusit i rėndė qė vihet re veēanėrisht tek fėmijėt 2-3 vjeē, pas rinofaringitit. Fėmija ka njė temperaturė 39-40°C. Ai i ka qepallat e fryra dhe po ashtu edhe cepin e syrit pranė hundės, ndėrkohė qė syri ėshtė normal. Mjeku duhet tė bėjė njė radiografi, madje dhe njė skaner pėr tė konfirmuar diagnostikėn dhe pėr tė pikasur shtrirjen e infeksionit. Trajtimi me antibiotikė ėshtė urgjent, qė tė mund tė mėnjanohen komplikimet lokale, tė zonės, madje dhe tė pėrgjithshme.

Sinusiti alergjik
Sinusiti alergjik pėrgjithėsisht haset kur ka rinit alergjik. Pacienti ka rrjedhje tė hundėve me ngjyrė tė qartė dhe ka njė ndjesi se e ka hundėn e zėnė. Ai ka dhimbje koke dhe madje duket qė flet me hundė. Mjeku mund tė kėrkojė njė bilanc radiografik, por kjo nuk ėshtė e detyrueshme, veēanėrisht pėr njė sinusit akut tek tė rriturit, pėr tė cilin mjafton njė trajtim me antibiotik. Bilanci radiografik bėhet veēanėrisht nėse diagnoza e sinusitit nuk ėshtė e sigurt, si nė rastet e njė sinusiti kronik apo “ethmoidit” tek fėmija. Madje ėshtė i nevojshėm dhe njė bilanc i gjakut.

Trajtimi
Njė trajtim mjekėsor shėrben pėr tė lehtėsuar dhimbjet, pasi sinusitet akute mund tė jenė me shumė dhimbje. Mjeku kėshillon antiinflamatorėt, analgjetikėt dhe ndonjėherė dhe kortikoide. Jepet gjithashtu njė trajtim lokal me pika ose banjė avulli qė mund tė sjellin lehtėsim tė shpejtė. Gjithashtu, ėshtė trajtimi me antibiotik qė jepet pėr 4-6 javė nė rast tė njė sinusiti kronik. Nėse pacienti nuk shėrohet, atėherė duhet bėrė njė punksion nė sinuset ose njė lloj drenazhi. Mjeku duhet tė trajtojė origjinėn e infeksionit tė sinusit: ėshtė infeksion dentar, ėshtė polip nė nivelin e hundės janė sinuset apo ndonjė aksident qė mund tė ketė sjellė ndonjė frakturė tė brendshme. Trajtimi me antibiotikė ėshtė i nevojshėm, pasi sinuset, duke qenė afėr trurit, kanė rrezik tė infektohen pėrmes mikrobeve, tė cilat mund tė shkaktojnė meningjit ose encefalit. Por kujdes, pasi antibiotikėt nuk kanė asnjė efekt kur ka njė rrjedhje sekrecionesh tė hundėve kur ato janė tė qarta. Duhet qė sekrecionet tė jenė tė verdha apo jeshile qė tė mund tė flasim pėr njė sinusit.
Kėshillat
Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, sinusitet janė kronike, tė cilat fillojnė shpesh nė kohėn e adoleshencės dhe deri nė moshėn 25 vjeēare.
Nė sinusitet kronike influencojnė dhe faktorė si alergjitė ndaj kafshėve shtėpiake, ndaj akarieneve, polenit, kėrpudhave e substancat e tjera qė ngacmojnė paretet e brendshme tė hundės.
Edhe noti mund tė shkaktojė sinusite, stresi i madh dhe i vazhdueshėm, ashtu si dhe pėrdorimi i kokainės me hundė, apo fibrozat kistike. Ndonjėherė sinusitet sjellin komplikacione tė rėnda si tromboflebitin e venave tė syve apo osteomielit tė kockave frontale, veēanėrisht tek fėmijėt.
Qė tė parandalohen sinusitet, duhet tė shmangen shkaqet e tyre, siē janė rrufa apo alergjitė. Personat qė janė tė brishtė, duhet tė merren me veprimtari sportive dhe tė mos qėndrojnė nė mjedise ku pihet duhan Lehtėsimi i dhimbjeve bėhet dhe me aspirinė, ibuprofen ose tylenol.
Por mjekėt rekomandojnė dhe pėrdorimin e disa ushqimeve apo erėzave qė i ēlirojnė shpejt sinuset. Rekomandohet pėrdorimi i eukaliptit, hudhrės, erėzat si trumza apo sherbela, tė cilat kanė nė pėrbėrje elemente antibakteriale.
Kujdes duhet bėrė me pėrdorimin e qumėshtit tė lopės dhe prodhimet e tij, pasi kėto prodhime qumėshti ndihmojnė nė prodhimin me shumicė tė “mukus”, i cili ndikon negativisht drejtpėrdrejt nė sinuset.
Personat me sinusit duhet t’i shmangen diellit tė fortė, tė mbajnė syze tė errėta dhe nė rast se kanė dhimbje tė pinė kafe.
Qėndrimi nė errėsirė pėr pak kohė nė momente krizash ndihmon qė ata tė qetėsohen
Disa pėrdorin dhe metodėn qė quhet “dhara” dhe qė ka tė bėjė me derdhjen shumė ngadalė tė vajit tė nxehtė tė susamit nė qendėr tė ballit tė tė sėmurit, ku sipas disa rrymave spiritualiste, aty janė qendrat funksionale tė trurit ku pėrfitohet relaksim, duke shkaktuar rritjen e prodhimit tė serotoninės.