PDA

View Full Version : Si ndikojnė disa ushqime nė organizmin tonė


PuffetiNa
09-05-2010, 10:16
http://www.botasot.info/img/peshku_9.jpg

Ushqime tė ndryshme, fruta apo perime kanė ndikime tė ndryshme nė organizmin e njeriut. Ato shpeshherė janė parandaluese tė sėmundjeve tė caktuara. Si dhe sa shpesh duhet ti pėrdorim nė mėnyrė qė tė kenė sa mė tepėr rezultat nė organizmin tonė
Arrat dhe bajamet pakėsojnė rrezikun e diabetit

Nga njė studim i kohėve tė fundit thuhet se gratė qė hanė ēdo ditė 30 gramė arra kanė 30 pėr qind mė pak gjasa pėr tu prekur nga diabeti. Ndėrsa tek gratė qė konsumojnė ēdo ditė njė lugė vaj kikiriku rreziku ulet me 20 pėr qind. Pėrveē yndyrės sė mirė, arrat pėrmbajnė edhe vitamina tė shumta, minerale dhe fibra. Shkencėtarėt e universitetit tė Harvard nė Boston pėrfshinė nė njė studim rreth 83 mijė gra tė moshave nga 34 deri nė 59 vjeē. Pasi kanė analizuar tė gjitha tė dhėnat, ata vunė re se arrat dhe vaji i kikirikut ulin riskun e prekjes nga diabeti i trupit 2. Nga ky studim thuhet gjithashtu se arrat, bajamet dhe lajthitė nuk luajnė asnjė rol nė rritjen e peshės trupore, siē mendohej deri mė sot.

Peshku parandalon hemorragjinė cerebrale

Nė njė studim tė botuar nė njė revistė tė shoqatės amerikane pėr shėndetėsinė thuhet se ngrėnia e peshkut tė paktėn 2 herė nė javė ul riskun nga prekja e hemorragjisė cerebrale nė tru. Studimi tė cilit iu nėnshtruan 99 meshkuj, tė cilėt mė parė konsumonin vetėm mish nė dietėn e tyre dhe qė ishin shtruar nė spital si pasojė e shfaqjeve tė simptomave qė ēojnė nė kėtė sėmundje, arriti nė pėrfundimin se mishi i peshkut ndihmon nė parandalimin e sėmundjeve tė hemorragjisė cerebrale falė acidit yndyror qė ai pėrmban dhe qė ndihmon nė qarkullimin e gjakut. Gjatė kėtij studimi shkencėtarėt nuk u bazuan nė ndonjė lloj tė veēantė peshku, gjė qė tregon se nuk ka rėndėsi lloji apo madhėsia.

Shega ndihmon zemrėn, gjakun, tretjen

Lėngu i shegės shuan etjen, nxit oreksin dhe ndihmon nė tretjen e ushqimit. Me shumė sukses pėrdoret edhe nė sėmundjet e stomakut dhe tė zorrėve, ėshtė freskues dhe mėnjanon helmet e organizmit. Ai mund tė pėrdoret edhe pėr heqjen e njollave dhe rrudhave tė fytyrės. Lėngu i shegės mund tė quhet edhe ilaē i ēmuar pėr zemrėn. Sipas njė studimi izraelit, pirja e njė gote me lėng shege ēdo ditė do tė parandalonte nė formimin e pllakėzave nė enėt e gjakut, duke ulur kėshtu rrezikun pėr t'u prekur nga arterosklerozat.

Vaji i ullirit zgjat jetėn

Studimet e ndryshme kanė treguar se vaji i ullirit luan njė rol tė rėndėsishėm nė mbrojtjen ndaj disa sėmundjeve. Ndėr shekuj ėshtė protagonist i padiskutueshėm i dietave mesdhetare, duke ndikuar nė uljen e vdekshmėrisė nga sėmundjet kardiovaskulare e duke ēuar nė parandalimin e disa lloje tumoresh, sidomos atij tė gjirit. Meqenėse ėshtė i pasur edhe me yndyra tė pangopura, ai eliminon ndjeshėm rrezikun pėr t'u prekur nga sėmundjet e zemrės, pasi ul nivelin e kolesterolit qė grumbullohet nėpėr arterie. Po ashtu, dietologėt dhe mjekėt kėshillojnė qė, nėse dėshironi tė keni njė jetė tė gjatė dhe tė shėndetshme, ky produkt fisnik i dalė nga ulliri duhet tė jetė i pandashėm nga tavolinat tuaja.