PDA

View Full Version : Faktorėt qė ndikojnė nė shėndetin e zemrės suaj


PuffetiNa
09-05-2010, 16:43
http://www.botasot.info/img/Faktoret_10.jpg

Nėntė faktorė rreziku shkaktojnė tė paktėn 90% tė sėmundjeve sė zemrės nė ēdo popullatė tė rruzullit tokėsor, thotė Salim Yusuf, specialist botėror i Interheart (studimit tė zemrės) me bazė nė McMaster University nė Toronto. Ndryshoni stilin e jetesės dhe kjo pėrqindje do tė ulet dukshėm.
Nėntė Faktorėt

Dhjami Abdominal (i barkut)

Dhjami Abdominal i dyfishon rreziqet e infarkteve edhe te burrat, edhe te gratė. ‘Nuk ėshtė prapanikja e madhe ajo qė sjell shqetėsime, por barku i madh” thotė Milani. Dhjami i barkut ka hormone aktive, “tė cilat sjellin diabetin, tensionin e lartė dhe kolesterolin e lartė.”

Alkooli

Edhe ky ėshtė bllokues trombociti. Sasi tė vogla alkooli ulin rrezikun e infarktit nė zemėr me 12% pėr burrat dhe 60% pėr gratė. Tė gjitha llojet e alkoolit ndihmojnė nė sasi tė vogla. Alkooli i tepruar, mė shumė se njė gotė nė ditė, nxit sėmundjet e zemrės, kancerin dhe alkoolizmin.

Kolesteroli i keq/Kolesteroli i mirė

Kolesteroli i lartė e shton afėrsisht katėr herė rrezikun e infarktit tė zemrės. Kolesteroli i keq (LDL) i pėrēon lyrat nė muret e arterieve; kolesteroli i mirė (HDL) i shtyn mė tutje. Njė jetesė pa lėvizje dhe ushqime tė lyrshme rrisin LDL dhe ulin HDL. Ushtrimet fizike dhe dieta e shėndetshme e ndryshojnė kėtė proporcion dhe i mbajnė arteriet e pastra.

Diabeti

Diabeti ėshtė vdekjeprurės, sidomos pėr gratė, sepse katėrfishon rrezikun e infarktit ne zemėr. Edhe burrat nuk janė mė pak ne rrezik; diabeti dyfishon rrezikun e tyre. Ashtu si edhe duhani, diabeti nxit trombocitet tė ngjiten sė bashku, dhe te krijojnė mpiksje te vogla. Kėto mpiksje bllokojnė enėt mikroskopike tė gjakut qė ushqejnė arteriet dhe nervat, arsyeja kryesore qė diabeti shkatėrron qarkullimin e gjakut. Gjithashtu, diabeti rrit nivelin e yndyrave tė dėmshme nė gjak.

Ngrėnia e frutave dhe perimeve

Ngrėnia e frutave dhe perimeve pėrditė ul rrezikun e sėmundjeve te zemrės 30% deri nė 40%. Ato ulin kolesterolin e keq, pėrmirėsojnė sheqerin nė gjak dhe zėvendėsojnė ushqimet qė mund te mos jenė aq cilėsore.

Ushtrimet fizike

Ushtrimet fizike ulin rrezikun e sėmundjeve te zemrės me 23% pėr burrat, dhe dyfishin pėr gratė. “Nuk po flasim pėr maratona kėtu,” thotė Milani “Edhe njė shėtitje nė park mjafton.” Ushtrimet pėrmirėsojnė kolesterolin, mėnjanojnė diabetin duke pėrmirėsuar nivelin e sheqerit nė gjak, si edhe nxisin rritjen e enėve tė gjakut.

Tensioni i lartė

Tensioni i lartė afėrsisht e trefishon rrezikun e infarkteve pėr burrat, dhe e dyfishon pėr gratė. Enėt e ngushtuara tė gjakut e detyrojnė zemrėn te punojė mė shumė dhe e plakin ngadalė. Fėrkimi i gjakut me muret e arterieve mund te shkaktoje ēarjen e shtresave, te cilat mund te shkaktojnė infarkte nė zemėr.

Stresi psiko-social

Ngjarjet e stresuara tė jetės, ērregullimet nė sjellje dhe depresioni pėrafėrsisht e trefishojnė rrezikun e infarktit nė zemėr. Njerėzit e depresionuar me sėmundje zemre janė tė prirur katėr herė mė shumė pėr infarkte nė zemėr ose vdekje, dhe depresioni dominon mė se 20% te njerėzve me sėmundje zemre nė SHBA.

Duhani

Duhanxhinjtė janė dy ose tre herė mė shumė tė prirur ndaj infarkteve nė zemėr sesa ata qė nuk pinė duhan. Tymi i duhanit dėmton muret e arterieve, dhe kėshtu i hap rrugėn malcimit dhe rritjes sė kolesterolit. Ngushton arteriet dhe aktivizon trombocitet, qeliza ngjitėse qė bashkohen dhe krijojnė mpiksje nė gjak.

Kur depozitat e kolesterolit shpėrthejnė brenda arterieve, formojnė mpiksje gjaku. Nėse ndonjė nga kėto mpiksje shkėputet nga arteriet, thotė Milani, “Bum. Do t’ju ndodhė njė infarkt ne zemėr.”