PDA

View Full Version : Ngarkesa e tepėrt nė punė shkakton infarkt


PuffetiNa
14-05-2010, 08:51
http://www.botasot.info/img/ngarkesa_14.jpg

Njerėzit qė punojnė 10 apo 11 orė nė ditė, kanė mė shumė shanse qė tė vuajnė nga sėmundjet e zemrės, pėrfshirė dhe atakun kardiak nė krahasim me ata qė nuk punojnė mė shumė se 7 orė. Zbulimi i publikuar ditėn e djeshme ėshtė bėrė nga njė grup mjekėsh britanikė. Zbulimi ėshtė bėrė pas njė studimi 11-vjeēar me gjashtė mijė punonjės civilė britanikė dhe jo domosdoshmėrisht provon se oraret e tejzgjatura tė punės shkaktojnė sėmundjet koronare tė zemrės. Mjekėt thanė se ka njė lidhje shumė tė ngushtė mes stresit dhe infarktit. Nė total, 169 raste vdekjesh gjatė 11 vjetėve u shkaktuan nga sėmundjet e zemrės, – thotė grupi i studimit me bazė nė Londėr. “Rreziku pėr tė pasur shqetėsime me organin jetėsor ishte 60 pėr qind mė i lartė tek personat qė punonin mė shumė se tri apo katėr orė mbi njė ditė normale pune (8-orėshe)”, – thanė kėrkuesit e studimit. “Por tė punoje njė ose dy orė mė tepėr nuk sillte risqe”. “Me sa duket, paska njė prag. Kėshtu, nuk ėshtė problem nėse punon njė apo dy orė mė shumė se zakonisht”, – thotė dr. Marianna Virtanen, njė epidemiologjiste nė Institutin Finlandez tė Shėndetit nė Universitetin e Londrės. Shfaqjet e shpeshta tė problemeve nė zemėr vinin dhe nga ndikimi i faktorėve tė jashtėm pėrveē mbingarkesės nė punė, si cigarja, mbipesha dhe niveli i lartė i kolesterolit. Megjithatė, Virtanen tha se ishte e mundur qė mėnyra e jetesės sė njerėzve qė punonin mbi tetė orė ndikonte nė pėrkeqėsimin e shėndetit me kalimin e kohės. Njė dietė e varfėr apo pėrdorimi i dozave tė mėdha alkooli lidhen direkt me kequshqyerjen. Tė gjitha kėto, duke u shtuar dhe stresin e shkaktuar nga mbingarkesa nė punė, ndikonin proceset metabolike. Virtanen dhe kolegėt e saj i botuan rezultatet e studimi tė tyre nė botimin shkencor “European Heart Journal”. Duke komentuar studimin, Gordon McInnes, profesor i farmakologjisė klinike nė Universitetin e Glasgout, tha se zbulimet mund tė ndikonin nė vlerėsimet e ardhshme tė doktorėve pėr pacientėt qė vuajnė nga sėmundjet e zemrės. Nėse efekti i tyre ėshtė i rastėsishėm, rėndėsia ėshtė shumė mė e madhe nga se besohet momentalisht. Puna me mbingarkesė dhe stres mund tė kontribuojė nė zhvillimin e mėtejshėm tė sėmundjeve kardiovaskulare”, – pėrfundoi McIness pėr “European Heart Journal”.