PDA

View Full Version : Disa pyetje pėr menstruacionet


PuffetiNa
31-05-2010, 12:37
http://ilsansinchon.com/wp-content/uploads/2010/04/menstruation.jpg

Sa zgjasin menstruacionet normale?
Zakonisht ato zgjasin 4 – 6 ditė dhe humbja e gjakut ėshtė rreth 36 ml ( sa njė filxhan kafeje). Humbjet normale tė gjakut sillen rreth 10 dhe 200 ml.
Nėse gjakderdhja ėshtė gjithnjė e madhe, mė sė miri ėshtė tė kėshilloheni me gjinekologun, ngase mund tė paraqitet ndonjė anemi. Pėr tė penguar aneminė, me siguri mjeku do t’ju kėshillojė tė pėrdorni preparate hekuri dhe vitaminė B.
• A ėshtė i dėmshėm sporti nė kohėn e menstruacioneve?
Pėrkundrazi, ėshtė shumė i dobishėm. Aktiviteti fizik nxit krijimin e endorfinės, materie qė e zvogėlon dhimbjen, e me kėtė lirohen muskujt e barkut, shpinės, gjė qė ato ditė janė tė shtrėnguara.
• Ēfarė duhet ngrėnė nė kohėn e menstruacioneve?
Me gjakderdhje, organizmi humb albuminat, lėngjet dhe hekurin, prandaj ėshtė me rėndėsi tė ushqyerit e mirė. Mirė ėshtė tė hahet mish, vezė, prodhime qumėshti, tė hahet ushqim me albumine dhe tė pihet shumė ujė. Janė tė preferuara lėngjet e pemėve sidomos nga agrumet qė pėrmbajnė vitaminė C e cila ndihmon organizmit nė thithjen e hekurit nga ushqimi.
• A mund tė pėrdor tamponė njė vajzė vergjinė?
Po, ngase cipa e virgjėrisė (himeni)nėpėr tė cilėn rregullisht rrjedhin menstruacionet, ėshtė mjaft elastik dhe nuk e pengon vendosjen e tamponėve nė vaginė.
• A mund tė shkaktojnė dėme tamponėt?
Nėse i pėrmbahet vajza rregullave dhe i ndėrron, jo. Sipas disa studimeve nė SHBA, tamponėt janė tė dobishme pėr shėndet si dhe pėr diskonim tė mirė tė femrės gjatė kohės sė menstruacioneve.
• Kur ėshtė koha pėr pilula kontraceptive?
Kur vjen koha e marrėdhėnieve tė rregullta seksuale. Mund t’i pėrdorin edhe adoleshentet nėse kanė marrėdhėnie tė rregullta seksuale. Kjo nuk ka pasoja tė dėmshme, madje edhe i mjekon “puēėrzat”. Vetėm vajzat qė vuajnė nga epilepsia, apo qė kanė probleme me veshkė, mėlēi si dhe qarkullim tė gjakut nuk guxojnė t’i pėrdorin kėto preparate. Pėr tė gjithė femrat vlen rregulli: sė pari duhet bėrė analizėn e gjakut e pastaj vjen koha e kėtyre preparateve.