PDA

View Full Version : Shkaktari i venave tė zgjeruara ?


PuffetiNa
02-06-2010, 18:46
http://www.botasot.info/img/shkaktari_2.jpg
Nėse gjithnjė e mė shpesh ndjeni dhimbje dhe presion nė kėmbė me rastin e kryerjes sė aktiviteteve tė pėrditshme, kėmbėt ju mpiksen, keni ngėrēe nė muskuj, lodheni shpejt me rastin e ecjes, u kruhet lėkura e kėmbėve, paraqituni tek mjeku, sepse me siguri bėhet fjalė pėr venat e zgjeruara. Venat e zgjeruara mund tė paraqiten nė cilėndo pjesė tė trupit, por mė tė shpeshtat dhe mė tė dukshmet janė nė kėmbė. Kjo sėmundje paraqitet pėr shkak tė murit tė dobėsuar tė venave, qė mund tė jetė e lindur apo e fituar, kur enėt e gjakut rriten nė mėnyrė anormale, kėshtu qė vena nuk ka drejtim tė zgjerimit.

Shkaktari kryesor nė dihet

Arsyeja e vėrtetė dhe shkaktari i paraqitjes sė venave tė zgjeruara, ende nuk ėshtė zbuluar, por mendohet se faktori gjenetik nė kombinim me faktorėt tjerė provokues, kontribuon nė zhvillimin e sėmundjes. Pra, nėse dikush nga anėtarėt e afėrt tė familjes, posaēėrisht sipas vijės femėrore, vuan nga venat e zgjeruara, ekziston mundėsi mė e madhe qė sėmundja tė bartet edhe tek pasardhėsit. Pėrveē faktorit tė trashėgimit, ekzistojnė edhe njė varg provokimesh qė kontribuojnė nė zhvillimin e kėsaj sėmundje. Disa prej tyre janė pesha e tepėrt, vendet e punės qė kėrkojnė qėndrim nė kėmbė apo ulur nė kohė tė gjatė, ērregullimet hormonale, posaēėrisht gjatė kohės sė shtatzėnisė apo menopauzė, rritja e presionit nė stomak, etj.

Diagnoza

Kur pacienti tė vėrej disa nga simptomat e cekura mė lartė dhe paraqitet tek mjeku, fillimisht duhet vlerėsuar gjendjen e enėve tė gjakut me kontroll klinik. Pacientit i kontrollohen nė detaje tė dy kėmbėt. Si metodė shtesė e diagnostikimit, pėrdoret edhe kontrolli me ultrazė. Me tė mund tė shihet gjendja e venave sipėrfaqėsore dhe tė thella. Nė bazė tė moshės dhe gjendjes sė pacientit si dhe tė lėkurės, planifikohet kurimi i mėtejmė.

Kurimi

Duhet ditur se operacioni si metodė e kurimit tė venave tė zgjeruara, nuk mund tė aplikohet tek tė gjithė pacientėt, siē mendohet. Pėrmes operacionit mund tė kurohen vetėm ata pacientė tek tė cilėt dy apo mė shumė herė nė vit ka ardhur deri te paraqitja e tromboflebitisit, e kjo ėshtė ndezja e venave. Operimi ėshtė gjithashtu i arsyetuar edhe tek pacientėt tek tė cilėt venat janė tė zgjeruara nė mėnyrė enorme dhe tek tė cilėt tashmė ekzistojnė ndryshime tė lėkurės. Po ashtu, edhe nėse dikush ėshtė sė tepėrmi i shėndoshė, mundet nė operacion. Nė situatat tjera, pėrdoren ilaēet, gelėt pėr zbutjen e problemeve dhe bartja e ēorapeve apo fashave shtrėnguese. Pacientėt me probleme tė theksuara me venat, u pėrshkruhen ilaēe tė caktuara, tė cilat nė 90 pėr qind tė rasteve, i zbusin problemet.