PDA

View Full Version : Varėsia nga tė qenėt online


PuffetiNa
04-06-2010, 07:47
http://www.happynews.com/living/livingimages/cover-online.jpg
Nė rrethanat profesionale dhe private, pėrdorimi i internetit deri nė njė farė mase ėshtė i vetėkuptueshėm. Pa dyshim ėshtė njė medium i dobishėm dhe argėtues. Mirėpo gjithnjė e mė qartė shihet se mund tė zhvillohen edhe forma problematike po madje edhe vartėse tė pėrdorimit tė tij.
Interneti: Njė lidhje e botės reale me atė virtuale

Teknologjia e Informacionit dhe e Komunikimit (ICT) nė 10 vitet e fundit anekėnd botės ka ndryshuar nė mėnyrė themelore strukturėn e komunikimit nė shoqėri. Mediumet e reja pėr shumė tė rinj dhe tė rritur tė moshės mė tė re (“[email protected]“) janė bėrė tė pashmangshme. Zhvillimet tregojnė pėr njė dinamikė tė paparė mė herėt dhe duket se ėshtė vetėm fillimi i lidhjes sė botės reale me atė virtuale.

Gjithnjė e mė shumė vėrehet se pėrdorimi i mediumeve tė reja mund tė shkaktojė edhe probleme. Para sė gjithash disa oferta tė internetit kanė njė potencial tė veēantė pėr t’i lidhur shumė fortė rreth vetes pėrdoruesit e tyre.

Nė fushėn psiko-sociale kjo sjellje problematike shfaqet nė formėn e njė humbje kontrolli me efekte negative nė marrėdhėniet sociale, nė trajtimin e kohės sė lirė si dhe nė rezultatin e punės e tė shkollimit. Kryesisht janė tri fusha qė tregojnė njė potencial vartėsie:

- Online-Games (“lojėrat online”, prej tė cilave mė tė prekur janė tė rinjtė e gjinisė mashkullore),

- Komunikimi online (pėr shembull Chati, prej tė cilit mė tė prekur janė femrat),

- Konsumimi i faqeve seksuale e pornografike (shkalla e meshkujve tė rinj shfaqet si mė shumė e prekura nga kėto).



Aspektet tjera problematike tė internetit

Nga ofertat e internetit nuk ėshtė problematik vetėm potenciali i vartėsisė. Interneti shkakton probleme e rreziqe edhe nė kontekste tė tjera, si pėr shembull pėrmes kundėrvajtjeve nė fushėn e seksualitetit e pornografisė si dhe nė atė tė dhunės (pornografia dhe shfaqjet e pamjeve tė dhunshme) ose pėrmes shkeljeve e sulmeve nėpėr Chat-e. Kryesisht fėmijėve dhe tė rinjve u kėrcėnohet rreziku tė ndeshen me pėrmbajtje e materiale qė ndikojnė negativisht nė zhvillimin social dhe psiko-seksual tė tyre. Kjo fushė nuk do tė trajtohet mė gjerėsisht nė kėtė fletushkė. Po ashtu as edhe vartėsia nga lojėrat online tė fatit (si p.sh. online-poker) nuk do tė trajtohen kėtu nė mėnyrė tė veēantė.



Magjepsja e internetit dhe e lojėrave online

Interneti dhe kompjuteri janė pjesė pėrbėrėse tė pėrditshmėrisė. Ato na mundėsojnė tė informohemi, tė komunikojmė dhe tė argėtohemi. Mirėpo ato tregojnė prirje se mund tė kontribuojnė edhe nė njė lidhje tė tepruar dhe njė pėrdorim problematik tė tyre. Si pėr shembull:

- trajtimi i kohės; nuk ka kohė pėr pritje; nuk ka sistematizim tė nevojave

- oferta pothuajse pa kufi

- anonimiteti

- eksperimentimi i identitetit/eve

- pėrjetimi i njohjes/respektit/, i suksesit, i kontrollit, i pėrkatėsisė etj.

- gjatė shfletimit nėpėr internet (surfing) ngrihen kufijtė hapėsinorė dhe ndryshon pėrjetimi kohor (pėrngjasim me gjendjen e dehjes).



Bota e MMORPG-ve (p.sh. bota e anijeve luftarake)

Jo secila lojė kompjuterike ka tė njėjtėn forcė atraktiviteti. Vartėsi veēanėrisht tė forta mund tė krijohen me tė ashtuquajturat lojėra MMORPG (Massively Multiplayer Online Role-Playing Games), pra me lojėrat online nė tė cilat njeriu, i pėrfaqėsuar nga njė avatar (figurė loje), zgjidh detyrat nga mė tė ndryshme nė njė botė vazhdimisht aktive virtuale. MMORPG-tė ndėrtojnė njė botė virtuale komplekse me njė numėr tė madh mundėsish pėr tė lėvizur brenda saj. Njė lojė e kėtillė pothuajse nuk ka fund. Gjatė vazhdimit tė lojės detyrat bėhen gjithnjė e mė kėrkuese e mė lidhėse, me ē’rast njeriu bashkohet me tė tjerėt, ngase ka nevojė pėr mbėshtetje. Krijohet njė ndjenjė e pėrkatėsisė sė pėrbashkėt, lojtari fiton respekt e nder, mirėpo edhe presion pėr shkak tė detyrave e angazhimeve, me ē’rast pushimi bėhet thuajse i pamundshėm. Ai qė luan vetėm pak, nuk mund ta zhvillojė mirė avatarin e tij dhe mbetet jointeresant pėr tė tjerėt.



Rreziqet nga pėrdorimi i tepruar

Njė angazhim i tepruar me ofertat e internetit mund tė shkaktojė probleme tė ndryshme.

- Ashtu si edhe te aktivitetet tjera, edhe kėtu vlen e njėjta rregull: Sa mė shumė kohė tė tė marrė angazhimi me ofertat e internetit, aq mė pak kohė tė mbetet pėr fushat e tjera tė jetės. Kėshtu paraqiten pėr shembull rreziqe pėr marrėdhėniet shoqėrore, pėr zhvillimin e kompetencave sociale ose pėr aftėsitė e suksesit nė shkollė ose nė punė. Te disa forma pėrdorimi vėrehet tė shkaktohen edhe probleme financiare.

- Ndėr tė tjera dėmtohet edhe shėndeti fizik, si pėr shembull mund tė paraqiten dėmtime nė sjellje, probleme nė sistemin e tė ushqyerit, dhimbje koke si dhe vėshtirėsi nė tė shikuarit.

- Mund tė zhvillohet njė vartėsi (krahaso pjesėn “Vartėsia online: pėrkufizimi dhe simptomat”). Ashtu si edhe te ēdo vartėsi tjetėr, kalimi nga pėrdorimi pa probleme nė njė pėrdorim me probleme e nė vartėsi ėshtė shumė i mundshėm dhe thuajse i paevitueshėm.

- Nė mėnyrė tė veēantė janė tė rinjtė ata qė kėrcėnohen nga zhvillimi i vartėsisė, sepse tek ata, pjesa e pėrparme e trurit e cila ėshtė pėrgjegjėse pėr rregullimin e sjelljeve e tė emocioneve, akoma nuk ėshtė zhvilluar plotėsisht. Pėr kėtė arsye ata edhe disiplinohen mė vėshtirė dhe prandaj edhe kanė nevojė pėr mbėshtetjen e edukatorėve (prindėrve) tė tyre.

- Po ashtu edhe pėrmbajtjet kanė ndikim mbi pėrdoruesit dhe mund tė paraqesin njė rrezik. Kjo vlen pėr shembull pėr pėrmbajtjet me karakter dėmtues pėr tė rinjtė, tė cilat mund tė ndikojnė negativisht mbi zhvillimin social e psiko-seksual.



“Vartėsia nga tė qenėt online”: pėrkufizimi dhe simptomat

Nuk ka ndonjė koncept pėrgjithėsisht tė pranueshėm pėr ta shėnuar ēėshtjen e vartėsisė nga format e pėrdorimit tė internetit. Pėrdoren pėr shembull termat “pėrdorimi patologjik i internetit”, “vartėsia nga interneti” ose edhe “vartėsia online”. Termi “vartėsia online” pėrshtatet mirė pėr tė theksuar se lidhja e vazhdueshme me rrjetin shpreh njė aspekt me rėndėsi tė vartėsisė.

Vartėsia online nuk ėshtė njė vartėsi materiale, d.m.th. nuk merren substanca psiko-aktive nė organizėm. Efekti krijohet pėrmes ndryshimeve trupore biokimike, qė lėshohen nga njė qėndrim a sjellje e tepruar.

Nė ndėrrimin e mileniumeve nėpėr qarqe profesionale akoma ishte shumė e paqartė, nėse pėrdorimi i tepruar i internetit tė vlerėsohej si vartėsi patologjike ose si ves a pasion, kėshtu qė sot para sė gjithash termi pasion gjithnjė e mė shumė duket mė i pranueshėm nė bazė tė pėrvojave nė praktikėn (klinike). Sistemet e njohura tė klasifikimit (ICD-10, DSM-IV) deri mė tani pasionin online nuk e kanė klasifikuar si ērregullim tė mėvetėsishėm.

Karakteristike pėr njė pasion online janė: njė dėshirė e fortė pėr ta pėrdorur internetin, njė humbje kontrolli mbi pėrdorimin, njė rritje kohore e pėrdorimit, njė ngushtim i interesave kah interneti, simptomat si p.sh. nervoza nė rast tė mospėrdorimit tė internetit, shfaqjet e veēimit dhe izolimit si dhe njė pėrdorim i vazhdueshėm edhe pėrkundėr efekteve tė dėmshme. Nuk duhet tė jenė tė gjitha kėto simptome tė pranishme pėr tė folur pėr njė pasion online.



Koha online si kriter?

Koha e pėrdorimit nuk ofron ndonjė pikėmbėshtetje tė qartė qė do tė na mundėsonte diagnostifikimin e njė konsumi problematik ose tė njė pasioni online. Njė studim zviceran (Eidenbenz, 2001) ka konstatuar se tė dhėnėt pas internetit mesatarisht 35 orė nė javė i kalojnė nė internet jashtė angazhimit profesional. Megjithėkėtė, madje edhe mė pak se 35 orė nė javė tė kaluara nė internet mund tė shkaktojnė ndikime negative ose tė jenė tė lidhura me simptome vartėsie. Dhe jo secili pėrdorim i tepruar ėshtė i barabartė me vartėsinė. Shumė tė rinj kanė faza nė tė cilat disa veprime i shfaqin nė mėnyrė tė tepruar dhe pas njė kohe ata largohen prej tyre.



Vartėsia nga droga dhe vartėsia nga interneti: dallimet dhe pikat e pėrbashkėta

Ngjashėm si me alkoolin, por ndryshe nga shumė substanca qė ndikojnė psiko-aktivisht, interneti gjendet shumė lehtė dhe nė tė shumtėn e rasteve ėshtė jo i shtrenjtė.

Pėr dallim prej drogave ilegale, nė shoqėrinė tonė ky mjet pasioni, pra kompjuteri, vlerėsohet si shumė pozitiv; njohuria rreth potencialit dėmtues tė tij nuk theksohet gjithaq.

Rreziqet prej helmueshmėrisė ose ndonjė vartėsie trupore siē janė ato nga alkooli ose drogat e tjera, natyrisht se nuk ekzistojnė te pėrdorimi problematik i internetit. Mirėpo, pėrkundėr kėsaj, mund tė shfaqen ērregullime nė sjellje ose probleme tė syve nga pėrdorimi i tepruar i tij.

Sa u takon simptomave, kritereve diagnostike dhe lėngimeve pėrcjellėse pasioni online dhe vartėsia nga substancat janė tė krahasueshme. Te tė dyja rastet, nga pėrdorimi i tepruar i tyre shkaktohen ndryshime nė qendrėn shpėrblyese tė trurit, qė shpie deri te ajo qė tė mos jenė tė mjaftueshme situatat e pėrditshme tė shpėrblimit.

Po edhe reaksionet tipike tė tė prekurve ndaj situatės sė tyre janė analoge: Shpeshherė problemi ndrydhet dhe nėnvlerėsohet. Shpesh shfaqet njė ndryshim kur personat nga mjedisi bėjnė shtypje apo shtrėngim mbi kėtė.



Si mund tė njihet pėrdorimi i dėmshėm i internetit?

Simptomat e njė pėrdorimi problematik tė internetit janė:

• Ngushtimi i hapėsirės sė sjelljeve: Sjellja dhe mendimi pėrqendrohen te pėrdorimi i internetit, ndėrkohė qė interesimi pėr angazhimet tjera tė kohės sė lirė pakėsohet.

• Zmbrapsja sociale, shpėrfillja e marrėdhėnieve sociale jashtė internetit.

• Dėshira mė intensive, thuajse e pakontrolluar, pėr ta pėrdorur internetin (humbja e kontrollit), shkalla e pėrdorimit nėnvleftėsohet.

• Zhvillimi i tolerancės: shtimi i kohės sė qėndrimit online (mė shpesh dhe mė gjatė).

• Nervoza dhe agresiviteti me rastin e largimit nga pėrdorimi i internetit.

• Shmangie e bisedave rreth formės sė pėrdorimit tė internetit.

• Ndrydhje e ndjenjave negative: Pėrdorimi i internetit shihet si njė pėrpjekje pėr rregullimin e ndjenjave negative, nė kuptim tė njė strategjie shmangėse pėr kapėrcimin e stresit. Njė pėrdorim kompensues i ofertave tė internetit (zėvendėsim pėr jetėn reale, shpesh me synim pėr rregullimin e ndjenjave) ėshtė problematik, pėrkundėr njė pėrdorimi komplementar (plotėsim i pėrvojave reale tė jetės).

• Rėnie e suksesit/probleme nė shkollė dhe/ose nė punė.

• Ndryshim i ritmit ditė-natė, ndryshim i mėnyrės sė ushqimit, ndryshime peshe, probleme nė sjellje, ngarkim i syve, stėrlodhje etj.





Parandalimi, identifikimi nė kohė dhe trajtimi

Parandalimi i pėrdorimit tė tepruar tė ofertave tė internetit akoma ėshtė nė fillim tė zhvillimit tė tij dhe thuajse nuk ka akoma ndonjė punim hulumtues rreth kėsaj. Specialistėt nga lėmi i parandalimit tė vartėsisė, edukimi medial dhe institutet kėshilluese janė duke reaguar nė situatat, me tė cilat ndeshen, dhe janė duke i pėrpunuar tė dhėnat e para nė kėtė drejtim.



Parandalimi

Duke marrė parasysh faktin se nė shumė vende pune nuk mund tė mendohet mungesa e internetit dhe se ai madje edhe nė kohė tė lirė ofron shumė mundėsi pėrdorimi pozitiv, na bėhet e qartė se qėllimi i parandalimit duhet tė jetė pėrdorimi i kontrolluar dhe komplementar i internetit, e jo abstenimi (heqja dorė prej tij).

Natyrisht se edhe tė rriturit duhet t’i nėnshtrohen parandalimit, mirėpo fėmijėt dhe tė rinjtė janė njė grup caku me rėndėsi tė veēantė. Pėrcjellja e kėtyre personave nga ana e tė rriturve, i mbėshtet kėta qė tė zhvillojnė forma pėrdorimi tė matura. Shumica e tė rriturve kanė njė deficit tė qartė dije e pėrvoje krahasuar me tė rinjtė. Mirėpo nuk ėshtė e nevojshme qė prindėrit ose mėsuesit tė dinė e tė munden aq sa dinė e munden tė krisurit e rinj. Pėr mė tepėr, kuptim kanė interesimi dhe biseda rreth asaj se ēfarė bėjnė tė rinjtė me internetin, si dhe masat pėr njė pėrdorim tė matur e komplementar tė tij.

Rregullat pėr pėrdorimin e internetit (p.sh. sasia kohore nė javė), njė menaxhim kohe kuptimplotė e i pėrshtatshėm sipas moshės si dhe njė kujdes ndaj statusit tė krijimit tė kohės sė lirė pa internet e me takime dhe marrėdhėnie “reale”, pėrbėjnė aspektet qendrore nė kėtė drejtim. Si nė familje ashtu edhe nė shkollė mund tė mėsohen bazat e njė pėrdorimi komplementar (e jo kompensues). Me rėndėsi ėshtė tė forcohen kompetencat e edukimit tė pėrshtatshėm tė personave nė fjalė.

Nė parandalimin e pėrdorimit problematik tė ofertave tė internetit kontribuojnė mjaft edhe pėrforcimi i faktorėve mbrojtės (si p.sh. vlerėsimi i vetvetes, kompetencat sociale) si dhe rrėnimi i faktorėve kėrcėnues (si p.sh. strategjitė qė shmangin kapėrcimin e konflikteve e tė stresit, depresioni, pritjet jorealiste nga interneti, ankthet e shqetėsimet sociale etj.).

Mundėsitė teknike, si fjala vjen, pengimi i disa faqeve tė internetit ose kufizimi i kohėve tė lojės janė elemente qė mund tė ndikojnė nė parandalim. Po edhe firmat e zhvillimit tė lojėrave kompjuterike do tė kishin mundur tė ndihmojnė nė shmangien nga pėrdorimi i tepruar pėrmes pėrshtatjes sė kushteve tė lojės (p.sh. avatarė, qė kėrkojnė pauza). Me anė tė PEGI (Pan European Game Information) industritė e prodhimit tė lojėrave japin udhėzime mbi paketimet e produkteve se cila lojė cilės moshė i pėrshtatet.

Shumė aktivitete parandalimi mund tė kontribuojnė nė avancimin e kompetencės mediale. Me kėtė rast pėrdoruesit duhet tė pėrkrahen nė drejtim tė ndėrtimit tė pritjeve realiste nga interneti, e sidomos nė kontekst me pritjet nga marrėdhėniet sociale dhe nga mundėsitė e rregullimit emocional. Ofrimi i njohurive se si interneti mund tė pėrdoret ekonomikisht nė mėnyrė kuptimplote dhe tė sigurt, ėshtė njė aspekt tjetėr pėr t’iu shmangur shfrytėzimit tė tepruar.



Identifikimi nė kohė dhe trajtimi

Prindėrit dhe personat e tjerė pėrreth janė tė parėt tė cilėt nė tė shumtėn e rasteve mund tė vėrejnė se pėrdorimi i internetit ka dalė jashtė kontrolli. Veēimi social shpesh ėshtė njė simptomė e parė pėr pėrdorimin problematik, simptomat tjera do tė shėnohen mė pas nė tekst. Tė prekurit shpeshherė nuk e konsiderojnė sjelljen e tyre si problematike. Prandaj edhe nevojitet reagimi i njerėzve qė janė pėrreth tyre.

Lidhur me shfrytėzimin e tepruar tė internetit akoma nuk ekzistojnė pėrvoja tė gjata kohore. Largimi i plotė nga “hardwari”, duke marrė parasysh pozitėn e kompjuterit para sė gjithash nė botėn e biznesit, thuajse ėshtė i pakapshėm dhe madje edhe nė lėmin e kohės sė lirė kjo do tė ishte njė shkurtim i madh. Pėr qėllim duhet tė kihet rimėsimi i njė pėrdorimi tė kontrolluar dhe komplementar. Preferohet qė nė kėtė tė pėrfshihen edhe anėtarėt tjerė tė familjes dhe sipas situatės edhe rrethi mė i gjerė.

Qendrore duhet tė jetė reduktimi (pakėsimi) i kohės sė shfrytėzimit pėrmes metodave tė vetė-kontrollit. Mundėsitė teknike tė pengimit tė faqeve tė internetit ose kufizimit tė kohės online mund vetėm tė ndihmojnė akoma mė shumė nė kėtė drejtim. Zhvillimi dhe rizbulimi i trajtimit real tė kohės sė lirė fiton njė pozitė e kuptim tė veēantė nė kėtė aspekt. Varėsisht sipas situatės, madje edhe njė fazė e abstenimit (largimit tė plotė) mund tė jetė efektive dhe e nevojshme (trajtim i mbėshtetur nė abstenim).

Gjatė kėshillimit ose trajtimit me rėndėsi ėshtė tė diskutohet se cilat efekte i ka pėrdorimi i internetit te personi i prekur dhe tė zhvillohen mundėsi alternative si p.sh. pėr rregullimin e afektit. Jo rrallė pas shfrytėzimit tė tepruar tė internetit qėndrojnė edhe probleme psikike si pėr shembull njė depresion. Kėto vėshtirėsi bazė duhen marrė parasysh me rastin e trajtimit tė problemit tė pėrdorimit tė tepruar e problematik tė internetit.