PDA

View Full Version : Pėrgatituni pėr diell


PuffetiNa
06-06-2010, 17:27
http://www.botasot.info/img/pergadituni_7.jpg
Nėse tri herė nė javė pesė minuta i kaloni nė diell dhe zbuloni 5% tė trupit tuaj, organizmi juaj do tė krijojė aq vitamina D sa i duhen pėr tė aktivizuar sistemin imun, mbrojtjen e shėndetit tė eshtrave dhe tė dhėmbėve, si dhe do tė parandaloni sėmundjet e indeve tė eshtrave. Mė shumė se 20 minuta nė diell nuk shton efektet e dobishme tė vitaminės D, prandaj nė kėtė mėnyrė shtohet mundėsia e dėmtimit tė lėkurės. Ja ēfarė duhet tė dini, nėse gjatė kėtij sezoni keni vendosur qė kohėn ta kaloni nė diell. Dielli ėshtė mik, por vetėm nė distancė
Shton prodhimin e endofrinės, prandaj ndihemi gėzueshėm dhe tė rehatuar.
Ėshtė pėrgjegjės pėr sintezėn e vitaminave D.
Qetėson procesin e infektimeve nė lėkurė.
Shpejton metabolizmin, shton djersitjen dhe sekreton toksinėn.
Ekspozimi nė diell pa kontroll mund tė shkaktojė kancerin. Rrezet e dėmshme depėrtojnė nė lėkurė.
Kėto rreze depėrtojnė thellė nėn lėkurė, ndėrsa kėtė ndikim tė dėmshėm nuk e ndiejmė menjėherė.
Tė njėjtat rreze formojnė njė sasi tė madhe tė tė ashtuquajturve radikalė tė lirė, tė cilėt shkatėrrojnė elastin dhe kolagjenin, lėkura humb volumin, bėhet e thatė dhe lajmėrohen rrudhat.
Rrezet ultra violete (UVA) janė shkaktar i reagimeve tė alergjisė, ngase bllokojnė mbrojtjen imune dhe ngadalėsojnė regjenerimin e lėkurės.
Rrezet tjera absorbohen nė lėkurė duke shkaktuar skuqje dhe ėnjtje.
Dielli shkakton sekretimin e sebumit, prandaj nėse lėkura nuk ėshtė e pėrgatitur shpeshherė lajmėrohen akne.
Lyeni lėkurėn ēdo dy orė
Pėr sa kohė do tė jeni tė sigurt nė diell, varet nga lloji i lėkurės suaj. Nėse pa kurrfarė mbrojtje nė lėkurėn tuaj, ajo skuqet pėr pesė minuta, nėse vendosni krem kundėr skuqjes, kjo kohė do tė zgjatet nė 50 minuta, derisa me njė krem kundėr skuqjes sė menjėhershme do tė mund tė qėndronit nė diell deri nė 150 minuta. Mirėpo, pa marrė parasysh, qė lėkura dhe shėndeti juaj tė jetė i tė sigurt, ju sugjerojmė qė lėkurėn tuaj gjatė qėndrimit nė diell ta lyeni sė paku ēdo dy orė.
Edhe veshja ėshtė njė faktor mbrojtės
Vishni rroba nga materiali i dendur.
Bluza me duar tė gjata.
Kapelė me buzė tė gjėra.
Po ashtu ekzistojnė edhe kostume tė banjės me faktorė mbrojtės nga rrezet e diellit.
Tri lugė krem pėr gjithė trupin
Sipas tė dhėnave tė institutit britanik pėr hulumtimin e kancerit, faktori mbrojtės do tė ketė ndikim vetėm nėse nė lėkurė shtoni 36 g krem, e cila ėshtė baras me dy lugė tė kafesė, qė duhet t’i vendosni nė fytyrė dhe nė qafė, ndėrsa dy lugė tė supės nė gjithė trupin. Mė pak se kjo sasi nuk do tė ketė efektin e duhur dhe nuk do t’ju mbrojė.
Nė diell gjithmonė pa parfum
Deodorantėt, disa pėrgatitje kozmetike dhe parfumet, nė kontakt me diellin mund tė sjellin reagime tė pakėndshme tė lėkurės apo tė njė pigmentimi tė pėrgjithshėm. Prandaj, gjithsesi duhet shmangur vėnien e kėtyre prodhimeve nė lėkurė para rrezitjes. Po ashtu duhet tė keni kujdes nėse merrni vitamina apo shtojca tjera.
Syzet e diellit,shumė tė dobishme
Shikimi nė diell pėr njė kohė tė gjatė mund tė shkaktojė kataraktin, dhe shumė sėmundje qė sillen rreth syve, sėmundje kėto qė mund tė sjellin deri tek verbėrimi total. Pėrpos kėsaj, lėkura qė gjendet rreth syve ėshtė shumė e ndjeshme, e kur nuk keni syze tė diellit, zakonisht rrudheni, prandaj rrudhat rreth syve bėhen edhe mė tė dukshme.
Sipas standardeve, syzet e mira tė diellit bllokojnė sė paku 70% tė rrezeve tė diellit ultra violete. Prandaj, mos i blini nėse nuk posedojnė njė dokument i cili ju mbron nga rrezet ultra violete. Po ashtu duhet ta dini se kėto rreze depėrtojnė nga retė dhe mund tė digjeni edhe gjatė ditėve tė vranėta gjatė verės dhe pranverės.
Nėse keni 50 bengje
Sidomos duhet tė keni kujdes nėse nė trup keni mė shumė se 50 bengje, nėse nga rrezet e diellit ju janė lajmėruar njolla, nėse ndonjėherė ju janė shfaqur fshika nė lėkurė apo keni pasur temperaturė tė lartė, kjo ndodh ngase dikush nga familja juaj ka vuajtur nga kanceri i lėkurės.
Nėse vėreni ndonjė ndryshim tė ngjashėm, drejtojuni dermatologut.