PDA

View Full Version : T'i kesh kėto vese, plakesh 12 vjet mė herėt


PuffetiNa
06-06-2010, 17:28
A e dinit qė konsumimi i duhanit, alkoolit, pasiviteti dhe mosushqyerja, mund t' ju plakin 12 vjet pėrnjėherėsh? Studimi i bėrė nga Universiteti Oslo pėrfshin 5 mijė persona tė cilėt u ndoqėn pėr 20 vjet me radhė bashkė me stilin e jetesės. Ndėrkohė bėhet e ditur qė 91 persona (29%) nga 314 tė pranishėm nė studim tė cilėt kanė shfaqur tė katėr veset kanė humbur jetėn gjatė periudhės sė studimit. Ndėrsa nga 387 persona tė shėndetshėm tė cilėt nuk kanė pasur asnjė nga kėta vese, vetėm 8 % prej tyre (32 persona) kanė humbur jetėn.
Ja si paraqiten veset e kėqija nė studimin e publikuar nė revistėn mjekėsore Archives of Internal Medicine: Konsumimi i duhanit. Konsumimi i alkoolit. Aktivitet fizik mė pak se dy orė gjatė javės Konsumimi i mė pak se tre here nė ditė i zarzavateve apo frutave
Ėshtė vėrtetuar se nėse gjithė kėta vese gjenden tek njė person, rritet risku i vdekjes dhe plakjes 12 vjet mė herėt se personat e shėndetshėm. Qeveria amerikane sugjeron ngrėnien e tė paktėn 4 kupave me fruta ose zarzavate nė ditė pėr tė rriturit dhe 2,5 orė ushtrime nė javė nė varėsi tė moshės dhe aktivitetit fizik tė personit. Mosha e 4 mijė e 886 pjesėmarrėsve nė studim ishte mbi 18 vjeē, mesatarja e moshės ishte 44 dhe pjesėmarrėsit ishin zgjedhur nė mėnyrė tė rastėsishme. Gjatė periudhės 20 vjeēare tė studimit sėmundjet e zemrės dhe kanceri paraqiten si disa nga shkaqet e vdekjes sė personave qė kanė pasur njė stil jetese tė shėndetshėm. Duke pohuar se njė stil i shėndetshėm jetese nuk do tė thotė qė tė gjithė do tė jetojmė mė gjatė, studiuesit thanė se zakonet e shėndetshme e rrisin mė tepėr kėtė mundėsi.