PDA

View Full Version : Vlerat e vitaminės D


PuffetiNa
08-06-2010, 12:36
http://www.botasot.info/img/vitamin-d_9.jpg
Instituti amerikan i Mjekėsisė ėshtė i pėrfshirė nė njė studim qė ka tė ngjarė tė rezultojė nė njė rritje nė konsumimin e rekomanduar ditor tė vitaminės D. Studimi tregon se vitamina D ndikon nė gati ēdo pjesė tė trupit dhe se niveli i ulėt i vitaminės D mund tė jetė me pasoja tė rėnda pėr shėndetin. Vitamina D qė pėrftohet nga rrezet e diellit, thithet nga organizmi nėpėrmjet lėkurės, dhe bllokohet kur njerėzit pėrdorin mbrojtėse diellore pėr tė shmangur prekjen nga kanceri nė lėkurė. Vitamina D gjendet edhe nė disa ushqime. Por ndėrsa njeriu vė dhjamė, vitamina D mbetet e bllokuar nė yndyrėn e trupit. Vitamina D ndihmon trupin pėr tė absorbuar kalcium, si dhe ndihmon pėr formimin dhe forcimin e kockave. Mungesa ekstreme e vitaminės D shkakton deformim e kockave tek fėmijėt dhe dobėsimin tek kockat e tė rriturve. Mjekėt rrallė i dallojnė kėto kushte. Por studimet e kanė lidhur mangėsinė e vitaminės D me njė numėr problemesh tė rėnda shėndetėsore, duke pėrfshirė sėmundjet e zemrės, disa lloje tė kancerit, osteoporozėn, diabetin, sėmundjen e Alzheimerit dhe disa ērregullime tė sistemit imunitar. Niveli i ulėt i vitaminės D ėshtė lidhur edhe me presionin e lartė tė gjakut. DR. Michael Irving thotė se vitamina D luan rol nė gjithė trupin. Rol aktiv, kjo vitaminė luan nė gjoks, nė prostatė, nė zorrėn e trashė dhe nėpėrmjet kėtij aktivizimi, Vitamina D ndihmon pėr tė mbrojtur trupin nga kanceret nė kėto organe, duke rregulluar mėnyrėn e rritjes dhe vdekjes sė qelizave. Instituti i Mjekėsisė, i cili kėshillon qeverinė mbi nė fushėn e shėndetit, pritet tė paraqesė rekomandime tė reja rreth sasisė sė vitaminės D. Sipas rekomandimeve tė tanishme, njė amerikan duhet tė marrė ēdo ditė 200 deri 600 njėsi tė vitaminės D. Por shumė ekspertė, duke pėrfshirė Dr Irwig, rekomandojmė pėr tė rriturit 1000 deri 2.000 njėsi vitamine D nė ditė, sasi qė mund tė plotėsohet vetėm duke marrė vitamina shtesė nė formė tabletash.