PDA

View Full Version : Si mjekohet migrena?


PuffetiNa
09-06-2010, 23:46
http://www.botasot.info/img/Si%20mjekohet_10.jpg

Rreth 8 pėr qind e meshkujve dhe 14 pėr qind e grave nė Shqipėri vuajnė nga dhimbja e kokės, siē njihet nė gjuhėn mjekėsore, migrena. Nė tė shumtėn e rasteve kjo sėmundje prek moshat 35 deri nė 45 vjeē. Tek gratė shpesh ajo ėshtė nė formė mė tė zgjatur dhe mė intensive. Por nuk pėrjashtohen mundėsitė e shfaqjes sė saj edhe te fėmijėt, 5 pėr qind e tyre vuajnė nga kjo sėmundje.Jo gjithmonė ndihma e mjekut mund tė ēojė nė parandalimin e kėsaj sėmundjeje tepėr shqetėsuese pėr njerėzimin. Shpesh vetėshėrbimi mund tė jetė shumė mė frytdhėnės se medikamentet e rekomanduara prej mjekut.
Migrena klasike:
Shfaqet zakonisht tek fėmijėt, adoleshentet ose te rinjtė. Ėshtė me e shpeshte tek femrat dhe ka karakter familjar. Kriza fillon me ērregullime vizuale (shkėndija ose deformim i objekteve), dhimbje pulsuese vetėm ne njė gjysmė te kokės (ne te majte ose ne te djathte), te vjella. Vazhdon 2-6 ore dhe pėrmirėsohet pas gjumit.
Migrena e zakonshme
Dhimbje koke unilaterale ose bilaterale, me ndjenjėn e te vjellės, por pa te vjelle dhe pa shqetėsime vizuale. Me e shpeshte tek femrat. Kriza fillon gradualisht dhe mund te zgjasė nga disa ore deri ne disa dite.
Migrena “me orar”
Dhimbje koke unilaterale (si djegie), retroorbital (mbrapa syve), shfaqet natėn. Me e shpeshte tek meshkujt e rinj (90%). Kriza fillon rreth 2-4 ore pasi ka rene te flejė, ka njė intensitet te larte qe te zgjon nga gjumi, i sėmuri loton vetėm nga njeri sy dhe paraqet kongjestin nazal. Zakonisht nuk shoqėrohet me probleme vizuale ose te vjella. Kriza vazhdon 20-60 min. pastaj pushon menjėherė dhe rishfaqet ditėn tjetėr ne te njėjtėn ore pėr disa jave me radhe. Pastaj mund te pushoje pėr disa muaj dhe te rishfaqet pėrsėri.
Shkaqet
Shkaqet e shfaqjes sė migrenės deri mė sot ende nuk janė bėrė plotėsisht tė njohura, edhe pse nė botė numri i njerėzve, qė vuajnė prej saj, ėshtė shumė i madh. Migrena ėshtė njė formė e veēantė e dhimbjes sė kokės, e cila mund tė zgjasė nga disa minuta deri pėr ditė me radhė. Me migrenė nėnkuptohen njė valė dhimbjesh akute, nė njė gjysmė tė kokės, shpesh tė shoqėruara nga tė vjella dhe marramendje. Shenjat e para janė shqetėsime vizive: fleshe dritash nė ajėr, shfaqen sidomos tek adoleshentėt ose moshat e reja, tė cilėt janė prestarė familjesh ku ėshtė prezente kjo sėmundje edhe tek anėtarėt e tjerė dhe sidomos tek femrat me probleme menstruale. Patogjenezia e migrenės ėshtė e lidhur me modifikimin e fluksit tė gjakut celebral, shkaktuar nga shqetėsime arterioale.
Spondiliatroza
Nė ndryshim nga migrena, spondiliatroza godet sidomos moshat e rritura, nuk trasmetohet nga familja dhe mund tė zgjasė nė njė kohė tė papėrcaktuar, duke shqetėsuar edhe gjumin e natės. Dhimbja ėshtė mė e shpėrndarė sesa nė rastin e njė migrene, duke u shtuar nė pjesėn e pasme tė kokės dhe sidomos nė nyjėn mes kokės dhe qafės. Shkaktohet lehtėsisht nga stresi, emocioni dhe tensioni dhe ėshtė e shpeshtė tek njerėzit depresivė dhe me ankth; ndaj njė nga metodat e kurimit ėshtė edhe psikoterapia, pasi kjo sėmundje lidhet mė emocionet intense.
Si mjekohet migrena
Mjekim
Gjate krizės:
a)Ergotamina (vetėm ose te shoqėruara me:
b)Kafeinė
c)Analgjezike (aspirine, acetominofen, ibuprofen)
Para krizave:
a)Ergotamine (1-3 mg oral cdo 30 min. deri ne 6 mg ne dite ose 12 mg ne jave)
b)kombinime terapeutike:
c)Cafergot ose Wigraine (1mg tartrat ergotamine + 100mg kofeine) jepet 2 tableta ne fillim te dhimbjes pastaj nga 1 tablete cdo 30 min, por jo me tepėr se 6 tableta.
d)Mjekim pėr largimin e ndjenjės te se vjellės:
e)Metoclopramid 10 mg
f)Trimethobenzamid 200 mg
Profilaksi
Zakonisht te sėmurėt qe kane me shume se 3 kriza ne jave.orur
a)Propranolol 60-240 mg/dite
b)Valproat 500-2000 mg/dite
c)Amitriplin 30-100mg/dite
d)Nifedipin 10-40 mg/dite
Terapia, si mund tė bėhet ajo
Terapia kundėr dhimbjeve tė migrenės bazohet nė pėrdorimin e antifiamatorėve jo me pėrbėrje steroidesh, si aspirina ose tė tjera tė ngjashme, duke i krijuar vetes kushte errėsire dhe qetėsie. Pėr ata qė vuajnė nga ngacmime tė shpeshta ėshtė e kėshillueshme njė terapi e plotė, e cila pėrfshin njė gamė tė gjerė ilaēesh si: propanol,metirsegide, pizotifene, amitriptilina e fenelzina. Teknikat mė tė fundit lidhur me “biofeedback”-un me anė tė tė cilit individi arrin tė kontrollojė tonin dhe kalibrin e damarėve tė gjakut.
Shkenca: Geni qė shkakton migrenėn
Nė vitin 1996 ėshtė zbuluar njė gen pėrgjegjės pėr transportimin e kalciumit nėpėr qelizat celebrale, i cili shkakton njė formė tjetėr migrne, e quajtur “migrene familjare” nėse ky gen nuk funksionon normalisht, lėvizjet e nivelit tė kalciumit reflektohen nė mosfunksionimin e disa neurotrasmetuesve, ngacmimi i tė cilave shkakton kėtė formė migrene. Tetė pėr qind
e meshkujve nė vendin tonė vuajnė nga migrena nė mėnyrė kronike. Sipas mjekėve specialistė, numri i tyre vjen nė rritje ēdo ditė, ndėrkohė qė shfaqja e sėmundjes ėshtė nė forma tė ndryshme. Ndėrkohė qė 10 pėr qind e femrave nė vendin tonė, vuajnė nga migrena. Numri i tyre ėshtė mė i madh, krahasuar me meshkujt, kjo sipas specialistėve pasi stresi, ėshtė mė i madh nė kėtė gjini.