PDA

View Full Version : Teknika e pastrimit tė dhėmbėve


PuffetiNa
11-06-2010, 14:21
http://www.botasot.info/img/teknika_11.jpg

Mėnyra mė e mirė dhe e pazėvendėsueshme pėr higjienėn oralė ėshtė pastrimi mekanik i dhėmbėve mė anė tė brushės!

Pėr mirėmbajtje tė mirė dhe korrekte ėshtė e domosdoshme qė t’u pėrmbahemi disa rregullave:

1. Pastrimi i dhėmbėve

• pas ēdo shujte (2 deri 3 herė nė ditė),

• ēdo herė dhe menjėherė pas konsumimit tė ėmbėlsirave

• gjithsesi ēdo herė para gjumit

• e pastrimit, sė paku 2 minuta

2. Zgjedhja e brushės me kokė tė vogėl dhe fije sintetike.

3. Gjithmonė pėrdoreni pastėn me fluor dhe mos e shpėrlani gojėn pas pastrimit.

4. Ndėrroni brushėn tuaj ēdo 3 deri katėr muaj.

5. Nuk ka brushė familjare! Ēdo anėtarė i familjes duhet ta ketė brushėn e vet.

Nėse nuk keni brushė apo pastė, shpėrlani gojėn me ujė apo ēamēakėz pa sheqer (sugar-free). Njė copė djathė ėshtė po ashtu e mirė pas ushqimit, meqė ka rol mbrojtės (por kjo nuk ėshtė zėvendėsim pėr pastrimin e dhėmbėve!). Pėr fėmijėt nėn moshėn 6*vjeēare, ekzistojnė pasta tė veēanta pėr fėmijė me mė pak fluor. Nga mosha 6-vjeēare e tutje, duhet pėrdorur pasta normale pėr tė rritur me fluor.

Prindėrit duhet tė kujdesen pėr fėmijėt e tyre qė t’i pastrojnė dhėmbėt rregullisht.

Teknika e pastrimit tė dhėmbėve

Janė disa metoda (teknika) pėr pastrimin e dhėmbėve, por varet se cilat i preferojnė dhe i propozojnė autorėt e ndryshėm.

Metoda sipas Stilmanit konsiston nė vendosje tė brushės nė kėnd prej 45° nė qafėn e dhėmbit 2 mm mbi gingivė, nė mėnyrė qė tė bėhet edhe masazhi i gingivės, ndėrsa autori Bass preferon qė fijet e brushės tė vendosen edhe nė sulkusin gingival dhe nė hapėsirėn interdentale, por pa presion. Mė pastaj bėhen lėvizje tė lehta poshtė-lart (pėr nofullėn e poshtme) ose lartė-poshtė (pėr nofullėn e sipėrme). Sipėrfaqja kafshuese pastrohet nė atė mėnyrė qė brusha vendoset nė kėnd tė drejtė me sipėrfaqen e dhėmbėve, kėshtu qė pastrimi i tyre tė bėhet me lėvizje prapa-para. Duhet theksuar se ēdo pjesė e vargut tė dhėmbėve duhet tė pastrohet sė paku 10-15 sekonda, ndėrsa e gjithė procedura e pastrimit tė dhėmbėve tė zgjasė 2 deri 3 minuta.

Brushat pėr dhėmbė

Funksioni kryesor i brushės sė dhėmbėve ėshtė mėnjanimi mekanik i materieve tė ndryshme nga sipėrfaqet e dhėmbėve: depozitimeve tė buta, mbetjeve tė ushqimit, baktereve. Nė kėtė mėnyrė pengohet formimi i pllakut dental, si faktor kryesor pėr shkaktimin e kariesit dhe tė parodontopatisė.

Gjatė zgjedhjes sė brushės duhet tė merren parasysh kėto veti:

Madhėsia - varet prej moshės dhe madhėsisė sė gojės, dhe nėnkuptohet se te fėmijėt e vegjėl preferohen brushat qė e kanė kokėn e vogėl. Preferohet qė koka e brushės tė mos jetė mė e madhe se 3 cm.

Cilėsia e fijeve. - Brushat mund tė jenė tė ndėrtuara nga fijet natyrore dhe sintetike. Fijet natyrore nuk preferohen pėr shkak tė mundėsisė sė grumbullimit tė baktereve nė kanalin e tyre, po ashtu sipėrfaqen e jashtme dhe majėn nuk e kanė tė lėmuar. Pėr pastrim tė dhėmbėve janė mė tė preferuara brushat, qė janė tė ndėrtuara nga fijet sintetike, ndėrsa maja e fijes ėshtė e rrumbullakėsuar dhe e lėmuar.

Te fėmijėt qė posa fillojnė t’i pastrojnė dhėmbėt, preferohet qė tė pėrdoret brusha me fije tejet tė buta.

Funksionaliteti. - Brushėn pas pėrdorimit duhet pastruar mirė dhe duhet mbrojtur nga kontaminimi dhe pluhuri. Para pėrdorimit brusha duhet tė jetė e tharė, pėr kėtė arsye ėshtė mirė qė tė pėrdoren dy-tri brusha sipas renditjes. Nėse dyshohet qė brusha juaj ėshtė pėrdorur nga dikush tjetėr, hidheni atė, nėse brushės i bien fijet, gjithashtu duhet ndėrruar. Mos e pėrdorni brushėn mė shumė se dy-tre muaj.

Brusha elektrike

Preferohet pėr pastrimin e dhėmbėve te fėmijėt me dėmtime tė sistemit motorik tė ekstremiteteve tė sipėrme. Karakteristikat e brushės elektrike:

1. Brusha elektrike nuk pastron mė shpejt se ajo e dorės.

2. Gjatė pastrimit tė sipėrfaqeve tė jashtme tė dhėmbėve duhet bėrė lėvizje tė vogla rrethore.

3. I rrituri qė mėson fėmijėn e paaftė ose ndonjė tė rritur me dėmtime tė sistemit motorik, mund ta bėjė kėtė mė sė miri me brushė elektrike.

Rrėmojėsja dhe peri dental

Rrėmojėsja pėrdoret pėr t’i larguar pjesėt e mbetura tė ushqimit ndėrmjet dhėmbėve. Ajo i pastron ato hapėsira ku brusha nuk mund tė hyjė, nė mėnyrė qė tė largohen depozitimet e buta.

Te fėmijėt e vegjėl nuk preferohet, pasi qė gjatė manipulimit tė pakujdesshėm tė saj, mund tė lėndohen.

Pėr moshat mė tė rritura preferohet edhe pėrdorimi i perit dental, i cili kėrkon kohė dhe mundim mė tė madh pėr tė mėsuar pėrdorimin e tij.

Preferohet qė tė pėrdoret njė herė nė ditė (nė mbrėmje), kur tė pastrohen dhėmbėt para gjumit.

- Merret rreth 50 deri 80 cm tė perit dental.

- Nė fillim mund tė ketė gjakderdhje dhe pak dhimbje. Por pas disa javėve ndalen gjakderdhja dhe dhimbja.

A ka ndonjė pėrjashtim kur nuk duhet pastruar dhėmbėt menjėherė pas ushqimit?

Pas konsumimit tė pemėve qė pėrmbajnė acid (p.sh. portokaj, kivi, mollė) ose sallata me uthull, nuk preferohet larja e menjėhershme e dhėmbėve pas ngrėnies, pėr arsye se acidi i shtresuar nė sipėrfaqe tė smaltit, gjatė fėrkimit tė brushės nė sipėrfaqe tė dhėmbit, shkakton demineraliziminn e tij. Nė kėto raste, mė mirė ėshtė qė tė shpėrlahet goja me ujė dhe tė pritet 30 minuta dhe pastaj mund tė pastrohen dhėmbėt me bru