PDA

View Full Version : Kujdesi pėr qerpikė dhe vetulla


PuffetiNa
15-06-2010, 08:42
http://www.botasot.info/img/Kujdesi_14.jpg
Qerpikėt e rinj dalin ēdo disa javė. Kujdesi shtėpiak ka rekomanduar maskėn klasike me anė tė vajit tė ricinit. Ajo mund tė jetė e dobishme, por ėshtė shumė jo praktike dhe ju me siguri nuk doni tė keni sy tė yndyrtė, tė njollosur dhe tė fryrė. “Talika Lipocils Expert” ėshtė i vetmi preparat pėr nxitjen e rritjes sė qerpikėve. Pas katėr javėsh qerpikėt bėhen mė tė dendur, mė tė errėt, mė tė gjatė dhe mė tė lakuar. Ky xhel pėrdoret lehtė sikur maskara apo lapsi i syve nė gjatėsinė e skajshme tė qerpikėve dhe pėrgjatė linjės sė rritjes, nė rrėnjė tė qerpikėve, nė mėngjes dhe nė mbrėmje nė lėkurė tė pastėr. Sapo tė thahet xheli, mund tė vendosni maskarėn apo ndonjė grim tjetėr. Efekt tė nyejt ka edhe “Lipocils” pėr rritjen e vetullave pėr vetulla mė tė dendura.

Mėnjanimi i grimit

Pėrdorni maskarė rezistuese ndaj ujit? Mos pėrdorni vajra pėr fėmijė, qė janė tė mira pėr prapanicėn e foshnjave, e kapakėt e syve tuaj do tė mbesin tė yndyrtė, tė irrituar dhe tė fryrė. Pėrdorni preparate pa yndyrė qė janė tė bėrė veēanėrisht pėr mėnjanimin e grimit, i cili nuk ka nevojė tė shpėrlahet.

Zgjatja e qerpikėve

Qerpikėt zgjaten me pėrdorim tė maskarės, me qerpikė artificialė ose me fije tė veēanta dhe i japin qerpikėve pamje mė tė gjatė dhe mė tė dendur. Sa u pėrket vetullave, ato mundeni t’i vizatoni me laps, por gjithmonė zgjidhni njė ngjyrė mė tė shndritshme se sa ngjyra natyrale e tyre. Njė trik i mirė ėshtė edhe vendosja me anė tė brushės sė pak hijes pėr sy. Mund tė pėrdorni edhe njė xhel tė tejdukshėm, i cili pėrmban mikrofije tė cilat kur vendosen nė linjėn e vetullave kombinohen me vetullat tuaja. Ato lehtė hiqen me njė mėnjanues tė thjeshtė grimi.

Lakimi i qerpikėve

Aparatet pėr lakimin e qerpikėve ndihmojnė qė qerpikėt tė duken mė tė gjatė dhe mė joshės dhe qė shikimi tė jetė mė tėrheqės. Lakuesit mekanikė shtrėngohen pėr pėrafėrsisht dhjetė sekonda dhe menjėherė pas lakimit bendoset maskara. Pėr njė lakim mė efektiv ekzistojnė edhe lakues me bateri tė cilėt punojnė me princip tė njėjtė sikur “figaro” pėr flokė. Efekti ėshtė edhe mė i shpejtė edhe mė i mirė.

Maskara

Vendosja e maskarės do tė thotė fundi i grimosjes. Duke pasur parasysh se a doni qė qerpikėt tuaj tė duken mė tė gjatė apo mė tė dendur, zgjidhni njė maskarė, e cila nė mėnyrė vizuale i zgjat apo ia shton vėllimin qerpikėve tuaj. Sė pari lyeni qerpikėt e poshtėm, qerpikėt e lartė i lyeni sė pari pėrmbi e pastaj pjesėn nėn tė. Nė mes tė dy shtresave tė maskarės qerpikėt i krihni me njė brushė tė thatė, tė cilėn e keni ruajtur prej maskarės sė mėparshme tė harxhuar. Mos vendosni mė shumė se dy shtresa pėr tė evituar gungat, njollosjen dhe dukjen e parregullt. Pėr dukje mė tė bukur tė syve dhe qerpikėve pėrdorni lapsin pėr sy, i cili ėshtė nė modė kėtė vit.