PDA

View Full Version : Ilaēi pėr djersitjen


PuffetiNa
15-06-2010, 08:43
http://www.botasot.info/img/Ilacii_14.jpg

Shenja tė lagjes nėn sqetulla, rrobat e ngjitura pėr trupi, nuk u vjen erė e mirė… Ana e errėt e verės? Nuk do tė thotė tė jetė ashtu. Ne ua zbulojmė disa truqe pėr freski tė qėndrueshme. Organizmi i njeriut ka mė se dy milionė gjėndra tė djersitjes dhe sillet sikur njė aparat klime. Kur temperatura e trupit rritet, njė pjesė e trurit e quajtur hipotalamus aktivizon djersitjen. Nė kėtė mėnyrė organizmi liron tepricėn e nxehtėsisė, materiet e dėmshme dhe toksinet. Shumė njerėz nuk e dinė se djersa nuk ka kurrfarė arome. Kur, megjithatė, vjen nė kontakt me bakteret nė sipėrfaqen e lėkurės dhe me disa materie qė gjenden nė rroba dhe nė ajėr, djersa fillon tė shpėrbėhet, dhe nė kėtė mėnyrė vje deri te kundėrmimi. Me mbajtje tė rregullt tė higjienės, me ushqim dhe me konsumim tė mjaftueshėm tė lėngjeve mund tė zgjidhet problemi i kundėrmimit.

Rregullat higjienike verore

Uji i ftohtė shpejton procesin e djersitjes, pra bėni dush me ujė tė vakėt dhe pėrdorni sapun me vlera neutrale ose tė mesme tė pH (5.5). Ato e mbrojnė mbėshtjellėsin mbrojtės acidik tė lėkurės dhe parandalojnė shumėzimin e baktereve nė sipėrfaqen e lėkurės. Pėr arsye se nuk do tė jeni nė gjendje tė bėni dush disa herė nė ditė, sa mė shpesh lani parakrahėt. Nė kėtė mėnyrė do tė freskoheni dhe do tė djersiteni mė pak. Rregullisht mėnjanoni qimet prej nėnsqetullave dhe prej ijėve. Djersa ndalet nė qime, dhe nė kėtė mėnyrė lehtė dhe pėrherė vjen nė kontakt me ajrin dhe bakteret. Nėn ndikimin e baktereve lirohet acidi 3-metil-2-heksanoik, i cili ėshtė shkaktari kryesor i kundėrmimit. Gjatė verės vishni vetėm rroba nga pambuku, liri dhe nga materiale natyrore. Ēdo ditė vishni rroba tė sapolara sepse bakteret tė cilat gjenden nė rrobat e palara shkaktojnė erėn e pakėndshme tė djersės. Antiperspirantet, deodorantet dhe kremrat pėr parandalimin e erės sė pakėndshme pasi qė tė keni bėrė dush nė nėnsqetulla tė pastra. Nė tė kundėrtėn do tė keni efektin e kundėrt – do tė shpejtoni djersitjen, e era do tė jetė edhe mė e pakėndshme.

Antiperspirantet janė shpėtim gjatė verės

Shumica e femrave mendojnė se antiperspiranti ėshtė njė emėr tjetėr pėr deodorantin. Por, ka dallime mes tyre. Antiperspirantėt kanė pėrbėrės tė cilėt mbyllin poret e lėkurės dhe parandalojnė djersitjen, e deodorantėt vetėm neutralizojnė erėn e pakėndshme. Pra, antiperspirantėt janė zgjidhje e duhur pėr verė.

Kur asgjė nuk ndihmon duhet vizituar mjekun

Pėr shumicėn e njerėzve djersitja ėshtė vetėm problem veror dhe mund ta zgjidhin atė nė mėnyrėn tė cilėn e kemi pėrshkruar. Por, 3% e banorėve tė botės ankohet pėr djersitje tė tepėrt tė ballit, nėnsqetullave, kėmbėve ose shuplakave tė duarve gjatė tėrė vitit, pavarėsisht nga temperaturat e jashtme dhe aktivitetit fizik. Nėse keni kėtė problem atėherė vuani nga hiperhidroza. Ajo mjekohet nė mėnyra tė ndryshme. Ndėr mė tė suksesshmet janė: Jontoferoza, mjekimi me laser dhe botoksi e nė raste mė tė rėnda edhe operacioni.