PDA

View Full Version : Disa nga cilesite e akullores ne trupin tone


SmiLey
20-06-2010, 14:26
http://img2.albimg.com/247_akullore_12_843959461.jpg
Ne Zelande te Re ka filluar studimi klinik i akullores, i cili pritet te ndihmoje ne evitimin e efekteve te pakendshme anesore te kimioterapise tek pacientet e semure nga kanceri.

E zhvilluar ne bashkepunim te kompanise se qumeshtit ‘Fonterra’ dhe universitetit te Oklendit, akullorja do te testohet ne menyre klinike, per t’u pare veprimi i saj ne luften kunder anemise dhe diarrese te shkaktuara nga kimioterapia. Akullorja e quajtur ‘ReCharge’ gjithashtu pritet te ndihmoje ne pengimin e humbjes se peshes dhe dobesimit te sistemit imun tek keta paciente.

Mjeket nga Zelanda e Re kerkojme 200 vullnetare te cilet ne dite do te hane 100 grame te kesaj akulloreje me shije dredheze. ‘ReCharge’ ka shenuar rezultate te mira ne testimet laboratorike dhe eshte verejtur se me perberjet e saj aktive, ne mase te madhe jane zvogeluar veprimet e kimioterapise ne humbjen e peshes dhe demtimin e mukozes se lukthit dhe zorreve. Rezultatet e studimeve klinike ne paciente pritet te zbardhen brenda nje viti.