PDA

View Full Version : Herpesi i buzėve


PuffetiNa
03-07-2010, 17:00
http://www.botasot.info/img/herpesi_4.jpg
Te ēdo grua buzėt janė zona mė sensuale, por edhe mė delikatja pėr shkak tė mungesės sė keratinės. Kur nuk ėshtė e pranishme kjo lloj substance, e cila i jep ngurtėsi lėkurės, buzėt duken tė buta dhe tė kuqe, e si pasojė janė mė tė ndjeshme dhe mė tė ekspozuara ndaj acarimeve tė mjedisit tė jashtėm. Por jo vetėm kaq. Armiku i tyre i vėrtetė quhet herpesi labial, njė nga patologjitė mė tė bezdisshme dhe tė sikletshme qė mund tė prekėsh. Bėhet fjalė pėr njė infeksion tė shkaktuar nga njė virus ngjitės, konkretisht nga virusi “herpes simplex” tipi 1, HSV-1. “Nė fillim shfaqet me njė uritemė, pastaj del flluska. Megjithatė simptomat janė tė ndryshme nga njė person te tjetri: ka nga ata qė ndiejnė siklet, pickime, ose djegie, madje nė disa raste herpesi jep edhe temperaturė. Me kalimin e kohės flluskat mund tė jenė hemorragjike. Mund tė ketė djegie, tė cilat duket sikur dhembin. Por nuk duhet tė shqetėsoheni, sepse gjithēka kalon brenda pak ditėsh”, shpjegon njė dermatologe. Shfaqja e herpesit u detyrohet edhe faktorėve fiziologjikė, si shtatzėnisė, ciklit menstrual, emocioneve tė ndryshme fizike dhe psikologjike, ose pranisė sė ērregullimeve nė ushqim. Zakonisht njė gjė e tillė ndodh kur jemi me pushime, pėr shkak tė grumbullimit tė stresit, ekspozimit tė tepėrt nė diell ose qėndrimit tė gjatė nė tė ftohtė. Menjėherė pas kėtyre episodeve shfaqet nė buzė kjo flluskė e bezdisshme. “Gjithmonė duhet tė kemi parasysh se kur shfaqet njė herpes, do tė thotė qė jemi tė lodhur, prandaj gjėja e parė qė duhet bėrė ėshtė tė adaptoni njė stil tjetėr jetese, mė tė qetė, tė ngadalėsoni ritmin dhe tė pushoni mė shumė. Por nėse kjo gjė ju ndodh kur jeni me pushime, atėherė kini parasysh se uji i kripur i detit, rėra dhe klori e ngadalėsojnė shėrimin dhe nė kėtė rast do tė ishte e nevojshme konsumimi i ushqimeve qė rrisin mbrojtjen”, shton dermatologia. Si kurohet herpesi labial? Sė pari ju duhet t’u drejtoheni produkteve farmaceutike, nė mėnyrė qė tė lehtėsoni dhembjet e bezdisshme qė lidhen me infeksionin, siē janė kremrat mbrojtės kundėr rrezeve tė dėmshme tė diellit. Pasi tė jeni kėshilluar me doktorin, ai mund t’iu urdhėrojė tė ndiqni njė terapi. “Pėr fat tė mirė kurat popullore tė gjyshes, si pėr shembull vendosja e njė sasie tė vogėl kolinozi mbi herpesin dhe lyerja me lėng limoni nuk preferohen mė. Sot pėrdoren terapi lokale ose pihen nga goja antiviralė pėr shtatė ditė”, shpjegon dermatologia. Nė pritje tė shėrimit tė plotė, pėr tė mos u ndier nė siklet, mund tė pėrdorni ndonjė truk tė vogėl. Nė treg, pėr shembull, ekzistojnė leukoplastė specialė, mbi tė cilėt mund tė aplikosh njė shkėlqyes ose njė tė kuq buzėsh. “Nė prani tė njė herpesi do tė ishte mirė qė tė shmangnit nė maksimum aplikimin e produkteve kozmetike mbi buzėt e ėnjtura, megjithatė njė pėrjashtim i vogėl mund tė bėhet, sigurisht nėse kjo gjė ju bėn tė ndiheni mė tė sigurta. Buzėkuqi nuk duhet pėrdorur asnjėherė mbi dhe pėrreth flluskave tė herpesit. Nė kėtė rast do tė ishte e udhės tė pėrdornit substanca pėrtharėse dhe mbrojtėse kundėr herpesit, qė favorizojnė shėrimin e tyre”, shpjegon doktoresha.

Hello Kitty
16-05-2012, 21:09
Per flluckat me uje qe krijohen nga ethet ose i ftohti behet fjale? Herpes -fjale pak e rende. Nuk i gjeten ndonje emer tjeter?

PuffetiNa
16-05-2012, 21:12
Per flluckat me uje qe krijohen nga ethet ose i ftohti behet fjale?

Po pra, anglisht s'di si i thone ... ! ;)

tété
20-07-2012, 13:27
Per flluckat me uje qe krijohen nga ethet ose i ftohti behet fjale? Herpes -fjale pak e rende. Nuk i gjeten ndonje emer tjeter?

Herpes quhet edhe ai :)