PDA

View Full Version : Sėmundje ngjitėse seksuale 1


Heily
05-07-2010, 13:41
Disa informacione pėr sėmdundjet ngjitėse seksuale mė tė shpeshta.
Ēka ėshtė HIV?

Shkurtesė e cila rrjedhė nga gjuha angleze dmth Human Immunodeficiency Virus -virusi njerėzor i cili dėmton sistemin e imunitetit. Ėshtė virusi qė e shkakton Aids apo Sidėn siq njihet tek ne. HIV e dėmton sistemin imun nė trup dhe personi me virus ėshtė i pambrojtur nga disa infektime. Personi i/e cili/a ėshtė HIV pozitiv nuk do tė thotė se vuan nga Aids. Mund tė shkojnė vite tė tėra deri sa HIV ta dėmton sistemin imun dhe personi tė sėmuret. Gjatė kėsaj kohe personi me HIV pozitiv mund tė jetojė me shėndet tė mirė me vite tė tėra pa zhvilluar Aids.

Ēka ėshtė AIDS (SIDA)?

AIDS rrjedh nga gjuha angleze Acquired Immunodefficiency Sindrom apo SIDA qe rrjedh nga gjuha frenge Syndrome d’Immuno Déficience Acquise. Nga tė dy emrat kuptohet se AIDS ėshtė sindromi i fituar nga virusi i cili dėmton sistemin e immunitetit. AIDS ėshtė njė kolekcion i infektimeve dhe kancereve tė ralla qė njerėzve me HIV pozitiv mund tė ju zhvillohen. Nėse njė person me HIV sėmuret me njėrėn nga kėto sėmundje tė veēanta atėherė do tė thotė se vuan nga AIDS. Shumė nga kėto organizma qė i shkaktojnė kėto sėmundje janė mjaft tė zakonshme dhe relativisht tė padėmshme pėr personat me imunitet tė shėndosh. Megjithatė, te personat me imunitet tė dėmtuar keqėsisht mund tė shkaktojnė sėmundje serioze dhe vdekje.

Si infektohen njerėzit me HIV?

Katėr mėnyrat kryesore pėr tu infektuar me HIV janė:

1-Duke pasur marrėdhėnie seksuale vaginale dhe anale pa pėrdorim tė kondomit me dikend qė ėshtė i/e infektuar me HIV
2-Duke marrė drogė me pajisje tė injeksioneve qė ėshtė e kontaminuar me gjak tė infektuar
3-Foshnjet gjatė shtatėzanisė nga nėnat e infektuara me HIV, gjatė lindjes apo ushqimit me gji.
4-Me injeksion apo transfuzionit me gjak nga personi i infektuar

HIV nuk ngjitet nga kontaktet sociale ditore si:

puthjeve nė faqe, prekjeve, pėrqafimeve, takimi me duar
larja nė pishinė, nga nevojtoret, enėt, lugėt/pirunėt apo ushimet qė pregaditen nga personi i infektuar me HIV
kollitja, teshja apo lotėt, kafshimet e insekteve apo kafshėve.

MARRĖDHĖNIET SEKSUALE

Ju mund tė infektoheni me HIV dhe infektime tė tjera seksuale nėse keni marrėdhėnie seksuale vaginale apo anale pa pėrdor kondom me dikend qė ėshtė i infektuar. Kondomi ju jap mbrojtje efektive kundėr HIV nėse keni marrėdhėnie seksuale. Kondomat poashtu mund tė ju mbrojnė kundėr infektimeve tė tjera seksuale poashtu edhe shtatėzanive tė padashura.

DROGA

Ju mund tė infektoheni me HIV dhe me viruse tė tjera tė gjakut si Hepatitin C nėse merrni drog dhe i ndani gjilėpėrat dhe shiringat me tė tjerėt. Nėse merrni drogė pėrdorni gjilpėrė dhe shiringė tė papėrdoruar ēdo herė dhe mos i ndani me tė tjerėt.

SHTATĖZANIA

Nėse jeni shtatėzanė dhe jeni tė infektuar me HIV, kujdesi i pėrshtatshėm para, gjatė dhe pas lindjes mund tė zvogėlojė rrezikun e transmetimit tė HIV nė fėmijėn tuaj 20 pėrqind nė deri nė njė pėrqind. Pėr ta zvogėluar mundėsin e transmetimit tė HIV ju mund tė:

1-merrni tretman me medikamente kundėr HIV gjatė shtatėzanisė
2-Lindni foshnjen me operacion
3-ta ushqeni fėmijėn me shishe nėse ėshtė e mundhsme sepse ėshtė e vėrtetuar qė ka mundsi 10 pėrqind qė HIV mund tė kalojė nga qumshti i nėnės

DHĖNJA DHE MARRJA E GJAKUT

Dhėnja e gjakut nė Britani tė Madhe ėshtė e sigurt. Tė gjitha pajisjet janė tė sterilizuara dhe pėrdoren vetėm njėherė. Tė gjitha prodhimet, organet dhe indet pėr transplantim analizohen pėr antitrupat e HIV. Prodhimet e gjakut poashtu trajtohen nxehėsitje pėr tė shkatruar HIV. Kėshtu qė tani pėr tani rreziku pėr tu infektuar nga HIV nga transfuzioni i gjakut nė Britani tė Madhe ėshtė i papėrfillshėm.

ANALIZA E HIV

Diagnoza e HIV zakonisht bėhet me analizė tė gjakut, qė njihet si analizė pėr antitrupa tė HIV apo analizė e HIV. Kur bėhet kjo analizė kėrkohen antitrupa tė formuar nga sistemi imun nėse HIV ėshtė prezent. Kur njė person infektohet nga HIV mund tė shkojė deri nė tre muaj qė sistemi i imunitetit tė prodhojė mjaft antitrupa pėr tu lajmruar nė gjak. Kjo periudhė quhet periudhė tremujorshe apo serokonverzion. Nėse antitrupat gjinden nė gjak, rezultati i analizės njihet si pozitiv. Kjo do tė thotė se personi ėshtė HIV pozitiv. Nėse antitrupat nuk gjinden rezultati i analizės njihet si negativ. Kjo do tė thotė qė personi ėshtė HIV negativ, pėrderisa analiza ėshtė bėrė pas periudhės tre mujorshe.