PDA

View Full Version : Mushkonjat, makth veror


SEa
06-07-2010, 14:06
Mushkonjat, makth veror
Mushkonjat janė insektet qė shqetėsojnė mė shumė njerėzit gjatė sezonit veror.



Sėmundjet dhe shqetėsimet qė shkaktohen nga insektet, rreziku prej tė cilave ėshtė mė i madh gjatė stinės sė verės, pėrbėjnė njė problem tė rėndėsishėm pėr shėndetin publik. Insektet jo vetėm bezdisin, por transmetojnė sėmundje tė ndryshme tek njerėzit.


Por, gjatė sezonit veror, mushkonjat janė insektet qė shqetėsojnė mė shumė njerėzit. Ndaj, mjekėt dermatologė kėshillojnė njerėzit tė mbrohen sa mė shumė nga ato, pasi janė shkaktare tė infeksioneve tė lėkurės. Nga ana tjetėr, sipas mjekėve, kujdes duhet tė tregohet edhe ndaj tė gjithė insekteve tė tjera, pasi jo vetėm mushkonja ėshtė transmetuese infeksionesh.


Mjekėt kėshillojnė qė pėr tė evituar futjen e mushkonjave nė mjediset e brendshme, njerėzit duhet tė vendosin rrjeta nė dritare dhe dyer nėpėr banesa, hotele, mjedise publike, shkolla, kopshte, ēerdhe, spitale, institucione publike etj. Reduktimi i aktivitetit nė mjediset e jashtme, sidomos pėr fėmijėt, nė orėt e pikut tė aktivitetit tė mushkonjave, mėngjes dhe mbrėmje, mund tė ndihmojė gjithashtu nė shmangien e pickimeve prej tyre.


Por, specialistėt vėnė theksin tek eliminimi i ujėrave tė ndenjura nė banesa, bodrume dhe pėrreth tyre, por dhe i pjatave e vazove tė luleve, ndėrsa ėshtė i nevojshėm pastrimi i shpeshtė i pusetave dhe i zonave tė shkarkimit tė ujėrave tė tyre.


Shatėrvanėt dhe akuariumet dekorative nė mjediset publike dhe shtėpiake duhet tė mbahen tė pastra, pohojnė specialistėt. Sipas tyre, kujdes duhet tė tregohet nė eliminimin e pellgjeve e gropave me ujė, qė krijohen gjatė punimeve tė ndėrtimit tė godinave nė zonat urbane, ose trajtimi i tyre me larvicid, nga ana e firmave tė ndėrtimit.


Por, veēanėrisht ata qė parapėlqejnė qėndrimin e gjatė nė natyrė, sikurse shėtitjet nė pyll, mal, plazh, etj, duhet tė jenė tė kujdesshėm nga pickimet e mushkonjave, akrepat, rriqrat, etj. Ndaj, ėshtė mirė qė nė vende ku ka mushkonja njerėzit tė pėrdorin kremra, apo substanca qė i largojnė ato, pohojnė mjekėt.


Nė tė gjithė globin numėrtohen rreth 2 mijė lloje mushkonjash (insekte fluturuese me dy krahė), qė gjenden qė nga zonat e ulėta deri nė majat e larta tė maleve. Disa prej mushkonjave janė nė gjendje tė injektojnė mikroorganizma infektues dhe tė transmetojnė sėmundje tė ndryshme si, malarien, Chikungunjen, ethet e Verdha, ethet Dengue, filariozėn, ethet e Nilit Perėndimor, etj.


Mushkonja e zakonshme e shtėpisė ėshtė Culex pipiens. Llojet qė transmetojnė malarien i pėrkasin gjinisė Anopheles dhe gjinisė Aedes