PDA

View Full Version : Tirana do tė pėrballet me skuadrėn hungareze Zalaegerszegi Torna Egylet (ZTE) nė Euro


SEa
07-07-2010, 16:00
Tirana do tė pėrballet me skuadrėn hungareze Zalaegerszegi Torna Egylet (ZTE) nė Europa League
Kundėrshtari i Tiranės nė Europa League, Zalaegerszegi Torna Egylet (ZTE), u rendit nė vendin e pestė sezonin e kaluar nė kampionatin hungarez, duke koleksionuar 53 pikė nė 30 ndeshje.



Kundėrshtari i Tiranės nė Europa League, Zalaegerszegi Torna Egylet (ZTE), u rendit nė vendin e pestė sezonin e kaluar nė kampionatin hungarez, duke koleksionuar 53 pikė nė 30 ndeshje (15 F, 8B, 7H).


President i skuadrės ėshtė Ferenc Nagy, ndėrsa trajner ėshtė Janosh Csank (54 vjeē), njė ish-portier dhe njė nga trajnerėt mė tė suksesshėm nė Hungari (ish-trajner i Ferencvaroshit). Fanellat zyrtare i ka tė bardha. Ndeshjet i luan nė stadiumin “Ground ZTE Arena” (14 mijė vende).


Zalaegerszegi Torna Egylet ėshtė ekipi i qytetit hungarez Zalaegerszeg, nė kohėn kur ishte ende gjallė perandoria austro-hungareze. Ėshtė themeluar nė vitin 1912 (Tirana, nė vitin 1920). Skuadra bėri bujė nėn drejtimin Jozef Vadash. Historia nė kampionat nis nė vitin 1924, kur Zalaegerszegi ishte pjesė e kategorisė sė dytė hungareze.


Nė vitin 1934 fitoi titullin e kėtij kompeticioni dhe u bė pjesė e elitės sė futbollit hungarez. Me fillimin e Luftės sė Dytė Botėrore, nėn regjimin e admiralit Miklos Horthi, fusha dhe pajisjet e skuadrės u konfiskuan. Pas luftės, nė vitin 1957, ZTE u shkri me dy ekipe tė tjera lokale, duke sinjalizuar rilindjen e klubit. Nga ai vit deri nė fillim tė viteve 1990, ZTE nuk ishte njė ekip me pretendime. Kampionati dominohej nga klubi i kryeqytetit hungarez, Ferenvarosh i Budapestit.


Nė vitin 1994, ZTE fitoi njė vend midis ekipeve mė tė mira tė Hungarisė, ndėrsa nė sezonin 2001-2002 fitoi titullin e parė kampion, duke lėnė pas Ferencvaroshin. Shkėlqimi zgjati shumė pak, pasi u rendit nė sezonet pasardhėse nė vendet e ulėta tė renditjes.


Nė historinė e saj ndėrkombėtare, ZTE eliminoi nė Ligėn e Kampionėve kampionet e Kroacisė, NK Zagreb (me gol nė fushėn kundėrshtare) nė turin e dytė dhe nė turin e tretė takoi Manēester Junaitid, duke arritur njė fitore historike nė Hungari 1-0 me golin e minutave tė fundit nga Bela Koplarovics. Megjithatė, nė ndeshjen e kthimit humbi 5-0 nė “Old Traford”, duke u eliminuar nga vazhdimi i kompeticionit.


Nė Ligėn e Kampioneve (1 paraqitje) ka zhvilluar 4 ndeshje: 2 fitore, 2 humbje (3-7 golat, njė tur i kaluar). Nė Kupėn UEFA (1 paraqitje) ka bilanc negativ: 2 ndeshje, 2 humbje (1-9 golat). Edhe nė ish-kupėn Intertoto ka bilanc negativ: 2 ndeshje, 2 humbje (0-5 golat).


Nė skuadrėn qė mbylli sezonin e kaluar, pėrveē lojtarėve hungarezė, numėrohen edhe dy lojtarė serbė, dy sllovenė, njė malazes, njė letonez, njė sllovak, njė boshnjak, por dhe njė holandez me origjinė indiane (Princ Rajkomac).