PDA

View Full Version : Kush shkakton dhimbje tė disa kyēeve njėkohėsisht?


PuffetiNa
09-07-2010, 08:25
http://www.botasot.info/img/tiroide_9.jpg
Shkaqet mė tė rėndėsishme tė dhimbjes sė kyēeve mund tė jenė proceset e degradimit kėrcor-kockor, mahisja jomikrobike dhe sėmundjet e indeve nė afėrsi tė kyēeve. Pėrsa i pėrket degradimit kockor-kėrcor ai ėshtė njė ēekuilibrim metabolik qė normalisht fillon rreth dekadės sė tretė ose mė vonė, por nuk pėrjashtohet as nė moshat e reja. Kėtu luan rol ushqimi, dieta, veprimtaria fizike, mjedisi, ilaēet, kimikatet, abuzimi me alkoolin, duhanin etj. Ritmi degradues varion nė vartėsi tė ērregullimeve nė ekuilibrin ujoro-mineral si pasojė e veprimit tė faktorėve tė brendshėm dhe tė jashtėm, nė pėrthithjen dhe formimin e kombinacioneve tė nevojshme. Sistemi i gjėndrave me derdhje tė brendshme, vitaminat dhe trashėgimia kanė ndikim tė pazėvendėsueshėm nė shpejtimin dhe ngadalėsimin e procesit tė degradimit dhe pėrtėritjes sė indeve tė organizmit tė njeriut. Individėt kanė nė organizmin e tyre tė veēantat krahas prirjeve tė pėrbashkėta, tė cilat janė pėrmirėsuar pėrmes pėrzgjedhjes dhe eliminimit gjatė procesit tė evolucionit. Pėrveē gėrryerjes, nė kėrcin e kyēeve mund tė ketė gumgime tė vogla qė provokojnė dhimbje dhe vėshtirėsi lėvizjeje. Kėto mund tė evidentohen gjatė prekjes me gishtat e dorės ose gjatė filmimit me rreze X tė kyēeve dhe tė kockave. Prania e lėngut tė shtuar lubrifikues tė kyēeve nuk pėrjashtohet. Keqfurnizimi i indeve, i kockės dhe i kėrcės me gjak ose me pėrbėrės tė tij mund tė jetė manifestim i sėmundjes sė ceflosjes sė damarėve (arterosklerozės) ose defekteve nė rruazat e gjakut (si talasemia etj.). Mahisja jomikrobike e kyēeve mund tė shkaktohet nga bashkimi i qelizave tė dėmtuara dhe lėshimi i pėrbėrėsve tė tyre nė hapėsirėn ndėrkėrcore tė kyēit pėrkatės. Procesi i autoagresionit imunologjik mund tė shtrijė dėmtimin jo vetėm nė njė, por nė disa kyēe. Sėmundje tė tilla si artriti rheumatoid, sėmundja e ujkut(lupusi eritematos), podagra dhe pseudopodagra mund tė shoqėrohen me ėnjtje, skuqje, nxehtėsi lokale, lėndim dhe vėshtirėsi tė lėvizjes sė segmenteve kufizues tė kyēit tė prekur. Dhimbja e kyēeve mund tė lidhet edhe me sėmundje tė indeve rrethues ose fqinje si ato tė lėkurės, tė dejve, tė muskujve etj.