PDA

View Full Version : Banjat e diellit ndikojne mire per veshkat


SmiLey
10-07-2010, 14:42
http://www.infoalbania.org/thumbnail.php?file=arkiva/Shendeti/ne_plazh_159795046.jpg&size=article_medium
Banjat e diellit veprojne mire ne punen e veshkat. Krahas me zgjerimin e eneve te gjakut te lekures, zgjerohen edhe enet e gjakut ne veshka. Nese shtohet djersitja ne lekure, nuk ka ndonje ndryshim ne funksionin e veshkave, por kur nuk shtohet djersa, banjat e diellit shkaktojne rritjen e punes se veshkave duke shtuar nxjerrjen e urines dhe bashke me te, edhe te lendeve e tjera qe permban urina.

Eshte vene re se veprimi i rrezeve te diellit nuk shkakton ndonje dem mbi veshkat, jo vetem kur ato jane te shendosha, por edhe kur jane te semura. Klima e nxehte pergjithesisht ka nje ndikim te mire ne funksionimin e veshkave. Banjat e ajrit behen 1-2 ore ne dite, vecanerisht ne semundjet e gureve te veshkave dhe fshikezen e urines. Kur veshkat jane te shendosha, ato mund t’i pershtaten menyres sone te jeteses, perkatesisht shtimit te sasise te ushqimit (nese nuk tejkalohet jashte mase), nuk ndikon negativisht ne punen e tyre.

Problemet paraqiten vetem atehere kur veshkat semuren. Kur nuk kryejne me funksionin e tyre te filtrimit dhe te djegies te substancave te demshme, thuhet se fjala eshte per insuficiencen (pamjaftueshmerine). Simptomat jane: lodhje, tretje e veshtiresuar, anemia paraqitet me vone, kur semundja te jete ne fazen me intensive.