PDA

View Full Version : Krasniqi......Boksieri shqipetar qe sundon boten...


Mandi
09-02-2009, 17:18
Junikasi Luan Krasniqi u lind dhe u rrit nė Kosovė, nė moshėn 16 vjeėare shkoi nė Gjermani duke ėndėrruar pėr njė jetė qytetrare nė Rottweil ku babai i Luanit jetonte prej vitit 1970. Ai mėnjeher u angazhua nė sport, dhe filloi shkollimin e tij nė gjimnaz tė cilin e mbaroj me sukses dhe mbaroj edhe njė shkoll tė lartė pėr tregti. Luani intereset e para tė sportit i kishte nė Atletik, kalimi nė nje Klub tė boksit amator nė Rottweil ishte njė rastėsi, aty e takoj trainerin Kerekesch i cili zbuloj talentin dhe fuqinė e Luan Krasniqit. Kėta te dy punuan shumė se bashku dhe nga kjo punė doli njė Boksier i zhvilluar mirė nė peshėn e rėnd. Pasi qė pranoj nėnshtetėsin Gjermane, Luani doli nė skenė ndėrkombtare si amator arriti suksese madhėshtore me shumė Medalje tė arta dhe tituj me vleft tė lart botėrore.

Pas atyre sukseseve si amator, Luani vendosi tėju bashkangjitet profesionistėve, pati oferta nga Klubet mė te medha nė Botė, Luani vendosi dhe nėnshkruajti pėr "Panix Promotions" nė Angli, jo rastesisht se ishte ky Klub i paisur me emra tė mėdhenj tė peshės sė rėnd si p. sh. LENNOX LEWIS. Luani e pati tė qart se aty do tė gjej njė legjend ku do te ushtroj dhe punoi se bashku plot 3 vite dhe do tė perfitoj shumė nga kjo kohė me LEWIS. Luani bėri stervitje te shumta edhe nė Ring me Lennox Lewis ku ai pergatitej pėr lutrat e mėdha me Evander HOLYFIELD, Shannon BRIGGS e shumė tė tjer.

Lewis tha njė herė se Krasniqi ishte partneri mė i fortė qe pata pėr sterivtje nė ring (Sparing) dhe se e djatha e tij nėse tė godiste mirė, ishte ėelik.

Me 2. Shtator 1997 e pati luftėn e parė si profesionist, pas 3 viteve tė suksesshme por pa ndonje titull nė Angli tek Klubi "Panix Promotions" Luani lidhi Kontrat me Klubin "Universum Box Promotions" nė Hamburg tė Gjermanisė. Ky Klub tani ėshtė edhe Klubi mė i madhi dhe mė i Organizuari nė Europė. Me 21. Korrik 2001 Krasniqi u bė Kampioni i Gjermanisė nė peshėn e rėnd dhe disa muaj mė vonė, pikėrisht me 5. Janar 2002 e fitoj edhe titullin e EUROPėS.

Nė mbroitjen e parė tė titullit kunder "Przemyslaw Saleta" Luani bėri njė luftė tė gabuar dhe humbi tėr fuqinė e tij qysh nė raundet e para dhe kėshtu qė ne raundin 9 e dorzoj luftėn dhe e humbi titullin e Europės. Prej nga humbja e parė, karriera e Luan Krasniqit mori permasa te ndryshme, dhe pėrmes dorzimit te meėit pothuaj se te fituar te tij, Luani u bė shumė i popullarizuar nga mediat Gjermane, mirėpo i vetmi shpetim i karrieres se tij ishte hakmarrja kundėr "Saleta", kėshtu qė Luani shumė shpejt u ndesh pėr her tė dyten herė me Polakun "Saleta" dhe e nokautoj nė raundin e parė, por titullin e Evropės nuk e fitoj prapė sepse "Saleta" e patė humb titullin kundėr Boksierit turk "Sinan Sami Sam". Atėhere e kishte radhen "Samil Sam", edhe kjo luftė u bė e mundshme nga Universum Box Promotion edhe pse tė dy boksierat ishin garues nga ky Klub. Kundėr "Samil Sam" luftonte Luani me 14.02.2004 dhe e bėri njė luftė burrėrore me 12 raunda cilėsi te madhe te boksit dhe fitoi titullin e Eropės pėr herėn e dytė. Pas luftės me "Samil Sam", Krasniqi mbrojti titullin e ti edhe 2 herė dhe pastaj e dorzoj kėtė titull pėr shkak se arriti shumė lart nė ranglistat e mėdha botėrore, ishte Organizata WBO e cila i ofroi njė "Eliminator-Fight" (luftė eliminatore) pėr titullin e botės nė WBO. Kundershtari vinte nga Amerika "Lance Whitaker" kėta te dy u ndeshėn nė Gjermani dhe Luan Krasniqi e nokautoj Amerikanin nė raundin e 6-tė dhe bėri vetėn edhe ma te njohur nė botėn e boksit. Asgjė nuk pengonte mė rrugėn pėr realizimin e ėndrrės se Luan Krasniqit, pėr luften e titullit botėror, dhe shumė shpejt u caktua termini nga Promotori i Luanit "Klaus Peter Kohl" dhe Promotori i Kampionit "Don King". Kampioni i WBO-s ishte "Lamon Brewster" i cili e fitoi titullin e ti me KO senzacionale kundėr Wladimir Klitschko njė vit me parė.

Erdhi edhe nata e madhe e boksit kur Luan Krasniqi si Shqiptarė e synoj kėtė titull pėr herė te parė nė Histori dhe si Gjerman pati bindje tė madhe ta fitoi kėtė titull pas 70 viteve qe i mungonte Gjermanisė, i vetmi Gjerman qė pati ndonjehere njė titull botėror ne peshėn e rėnd ishte "Max Schmeling" njė personalitet i lart i vėndit i cili vdiė si 99 vjeėar vetėm pak muaj para kėti meėi qė u zhvillua me 28.09.2005 nė Hamburg tė Gjermanisė.

ėdo gjė filloi mirė nė Ring, salla me 13.000 shikues Shqiptarė dridhej nga bertima e tyre duke e thirrur Luanin por tragjedia nuk ke pėr tu ndalur edhe pse Krasniqi ishte me pikė para kundershtarit Brewster, ai disi u hutua dhe mori disa goditje tė rėnda qė e hodhen nė dysheme ne raundin e tetė, Krasniqi ngritej prap nė kėmbė dhe kaloj nė raundin e 9-tė, nė kėtė raund edhe pse ishte pa mas i lodhur dhe i tronditur Luani luftoj si njė Luan dhe goditi disa herė kundėrshtarin fuqishėm i cili nė ato momente ishte edhe vetė pranė njė KO-je, mirėpo ishte akoma ma i kthjellėt dhe e goditi Luanin edhe njė here fort, derisa gjygjtari e ndėrpreu kėtė luftė dhe Luan Krasniqi nuk ja arriti qellimit tė tij, por emri Luan Krasniqi asėsesi nuk u zvoglua ai u bė akoma mė i madhė dhe mė i njohur pėr shkak tė luftės se mirė qė bėri.