PDA

View Full Version : Tė jetosh me hiv/aids …..


SEa
22-07-2010, 14:40
Jetojnė prej vitesh me HIV/AIDS dhe tashmė kanė njė jetė normale. Sikurse gjithė tė tjerėt, punojnė, festojnė me familjen e shoqėrinė, kanė familje, fėmijė. Sėmundja nuk i pengon aspak nė jetėn dhe veprimtarinė e pėrditshme...


Jetojnė prej vitesh me HIV/AIDS dhe tashmė kanė njė jetė normale. Sikurse gjithė tė tjerėt, punojnė, festojnė me familjen e shoqėrinė, kanė familje, fėmijė. Sėmundja nuk i pengon aspak nė jetėn dhe veprimtarinė e pėrditshme...


E megjithatė, pothuajse asnjė prej pacientėve, qė ne, njė grup gazetarėsh nga vende tė ndryshme tė botės, pjesėmarrės nė trajnimin e Fondacionit Kombėtar pėr Median (SHBA), takuam nė Spitalin e Pėrgjithshėm tė Vienės, nuk e ka pranuar hapur nė shoqėri qė ėshtė me HIV/AIDS.


Secili prej tyre ka njė histori tė prekjes nga HIV/AIDS, tė tė jetuarit me tė, pėrballimin e sėmundjes, etj… "HIV/AIDS ėshtė sėmundje kronike. Ne jetojmė ēdo ditė me tė, ashtu dhe sikurse pacientėt e tjerė me sėmundje kronike, duke marrė medikamentet tona (retroviralet)", thotė njė pacient me HIV/AIDS, i cili ėshtė ekzaminuar me kėtė sėmundje 6 vite mė parė.


Por aty pėr aty shton: "kam sėmundje kronike dhe e kam njė shans pėr tė jetuar gjatė me tė, ndėrsa tė sėmurėt me kancer p.sh. nuk e kanė kėtė shans". Ai ėshtė i martuar dhe bashkėshortja e tij nuk ėshtė me HIV/AIDS, ndėrsa tė dy kanė njė jetė normale e tė lumtur bashkėshortore...


Po kėshtu, njė tjetėr paciente thotė se, tashmė ka njė familje edhe njė fėmijė, i cili nuk ėshtė me HIV e as bashkėshorti i saj.


Normalitetin e jetės sė pėrditshme e pohojnė tė gjithė pacientėt e pranishėm.

Shkaqet e marrjes se virusit janė tė ndryshme. Dikush e ka marrė virusin nga partneri e dikush tjetėr thotė se ende nuk i di shkaqet. Por, tė gjithė bashkohen nė njė pikė: askush prej tyre nuk ka dalė hapur nė shoqėri pėr tė thėnė se ėshtė i infektuar nga HIV/AIDS.


"Unė jetoj nė njė qytet tė vogėl dhe pėr sėmundjen i kam treguar vetėm familjes time e miqve mė tė ngushtė", thotė njė tjetėr paciente, qė e ka marrė virusin nga partneri i saj. Njė pacient 31 vjeēar, thotė se nuk i ka treguar prindėrve tė tij rreth sėmundjes. "Nėna edhe mund ta dijė, por unė nuk ia kam treguar vetė", thotė ai.


Nisur nga eksperiencat e tyre, thonė se, "tė gjithė duhet tė dinė mė shumė rreth sėmundjes dhe tė flasin hapur pėr tė, si tė mbrohen, si tė sillen me njėri tjetrin, si tė kujdesen pėr ta etj".


"Do doja tė dilja hapur e tė pranoja se jam me HIV/AIDS", thotė nje paciente nė Spitalin e Vjenes, ndėrsa shton se njerėzit duhet ta pranojnė kėtė sėmundje, tė flasin hapur pėr tė, pasi ėshtė sėmundje dhe tė gjithė ata tashmė kanė njė jetė si gjithė tė tjerėt.


Para se tė mėsonin se ishin tė infektuar me HIV, ata vetė nuk dinin shumė rreth sėmundjes, ndaj dhe vėnė theksin tek edukimi.


"Nė momentin kur mėsova se isha e infektuar me HIV/AIDS, isha shtatzanė dhe u tremba shumė. Mendoja qė nuk do kisha fėmijė, do vdisja brenda pak muajsh, por mė pas mėsova si tė jetoja me kėtė sėmundje dhe sot kam familjen time", shton njė tjetėr paciente.


"Ishte e tmerrshme tė mėsoja se isha me HIV/AIDS. E pėrjetova shumė keq kėtė dhe vetėm me ndihmėn e familjes dhe tė shokėve tė mi, munda tė rikthehesha nė jetėn e pėrditshme", shprehet njė tjetėr.


Nė Spitalin e Pėrgjithshėm tė Vienės, na thonė se duhet tė ketė mė shumė kuptueshmėri pėr HIV/AIDS si njė sėmundje kronike, ndėrsa edhe familjarėt duhet tė edukohen nė mėnyrė qė tė kenė mė tepėr kujdes ndaj personave qe jetojne me ta.


Aty ndiqen rreth 3371 pacientė me HIV/AIDS.


Historia e Spitalit tė Pėrgjithshėm tė Vienės nis rreth 300 vite mė parė, kur nė 1693, Perandori Leopold e themeloi si njė strehė pėr tė varfėrit dhe invalidėt. Nė 1784, Perandori Joseph II e quajti "Spitali i Pėrgjithshėm pėr tė sėmurėt", ndėrsa prej asaj kohe, mjaft shtesa tė tjera u bėnė nė spital, derisa Spitali i Pėrgjithshėm i Vienės u hap zyrtarisht nė 1994.


Rasti i parė me HIV/AIDS nė Austri u identifikua nė vitin 1982. Mosha mesatare e tė prekurve pėrllogaritet tė jetė 43 vjeē. Mesatarisht 9 mijė njerėz, apo 0.2 % e tė rriturve, jetojnė me HIV/AIDS nė Austri. Pothuajse 1 nė 3 njerez qė jetojnė me HIV/AIDS nė Austri janė gra.


Tė gjithė austriakėt kanė akses nė informim, testimin, trajtimin dhe kujdesin nėpėrmjet njė programi tė gjėrė kombėtar. Nė fakt, trajtimi i HIV ėshtė i integruar plotėsisht nė sistemin e pėrgjithshėm tė kujdesit shėndetėsor.


Tė dhėnat tregojnė se rreth 33.4 milione njerėz jetojnė me HIV/AIDS sot nė botė. Ndėrkohė, incidenca globale pėrllogaritet tė jetė 2.7 milionė persona.


Nė Vienė po zhvillohet nė datat 18-23 korrik Kongresi i XVIII pėr AIDS, me pjesėmarrjen e rreth 20 mijė shkencėtarėve, mjekėve, pėrfaqėsues qeverish dhe organizatave tė ndryshme pėr tė diskutuar dhe adresuar politikat nė ēėshtjet e HIV/AIDS, ndėr tė cilat edhe stigma e diskriminimi ndaj personave qė jetojnė me HIV/AIDS.