PDA

View Full Version : Pėrfundojnė punimet e kongresit te xviii ndėrkombėtar pėr aids


SEa
24-07-2010, 22:55
Deklarata zyrtare e konferencės se Vjenės u nėnshkrua mė shumė se 12.725 persona, tė cilėt kanė bėrė thirrje pėr mė shumė politika tė shėndosha dhe racionale nė drejtim tė parandalimit tė HIV pėr pėrdoruesit e drogės.Post


Konferenca e XVIII Ndėrkombėtare pėr AIDS, e cila pėrfundoi dje pasdite, vuri nė dukje provat e qarta pėr progres tė dukshėm nė kėrkime shkencore pėr HIV, por nga ana tjetėr theksoi se ende situata e pėrhapjes sė sėmundjes pėrballet me njė nevojė urgjente pėr rritjen e burimeve, mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut dhe mė gjerė pėrdorimin e strategjive parandaluese tė shėndosha shkencore.


Kjo konferencė u hap nė 18 korrik, me temėn e respektimit tė tė drejtave kėtu dhe tani dhe me njė angazhim tė pėrtėrirė pėr tė nxitur sigurimin e qasjes universale nė parandalimin e HIV, kujdesin, trajtimin dhe mbėshtetjen ndaj personave qė jetojnė me tė.


Nė Konferencėn AIDS 2010 ishin pjesėmarrės pėrfaqėsues nga 193 vende. Programi njėjavor pėrfshiu 248 seanca qė mbulonin fushėn shkencore, komunitare dhe atė udhėheqėse. Konferenca u mbėshtet nga 770 vullnetarė nga Vjena dhe vende tė tjera.


Nė sesionin e mbylljes sė Konferencės, pjesėmarrėsit u pėrshėndetėn nėpėrmjet njė video-mesazhi nga Presidenti amerikan, Barak Obama. ‘Fundi i kėsaj epidemie nuk do tė jetė i lehtė dhe nuk do tė ndodhė brenda natės, por falė jush ne kemi bėrė njė rrugė tė gjatė dhe SHBA ėshtė e angazhuar ta vazhdojė kėtė progres’, theksoi Presidenti amerikan Obama.


Po nėpėrmjet njė video-mesazhi, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, duke pėrshėndetur dhe falėnderuar pjesėmarrėsit nė Konferencė pėr pėrpjekjet nė luftėn globale kundėr HIV/AIDS, tha se ‘sė bashku ne kemi pėrcaktuar njė nga pėrgjigjet mė tė mėdha nė histori. Nėpėrmjet pėrpjekjeve tuaja tė palodhura ne kemi filluar tė ndalojmė dhe tė kthejmė epideminė dhe miliona jetė janė shpėtuar’.


Deklarata zyrtare e konferencės se Vjenės u nėnshkrua mė shumė se 12.725 persona, tė cilėt kanė bėrė thirrje pėr mė shumė politika tė shėndosha dhe racionale nė drejtim tė parandalimit tė HIV pėr pėrdoruesit e drogės.