PDA

View Full Version : Proteina artificiale


SEa
28-07-2010, 12:33
Nė kėrkim tė njė mjeti kundėr vlerave tė kėqija tė kolesterolit, shkencėtarėt e universitetit amerikan Northwestern raportojnė pėr njė mundėsi tė re. Arritėn tė prodhonin kolesterol artificial HDL.
Kolesteroli HDL vlen si kolesterol "i mirė", nga i cili pacientėt duhet tė kenė shumė nė gjak, krahasuar me kolesterolin "e keq" LDL, vlera e tė cilit ėshtė shpesh e lartė.

Nė eksperimente laboratorike, kolesteroli sintetik (artificial) HDL ishte nė gjendje tė lidhte kolesterolin e lirė. Kėshtu ndoshta mund tė pengonte efektet e dėmshme nė enėt e gjakut. HDL sintetike do tė ndėrtohet nė laborator dhe ėshtė e ngjashme nė madhėsi dhe nė vetitė e sipėrfaqes me kolesterolin natyral HDL.

Nė kėtė eksperiment ėshtė ndėrtuar njė sfungjer pėr kolesterolin e dėmshėm. HDL sintetike mund tė funksiononte si njė bazė pėr medikamentet kundėr kolesterolit. Ka medikamente, tė cilat ulin vlerat e kolesterolit "tė keq" LDL, por ėshtė e vėshtirė, pėr tė rritur kolesterolin "e mirė" HDL.

Deri nė njė aplikim tė mundshėm tė HDL sintetike tek njeriu do tė kalojnė ende disa vjet, nė tė cilėt mjekėsia duhet tė vėrtetojė fillimisht mungesėn e efekteve anėsore negative pėr organizmin.

Kolesteroli ėshtė jetėsor pėr tė gjitha qelizat nė trupin njerėzor. Megjithatė kjo vlen kur HDL dhe LDL janė nė ekuilibėr.