PDA

View Full Version : Tuberkulozi, vazhdon tė ‘vrasė’


SEa
29-07-2010, 12:45
Tuberkulozi ėshtė njė nga sėmundjet mė infektuese nė vendet nė zhvillim, ndėrsa Organizata Botėrore e Shėndetėsisė ka pėr qėllim ērrėnjosjen e sėmundjes deri nė vitin 2015.
Tuberkulozi prek ēdo vit rreth 10 milionė njerėz, ndėrsa 2 milionė njerėz vdesin nė vit. Ekspertėt janė tė njė mendimi se TBC-ja ėshtė e shėrueshme dhe e parandalueshme. Kjo ėshtė njė nga arsyet qė doktor Lee Reichman themeloi institutin global mbi tuberkulozin si pjesė e Shkollės Mjekėsore tė New Jersey.

Kur njerėzit me tuberkuloz kolliten, teshtijnė ose edhe kur flasin, ata lėshojnė baktere tė tuberkulozit nė ajėr. Reichman thotė se tuberkulozi pėrhapet mė lehtė kur njerėzit qėndrojnė pėr njė kohė relativisht tė gjatė afėr njėri tjetrit nė mjedise tė mbyllura si nė autobusė, aeroplanė, trena udhėtarėsh.

Nė vende tė pasura dhe ato tė varfėrve, tuberkulozi duket se bashkė-ekziston me virusin HIV qė shkakton AIDS-in. Por problemi ėshtė se nė vende tė varfra, personi e ka tė vėshtirė tė trajtohet kundėr tuberkulozit, kryesisht pėr shkak tė numrit tė pakėt tė klinikave, dhe edukatės sė pamjaftueshme shėndetėsore.

Nė disa vende tuberkulozi shikohet edhe si tabu, dhe jo rrallė personat e prekur i shmangen kontrollit a diagnostikimit nga mjeku.

IronMan
15-04-2013, 17:48
Tuberkolozi ne fakt eshte nje semundje mjaft e perhapur, pamvaresisht se shpesh here e lidhim me te shkuaren duke menduar qe me gjendjen aktuale sociale dhe menyra me e larte e jeteses mund ta shmange si infeksion. Thjesht per kuriozitet, jane rreth 2 miliard njerezit te prekur nga tuberkolozi. Nje perqindje fare e vogel shfaq semundjen ndersa pjesa me e madhe mbeten tek ajo forme primare ku semundja autolimitohet nga sistemi imunitar.
Aktualisht tuberkolozi ka rimarre rendesi per shkak te migrimeve te shumta te popullates. Levizjet e njerezve kane bere qe te trasferohen individe nga zonat ku mundesia per infektim eshte me e larte ne ato ku eshte me e paket. Gjithashtu, rritja e te infektuarve me HIV sic e ka permend SEa me larte, ka bere qe te rritet numri i individeve me sistem imunitar te demtuar dhe si pasoje me te ekspozuar ndaj nje infektimi nga tuberkolozi ose nga nje riakutizim i tij.
Ajo qe vihet re kohet e fundit eshte rritja e formave atipike. Te gjithe kur mendojme per tuberkolozin, ne pergjithsi na vjen ne mendje nje individ qe humb peshe, djersit naten dhe nxjerr gjak nga goja (hemoftize). Pak prej nesh mendojne qe tuberkolozi mund te preke organe te tjera si trurin, veshkat, sistemin linfatik, kockat (semundja e Pott, rastin e fundit e kam pare tek nje i burgosur nga Togo...shpresoj te rigjej imazhet e rezonances magnetike) , aparatin urogjenital (shume here fillimi i nje rasti tuberkolozi eshte nje epididimit psh sic kishte qene fillimi tek rasti qe permenda)...etj etj!
Tuberkolozi nuk eshte zhdukur! Mesazhi qe u kalohet mjekeve eshte "nese nuk hedh hipotezen per tuberkoloz, nuk do ta diagnostikosh kurre" qe do te thote qe ne diagnozen diferenciale te semundjeve, duhet te kihet parasysh gjithmone qe ekziston edhe kjo semundje dhe mund te shfaqet ne format me te cuditshme!