PDA

View Full Version : Hormonet ndikojnė nė acarimin e astmės te femrat


SEa
31-07-2010, 12:22
Faktorėt hormonalė mund tė jenė njė nga faktorėt qė ēojnė nė shfaqjen e astmės. Sipas njė grupi francez, ekziston njė lidhje mes astmės, peshės trupore dhe ciklit menstrual.
Nė revistėn American Journal of Respiratory and Critical Care Medicine nė njė studim, janė analizuar faktorėt qė ēojnė nė acarimin e simptomave asmatike tė lidhura me gjininė e rreth 366 personave astmatikė, me moshė mesatare 36 vjeē dhe qė kishin marrė pjesė nė “Epidemiological Study on the Genetics and Environment of Asthma”. Acarimi i astmės te pacientėt ėshtė pėrcaktuar nė bazė tė frekuencės sė krizave, nė vazhdimėsinė e simptomave pas krizave dhe sė fundi, nė bazė tė pėrdorimit tė steroideve.

Sipas studiuesve, acarimi i astmės lidhej drejtpėrdrejt me gjininė e pacientėve, pasi ishte vėnė re njė shtim tė simptomave astmatike vetėm te gratė. Madje kjo dukuri ėshtė vėnė re mė tepėr te pacientet qė kishin pasur ciklin menstrual nė moshė tė hershme.

“Janė tė shumta argumentet qė mbėshtesin hipotezėn se hormonet luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė acarimin e astmės te femrat. Fakt tjetėr ėshtė ulja e simptomave astmatike te gratė qė kishin hyrė nė periudhėn e menopauzės, ashtu si dhe njė ulje tė numrit tė vizitave gjatė ciklit menstrual. Megjithatė, lidhja qė ekziston mes ciklit menstrual dhe simptomave astmatike ende nuk ėshtė fort e qartė.