PDA

View Full Version : Parkinsoni, ushqimet qe e parandalojne


SmiLey
03-08-2010, 07:19
http://www.infoalbania.org/thumbnail.php?file=arkiva/Shendeti/vitamina_d_689499021.jpg&size=article_medium
Studimi i tyre i kryer me 3 000 persona eshte publikuar ne “Archives of Neurology”, dhe ka gjetur se njerezit me nivele te uleta te vitamines se rrezitjes jane trefish me te rrezikuar nga kjo semundje. Vitamina D mbron humbjen graduale te qelizave nervore te shkaktuara nga kjo semundje, thane ekspertet. Nivelet e uleta te vitamines D mund te shkaktojne rritjen e rrezikut nga zhvillimi i semundjes se Parkinsonit me vone gjate jetes, ka zbuluar studiuesit finlandeze. Studimi i tyre i kryer me 3 000 persona eshte publikuar ne “Archives of Neurology”, dhe ka gjetur se njerezit me nivele te uleta te vitamines se rrezitjes jane trefish me te rrezikuar nga kjo semundje. Vitamina D mbron humbjen graduale te qelizave nervore te shkaktuara nga kjo semundje, thane ekspertet. Semundja e Parkinsonit prek disa pjese te trurit, duke shkaktuar simptome si dridhja dhe levizja e ngadalte.

Ushqimet qe permbajne vitamine D
Normalisht, trupi yne merr vitaminen D permes lekures ne forme diell-sinteze. Por ne koherat tona moderne ku shumica nga ne kalojne ore te tera brenda shtepive, veturave dhe shitoreve, ekspozimi yne ne diell eshte i kufizuar. Ky fakt mund te jete shkaku kryesor i shume semundjeve duke perfshire ketu edhe depresionin. Per kete arsye eshte e rendesishme te kemi nje diete me sasi te larte te vitamines D apo te marrim vitamine D zevendesues.

Peshku Skumbri (mackerel)
Nje sasi e vogel e ketij lloji peshku te pasur me Omega-3 do ju dhuroje 90% te sasise ditore te rekomanduar. Per momentin rekomandohet qe te hame me shume nga ky lloj peshku ne menyre qe te fusim ne trup vitamine dhe acidet yndyrore esenciale Omega-3, dicka qe trupi yne nuk mund te prodhoj vetvetiu.

Peshku Salmon
Edhe peshku salmon 3 ka sasi te medha te vitamines D dhe nje ushqimi me kete lloj peshku njejte ju dhuron 90% te sasise se rekomanduar te vitamines D.

Peshku Sardele (harenge)
Gjithashtu edhe sardelet jane njera nga ushqimet me te mira qe permbajne vitamine D. Nje kanace (konserve) me sardele ju ofron 70% te nevojave ditore. Kjo kanace me sardele eshte gjithashtu burim i mire i vitamines B12, Acideve Yndyrore Omega-3 dhe proteinave.

Peshku Ton
Ha 100 gram peshk ton ne dite per te permbushur 50% te nevojave ditore per vitamine D. Mos harro se te ushqyerit me peshk gjithashtu ndihmon ne lyerjen e trupit perbrenda me yndyra te mira, keshtu duke ofruar nje mori te dobive shendetesore per trupin tuaj si memorie dhe funksion me te mire te trurit.

Vaj Peshku
Nese stomaku juaj mund te duroj aromen e forte qe ka, ky lloj vaji eshte shume i pasur me vitamine D. Ky vaj i mrekullueshem por me shije te tmerrshme eshte gjithashtu i pasur me acidet yndyrore Omega-3. Nese e fusni kete vaj peshku ne dieten tuaj ju ndihmoni qe te rrisni aftesine e eshtrave qe te qendrojne te forta dhe shendetshme. Per shkak te sasise se larte te vitamines D, vaji i peshkut gjithashtu eshte treguar te parandaloj osteoporozen tek te rriturit, permiresoj funksionin e trurit dhe optimalizon funksionin e sistemit nervor. Edhe dicka, ky vaj permban 10.000 IU (njesi) te vitamines D. Nje luge gjelle me vaj peshku ofron me shume se sa keni nevoje per vitamine D.

Vezet
Vezet jane nje ushqim tjeter qe permbajne vitamine D ne sasi te vogel. Nje ve e vetme ofron 10% te nevojave ditore. Nese mundeni gjeni veze fshati.

Dielli
Po po, dihet qe dielli nuk hahet por doza ditore te drites se diellit seriozisht munden te rrisin Vitaminen D qe merr. Ne fakt kjo vitamine ndryshe referohet si vitamina e diellit. Kur drita e diellit godet lekuren ajo stimulon prodhimin e kesaj vitamine dhe hormoneve. Ky duhet te jete lajm i mire per te gjitha ata te cilet kane mundesi te rreziten. Por ata te cilet jetojne ne klima te ftohta, me re dhe me pak diell, mund te sigurojne kete vitamine permes ushqimeve qe u permenden.

Dobite Shendetesore te Vitamines D
Ka shume arsye qe te blini ushqimet qe permbajne Vitamine D. Dobite shendetesore te vitamines jane: Parandalim e semundjeve kronike sikur shume lloje te kancerit, osteoporozen, diabeti, semundjen e zemres dhe hipertensioni. Mbrojtjen dhe lubrifikimin (lyerjen) e eshtrave, dhembeve dhe flokeve. Rregullim te zhvillimit qelizor dhe aktivitetit te shendetshem te qelizave. Zvogelim te pergjithshem te pergjegjesise ndaj inflamacioneve, nje gjendje e njohur qe shkakton shume semundje kronike duke filluar nga kanceri e diabeti e deri te trashja. Mbrojtje nga osteoporoza e te rriturve. Zvogelim te rrezikut te kancerit te gjirit te grate. Zvogelim te dukshem te rrezikut te kancerit ne prostate. Nese je vegjetarian dhe nuk hani mish, sepse sic pe shihni peshqit jane ata qe permbajne me se shumti kete vitamine, ju mund ti arrini keto dobi duke marre vitamine D zevendesues (suplement) dhe te rreziteni nga pak per cdo dite.