PDA

View Full Version : Ushqimet dhe pijet kunder pagjumesise nga vapa


SmiLey
03-08-2010, 07:21
http://www.infoalbania.org/thumbnail.php?file=arkiva/Shendeti/gjumi_28_530031519.jpg&size=article_medium
Gjumi ndikon drejtpersedrejti ne sistemin endokrin dhe metabolizmin, te cilat ndikojne ne gjenerimin e hormoneve dhe rigjenerimin e energjise. Gjumi gjithashtu ka rendesi per rritjen e qelizave, rendesia e te cilave eshte e pamohueshme, ka efekt direkt ne funksionimin e rregullt te trurit, ne aftesine e perqendrimit dhe te ruajtjes se memories.

Na ben me elastik kur kemi te bejme me vendimmarrjen dhe gjykimin. Gjumi gjithashtu rrit aftesite motorike dhe reaksionin. Pagjumesia rrezikon realisht shendetin tone.Vera eshte stina me e ndjeshme e vitit per ata qe vuajne nga pagjumesia.

Nese, zakonisht, crregullimet perfshijne 20% te te rriturve, gjate qershorit deri ne gusht do te kete nje dyfishim, duke ndikuar ne kete menyre ne mireqenien tuaj. Ngrohja e temperaturave eshte shkaku primar, me pas vijne mushkonjat dhe zhurmat e ardhura nga jashte. Edhe oret e dites kane disa pergjegjesi: sa me te gjata behen ditet te, aq me pak melatonin prodhohet(hormoni qe lehteson gjumin i sekretuar nga nje gjender e vendosur ne zonen e trurit, te quajtur hipotalamus.Rezultati: me pak gjume. Ne vere, ulesh vone ne tryeze, duke nderlikuar ne kete menyre tretje e ushqimit. E gjitha kjo zvogelon kohen e gjumit, ne vetem 4-5 ore ne nate(8 ore normalja e nje gjumi te rregullt), ose mund te jete nje gjume me "mikrorizgjime". Por problemi mund te zgjidhet, ne saje te ushqimit. Zbuloni me ne se si.

Karkade dhe mjeder per te qene "te fresket"
Karkade ofron shume vitamine C, te pershtatshme per te mbrojtur veten nga te nxehtit e veres, ndersa mjedra permireson qarkullimin e gjakut dhe ndalonafshin, sidomos te kembeve. Per ne perftuar nje pije freskuese procedoni si me poshte: vendosni te vlim nje gote uje, hiqeni prej te nxehtit dhe hidhini nje luge gjelle leng mjedre dhe karkade, lereni te qendroje per 5 minuta, pastaj hidheni ne nje filxhan, hidhini pak mjalt dhe pak leng limoni. Perziejini mire, lereni te ftohte, trazoheni perseri dhe pini nga nje filxhan nje ore para se te shkoni te flini.

Si te pergatitemi per nje gjume te mire duke ngrene
Pagjumesia ndaj te nxehtit meriton vemendje te posacme sepse ajo mund te kete vertet efekte te medha negative, duke zvogeluar vitalitetin dhe vemendjen gjate dites. Ja disa te dhena te dobishme per t’u vene ne praktike ne tryeze, vecanerisht ne darke, duke zgjedhur ushqime te drejta.

Uthull jo, uthull molle po!
Uthulla "gjalleron" trupin dhe e acidifikon, ndersa uthulli i molles, i pasur ne kalium dhe magnez, pastron dhe freskon trupin. Nje ilac kunder pagjumesise: para se te flini, merrni nje luge caji, mjalte te holluar dhe nje luge caji uthull molle.

Pa sheqer te bardhe, mjalte po!
Sheqeri i bardhe "djeg", me nje here te gelltitur, rezervat e vitaminave dhe mineraleve qe jane, nder te tjera, per te shmangur te nxehtit. Me mire mjalte, i cili gjithashtu ndihmon per te fjetur. Jo buke dhe makarona te rafinuara, produkte me krunde po!Drithera te rafinuar dhe prodhimet e qumeshtit nuk ju ngopin, rritin ndjenjen e nervozizmit dhe ankthit, qe shpesh shoqerhet me pagjumesi gjate veres.ndersa krundet, duke mbajtur konstante nivelin e glicerines, ngopin, rifreskonjne trupin dhe chelmojne.

Jo ushqime shume te pjekura, ushqimi te paperpunuara ose te ziera po!
Ushqime te gatuar per nje kohe te gjate, humbasin shumicen e lendeve ushqyese qe permbajne, duke perfshire edhe ato te dobishme pergjumin, si vitaminen B dhe triptofanin. Per me teper, nxehin organizmin. Ushqimet e paperpunuara ose ushqimet e ziera ruajne te gjitha substancat e domosdoshme per sistemin nervor, per nje pushim sa me te mire.

Jo kripe te tepert, perdorni bime aromatike
Kripa e tepert favorizon ruajtjen fluide. Kripa eshte e demshme jo vetem per njerezit qe vuajne nga hipertensioni arterial por edhe ata qe kane nje tension normal. Sasia mesatare e kripes qe duhet te marrin ne dite meshkujt eshte 10.4 grame, nderkohe qe fermat mund te marrin 7.3 grame ne dite. Pra eshte me mire qe te zevendesohet me bime aromantike, diuretike dhe te fresketa, duke i dhene shije dhe arome gatimit.

Embelsirat jane te lejuara, me kusht qe te jene te duhurat!
Te konsumohen embelsira me shume sheqer, sidomos ne vaktin e mbremjes, shkakton luhatje te nivelit te sheqerit ne gjak: shume te larte kur sapo hahen dhe shume te ulet pas disa oreve. Kjo krijon me shume veshtiresi per trupin tone, pasi eshte qe ai qe menaxhon, pervec te nxehte, edhe dobesite dhe tensionet nervore qe rezultojne nga ndryshimet e glukozes ne gjak. Megjithate, nje sallate frutash te fresketa me mjalte ose shurup panje, apo 1-2 luge te vogla sheqer mund te ndihmoje.

Keshilla
1- Nuk duhet te shtriheni ne krevat, nese nuk keni gjume.
2- Nuk duhet te shtriheni me stomakun plot.
3- Kur shtriheni per gjume nuk duhet te mendoni asgje tjeter vec qetesise.
4- Muskujt tuaj duhet te jene te lirshem, sidomos ata te fytyres.
5- Gjithashtu keshillohet qe gjate dites, mbas drekes, nje pushim prej 20 minuta dhe jo me shume, pasi rifreskoni gjithe trupin.
6- Mos pini kafe dhe pije alkoolike pese ora para se te flini.(t.observer)