PDA

View Full Version : Si te kurojme depresionin pa perdorur ilace


SmiLey
03-08-2010, 07:22
http://www.infoalbania.org/thumbnail.php?file=arkiva/Shendeti/ilcale_320210156.jpg&size=article_medium
Depresioni eshte nje rrezik serioz per te moshuarit. Semundjet kronike, humbja e miqve apo te dashurve dhe perjashtimi nga shoqeria perbejne disa nga faktoret te cilet shkaktojne depresionin. Nese kjo gjendje psikologjike nuk kalon atehere duhet te kurohet.
Sipas lajmit te publikuar ne adresen Ehow.com paraqiten rruget e kurimit te depresionit pa ndihmen e ilaceve:

1. Disa ilace te perdorura nga te moshuarit mund te shkaktojne depresion ose ta shtojne ate. Ne fillim duhet te kontrollohen ilacet. Dhimbjet, ilacet e kancerit, hormonet dhe kura te tjera mund ta nxisin depresionin tek te semuret.

2. Inkurajoni personin te shkoje tek nje terapist. Terapia i ndihmon shume te semuret ne moshe te thyer.

3. Beni te mundur aktivizimin e te moshuarve ne nje jete aktive sociale. Shoket apo te afermit tuaj mund te bejne dicka te tille disa here ne jave dhe mundohuni ta inkurajoni ne aktivitetet qe ai pelqen.

4. Per nje person i cili kalon depresion mundoheni t’i gjeni nje hobi apo dicka qe i pelqen. Marrja me gjera apo hobi qe i pelqejne e largojne nga stresi dhe e ndihmojne te luftojne depresionin.