PDA

View Full Version : Tė flesh pak, ju shėndosh dhe rrezikoheni nga diabeti


SEa
04-08-2010, 11:20
Tė flesh pak rrit rrezikun e mbipeshės ose diabetit, sėmundjet kardiovaskulare dhe depresionin.
Studimet amerikane, kanė nxjerrė nė pah qė tė rinjtė duhet tė flenė 7 orė e 45 minuta. Pikėrisht fjetja pak ėshtė ēelėsi i shumė sėmundjeve.

Nė raportin midis gjumit dhe obezitetit (mbipeshės), dihet se sistemi neuroendokrin i cili rregullon gjumin, ka shumė pika tė ngjashme me atė qė rregullon oreksin: kush vuan nga pagjumėsia rrit hormonin xhrelinė (qė shenjon urinė) dhe ul hormonin leptinė (qė shenjon ngopjen). Ėshtė provuar qė njė gjumė i ndėrprerė ju bėn mė pesimistė dhe kėshtu kjo rrezikon edhe depresionin.

Lidhja midis gjumit dhe diabetit ka dhėnė rrjedhoja mė tė rėndėsishme. Diabetikėt flejnė pak dhe shpesh keq. Pėrveē kėsaj gjumi jo i mirė e bėn mė tė vėshtirė kontrollin e diabetit duke shtuar nė gjak nivelin e sheqernave.

Ėshtė gjetur njė korrespondencė midis cilėsisė dhe zgjatjes sė gjumit tė diabetikėve dhe niveleve tė glikemisė dhe insulinės: ndėr pacientėt qė vlejnė pamjaftueshėm ose jo nė mėnyrė tė rregullt, glikemia ėshtė mė e lartė dhe insulina mė e ulėt.