PDA

View Full Version : ABC-ja e vitaminave


SEa
04-08-2010, 13:29
Gjatė tėrė kohės jemi tė ballafaquar me informacione mbi vitaminat, por sa prej neve e dimė me tė vėrtetė se ēfarė janė ato qė i fusim brenda nė trup?
Vitaminat janė njė grup lėndėsh kimike pėr tė cilat trupi jonė ka mjaft nevojė, megjithėse nė masė tė vogėl. Detyra e tyre primare nuk ėshtė qė tė veprojnė vet, por tė ndihmojė lėndėt tjera kimike tė kryejnė punėn e tyre.

Keqkuptimi i rolit tė vitaminave ėshtė i zakonshėm, por sipas profesionistėve kjo mund tė ēojė nė keqpėrdorim. Ekspertėt janė tė shqetėsuar pėr megadozat tė cilat janė tė pranishme nė farmaci. Megadozat tė disa vitaminave janė edhe helmuese.

Ēka janė vitaminat?

Mendojeni njė makinė qė ka nevojė pėr 1.000 rrathė pėr tė funksionuar. Njė vitaminė mund tė jetė njė lidhje pėr tė ndihmuar punėn e gjithė makinės.

Shkencėtarėt i kanė identifikuar dhe iu kanė numra vitaminave pėr shkak se emrat e tyre tė vėrtetė janė zakonisht tė gjatė dhe tė komplikuar. Pėr shembull, vitamina B12 ėshtė cianokobalamin. Kur disa vitamina fillojnė me tė njėjtėn shkronjė, kjo do tė thotė se ata janė tė lidhur me njėri tjetrin.

Dr. James Shoemaker, profesor nė Shkollėn Universitare tė Mjekėsisė nė St. Louis, thotė se vitaminat janė pjesė e grupit tė lėndėve ushqyese pėr tė cilat trupi ka nevojė. Prandaj duhet t’i marrim vitaminat tona ēdo ditė.



Trupi i njeriut prodhon vetėm njė vitaminė, atė D, dhe kėtė e arrin me ndihmėn e rrezeve tė diellit. Trupi tregon mungesėn e vitaminave me anė tė urisė dhe ngadalėson metabolizmin, proceset kimike qė zhvillohen nė trup.

Prandaj, Asociacioni Mjekėsor Amerikan rekomandon vitamina shtesė nė kohėn kur dikush ėshtė nė dietė dhe me konsum tė ulėt tė kalorive. Vitaminat ndihmojnė punėn e metabolizmit.

Grupet e vitaminave

Duhet tė dini se ekzistojnė dy lloje tė vitaminave: tė tretshme nė ujė: nga ky grup, trupi pėrdor atė pėr tė cilėn ka nevojė dhe nxjerrė pjesėn tjetėr pėrmes veshkave. Nė pėrgjithėsi trup nuk i ruan vitaminat e tretshme nė ujė. Prandaj kemi nevojė t’i marrim ato pėrmes dietave ditore.

Tė tretshme nė yndyra: kėto vitamina kanė nevojė pėr mjedis yndyror pėr tė kryer punėn e tyre, prandaj ruhen nė qelizat dhjamore. Shumė prej kėtyre vitaminave mund tė jenė helmuese. Vitaminat e ruajtura bashkė me vitaminat tė cilat i merrni si megadozė mund tė akumulohen nė nivele helmuese.

Ngaqė trupi pėrdor vitamina nė sasi tė vogla, shumė mjek rekomandojnė qė tė hani mirė ushqim ose tė konsumoni multivitamina tė prodhuara nga prodhues tė njohur. Vitaminat nuk kalojnė nėpėr tė njėjtat analiza sikurse tė barėrat. Barėrat para se tė dalin ne treg duhet tė kalojnė nė shumė teste. Shumė institucione shėndetėsore pėrkrahin idenė qė njė i rritur duhet tė marrė njė multivitaminė nė ditė. Por, kjo nuk do tė thotė se duhet tė pėrdoret pas njė diete tė shėndetshme.

Shumė njerėz pėrdorin vitaminat si barna, dhe kėshtu zakonisht pėrfundojė nė megadozė. Pėr shembull, njerėzit marrin sasi tė tepėrta tė vitaminės C pėr tė shėruar ose pėr tė shuar ftohjen, edhe pse shkencėrisht nuk ėshtė e vėrtetuar se kjo funksionon.

Mjekėt mund tė rekomandojnė megadoza vetėm nė rastet tė mbikėqyrura nga vet ata, tė cilėt mund tė jenė duke trajtuar mungesėn e vitaminave.

Pėr shembull, disa vjet mė parė njerėzit pėrdornin doza tė mėdha tė vitaminės E si antioksidues. Mė vonė studiuesit zbuluan se sasitė e tepėrta shkaktojnė probleme me zemrėn dhe rritje tė rasteve tė kancerit, veēanėrisht tė duhanpirėsve dhe atyre qė vuajnė nga diabeti.