PDA

View Full Version : Faktor i ri pėr kancerin nė lukth


SEa
05-08-2010, 12:01
Shtimi i pashpjegueshėm i rasteve tė kancerit tė lukthit i ka nxitur shkencėtarėt tė bėjnė thirrje pėr mė shumė studime.
Kanceri i lukthit ėshtė njė nga sėmundjet mė vdekjeprurėse, dhe renditet i dyti mes kancereve me tė paktėn 800.000 vdekje nė vit nė tė gjithė botėn.

Me vite tė tėra studiuesit janė pėrpjekur tė gjejnė qoftė edhe njė shkak tė vetėm pėr kancerin nė stomak.

Nė Azi, pjesė tė Amerikės sė Jugut, Rusi dhe vendet tjera tė ish-bllokut sovjetik, ekspertėt mendojnė se konsumimi i ushqimeve tė kripura dhe atyre tė ruajtura pėr njė kohė tė gjatė nė frigorifer, mund tė kenė lidhje me kancerin nė stomak.

Shumė studime sugjerojnė gjithashtu se ulcera ose polipet mund tė nxisin rritjen e qelizave tė kancerit.

Dr Charles Rabin dhe shkencėtarė tė tjerė tė Institutit Kombėtar tė Kancerit nė SHBA shqyrtuan ritmet e kancerit gastrik gjatė tri dekadave tė fundit midis njė grupi tė madh tė amerikanėve nga mosha 25 nė 84 vjeē. Kanceri gastrik prek pjesėn e sipėrme tė stomakut.

Tė dhėnat e tyre konfirmuan se rastet me kancer gastrik ishin pakėsuar, por me njė pėrjashtim; mes tė rinjve tė racės sė bardhė rastet e kėtij kanceri ishin nė rritje. Kjo rritje ishte e paparashikuar pėr shkencėtarėt, prandaj tani ata thonė se pėr kancerin nė stomak duket se ekziston njė faktor i ri rreziku, qė ende nuk ėshtė identifikuar. Ndėr rezultatet e befasuese ishte edhe njė shtim prej 3 pėr qind i rasteve jo gastrike qė prekin pjesėn e poshtme tė stomakut.

Shkencėtarėt thonė se ky lloj kanceri shpesh fillon me njė infeksion i shkaktuar nga bakteri Heliko-bakter Pylori, i njohur ndryshe edhe si H-Pylory. Tani pėr tani, shkencėtarėt thonė se shtimi i rasteve tė kancerit mes tė rinjve tė bardhė mund tė jetė pasojė e njė shkaktari tė ri ose e ndonjė ndryshim nė bakterin H-Pylori. Kjo rritje e mistershme e kancerit tė stomakut i shtyn shkencėtarėt bėjnė thirrje pėr mė shumė studime.