• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Çamëria-Toka e premtuar

Saura

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
2,661
Reaction score
67
Points
0
Location
Itali
[ame]http://www.youtube.com/watch?v=naSl88KGrJU[/ame]
 

Saura

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
2,661
Reaction score
67
Points
0
Location
Itali
Përgjigje e: Cameria-Toka e premtuar

[ame]http://www.youtube.com/watch?v=YEjA1azHde8[/ame]
 

Saura

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
2,661
Reaction score
67
Points
0
Location
Itali
Përgjigje e: Cameria-Toka e premtuar

[ame]http://www.youtube.com/watch?v=OQrKUurRHBw[/ame]
 

Saura

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
2,661
Reaction score
67
Points
0
Location
Itali
Përgjigje e: Cameria-Toka e premtuar

[ame]http://www.youtube.com/watch?v=H_HoU1RpPeM[/ame]
 

Saura

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
2,661
Reaction score
67
Points
0
Location
Itali
Përgjigje e: Cameria-Toka e premtuar

Bravo i qofte ketyre historianeve greke qe po e pranojne ate qe ka shkaktuar shteti i tyre .......


[ame]http://www.youtube.com/watch?v=W4AwM_QHopY[/ame]
 

Saura

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
2,661
Reaction score
67
Points
0
Location
Itali
Përgjigje e: Cameria-Toka e premtuar

[ame]http://www.youtube.com/watch?v=nqWMUbT-kPs[/ame]
 

Saura

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
2,661
Reaction score
67
Points
0
Location
Itali
Përgjigje e: Cameria-Toka e premtuar

[ame]http://www.youtube.com/watch?v=Mf4x4Z2dkFo[/ame]
 

Saura

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
2,661
Reaction score
67
Points
0
Location
Itali
Përgjigje e: Cameria-Toka e premtuar

[ame]http://www.youtube.com/watch?v=qnW7dlXiwDI[/ame]
 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,965
Reaction score
39
Points
0
Përgjigje e: Cameria-Toka e premtuar

Nuk mund ta quash toke e premtuar sepse askush nuk ta ka premtuar. Me mire te thuash " Cameria toke e synuar "
 

Saura

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
2,661
Reaction score
67
Points
0
Location
Itali
Përgjigje e: Cameria-Toka e premtuar

Nuk mund ta quash toke e premtuar sepse askush nuk ta ka premtuar. Me mire te thuash " Cameria toke e synuar "

Sa nxitohesh o Euro per te me korrigjuar ....
Toke e premtuar e kam marre nga nje emision i Rudina Xhunges ...
Ky term eshte perdorur ne Angli ne shekullin e XIX ne kohen e perpjekjeve per formimin e shtetit te ri te Izraelit ...
Toka e premtuar... aty ku ke te ardhmen ,aty ku kujton te djeshme ...
Eshte perdorur me qellim parelizem i tille nga gazetaret e Topit ...
Deri sa Izraeli u ngul mbas mijera vjetesh ne token ku kishte jetuar e arriti te krijoi shtetin e tij ...ne e kemi akoma me te lehte ne te ardhmen, per te na u bashkuar trupi i gjymtuar ;)

[ame]http://www.youtube.com/watch?v=RMCWFlWyxYw[/ame]


Letersine e kam bo me Haki Baçin ,historin me Lao Gashin :)
 

J-W

J-W-R-Unlimited
Anëtar
Jun 8, 2010
Postime
2,965
Reaction score
39
Points
0
Përgjigje e: Cameria-Toka e premtuar

Nuk kam asgje me ty dhe jam plotesisht dakord me temen, por menyra se si e ka titulluar nuk perkon me realitetin dhe historine

Cameris nuk mund ti heqesh paralele me Izraelin. Cifutet nuk e kan pasur ate vend qe kan. Ai eshte nje shtet qe e dim te gjithe se si eshte formuar. Ndersa cameira ka qen eshte dhe do te jete vend i cameve.

Kete e di e gjithe bota
 

Rex

V.I.P
Anëtar
Sep 1, 2010
Postime
13,595
Reaction score
327
Points
83
Përgjigje e: Çamëria-Toka e premtuar

Shkupi përkujton gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë

‘Dita e kujtesës’ apo 69 vjetori i dëbimit të dhunshëm të shqiptarëve nga Çamëria u shënua sot për herë të parë edhe në Shkup. Studiues, intelektualë, personalitete nga fusha e kulturës, shkencës, politikës nga të gjitha trevat shqiptare u mblodhën për të përkujtuar gjenocidin mbi popullatën shqiptare çame të 27 qershorit të vitit 1944. Ata shprehën nevojën për një ndërgjegjësim dhe angazhim më të madh të gjithë shqiptarëve për të zgjidhur çështjen çame.
“Ne e shikojmë çelësin e suksesit të zgjidhjes së çështjes çame pikërisht në konsolidimin dhe përqendrimin e gjithë energjive, potencialeve që kemi ne, solidaritet mbarëshqiptarë për ta shtyrë përpara çështjen dhe për të mundësuar shqiptarëve të Çamërisë t’u kthehen të drejtat e mohuara dhe shqiptarët të mund të kthehen në trojet e tyre. Ne jemi sot këtu për të treguar se populli shqiptar është solidar ndaj komunitetit çam, populli shqiptar nuk harron dhe ne do të rimëkëmbemi dhe do t’ia dalim që shekulli i ardhshëm të punojë për shqiptarët”, tha Adri Nurellai, Sekretar i Partisë për drejtësi, integrim dhe unitet, transmeton AlsatM.

Për njërin nga organizatorët, Zeqirija Ibrahimi ngjarja e sotme përkujtimore duhet të shërbejë si një nismë për angazhimin edhe të shqiptarëve të Maqedonisë në përpjekjet për fitimin e të drejtave dhe kthimin në trojet e tyre të komunitetit çamë.

“Çamët nuk janë një komunitet i huaj por edhe ata janë bashkëkombës tanë dhe ashtu siç kishim borxh ndaj gjithë shqiptarëve të tjerë në çastet e hidhura të historisë, kemi borxh të ndihmojnë edhe çamët.. ...Shkupi është një epiqendër e shqiptarisë dhe ne nuk duhet ta neglizhojmë këtë fakt. Siç e dini ka aktivitet që zhvillohen në Kosovë, por në Shkup thuajse nuk ka pasur fare’, deklaroi Zeqirija Ibrahimi, Shoqata kulturore ‘Vizioni M’.

Përveç shoqatave civile, për profesorët dhe studiuesit nga Shqipëria dhe Kosova institucionet shtetërore duhet të ngrenë zërin më fuqishëm ndaj padrejtësive që u bëhen edhe sot çamëve. Sipas tyre pa zgjidhjen e çështjes çame nuk do të ketë zgjidhje për çështjet e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.

“Shqiptarët ortodoksë të krahinës vazhdojnë të jetojnë por ata janë nënshtruar një gjenocidi gjuhësor, kulturor sepse u ndalohet arsimimi në gjuhën shqipe, pjesëmarrjen në administratën shtetërore dhe identifikohen me grekët.. Pa zgjidhjen e çështjes çame nuk ka zgjidhje të çështjes kombëtare shqiptare në Ballkanin Perëndimor..”, u shpreh Selman Sheme, profesor universitar, Shqipëri.

“Çështja çame është çështje e dhimbshme për mbarë popullin shqiptar. Kjo plagë e dhimbjes ndodhi që në vitin 1913 gjegjësisht me Konferencën e Ambasadorëve në Londër, kur Çamëria padrejtësisht u shkëput nga trungu kombëtar. Masakrimet dhe përjetimet e popullit çam ishin të tmerrshme në vazhdimësi sidomos masakrimet e Gjeneral Zervës”, tha Lush Culaj, profesor universitar, Kosovë.

Manifestimi i sotëm ‘Trëndafili i Çamërisë’ u organizuar në kuadër të ‘Javës çame’, e cila karakterizohet me aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe artistike për të nderuar dhe përkujtuar viktimat e gjenocidit ndaj komunitetit çam. Sikurse është bërë traditë edhe këtë vit manifestimet kulmuan me marshimin drejt Qafë Botës, aktivitet që simbolizon hapat që ndoqën të shpërngulurit nga shtëpitë e tyre në Çamëri. /Telegrafi/
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
5,904
Reaction score
523
Points
113
Përgjigje e: Çamëria-Toka e premtuar

Neser me date 27 qershor Instituti i Studimeve per Çamerine ne perkujtim te gjenocidit te kryer ndaj popullesise shqiptare te krahines se Çamerise, organizon takimin e rradhes se profesoreve te nderuar, patrioteve cam per te kujtuar te gjtiha ata qe humben jeten ne ate eksode te dhimbshem te qershorit te vitit 1945. Gjate ketij takimi do prezantohet nje nga librat me te fundit, botime te Instituti te Studimeve per Çamerine, tashme i perkthyer ne gjuhen shqipe, "Çameria, Tokat e Çliruara Shqiptare, II" te autorit italian Donatto Martuci.
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
5,904
Reaction score
523
Points
113
Përgjigje e: Çamëria-Toka e premtuar

Dekreti për shpalljen e 27 qershorit në kalendarin kombëtar “Dita e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek” dhe ngritjen e një memoriali në Konispol

L I G J
Nr.7839, datë 30.6.1994
PER SHPALLJEN E 27 QERSHORIT NE KALENDARIN KOMBETAR
“DITA E GENOCIDIT NDAJ SHQIPTAREVE TE ÇAMERISE NGA SHOVINIZMI
GREK” DHE NGRITJEN E NJE MEMORIALI NE KONISPOL
Në mbështetje të nenit 16 te ligjit nr. 7491, datë
29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozim të
një grupi deputetësh,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
V E N D O S I :
Neni 1
Dita 27 qershor shpallet në kalendarin kombëtar “DITA E
GENOCIDIT NDAJ SHQIPTAREVE TE ÇAMERISE NGA SHOVINISTET GREKE”.
Neni 2
Të ngrihet në Konispol një Memorial në kujtim të viktimave
të këtij genocidi.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr. 885, date 12.7.1994 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
5,904
Reaction score
523
Points
113
Përgjigje e: Çamëria-Toka e premtuar

Genocidi i paparë grek ndaj banorëve të Çamërisë në vitin 1944-1945

Postuar në: Dossier | Me: 26/06/2013

Nga Eugen SHEHU

Historia e shqiptarëve etnikë në Çamëri është mbushur padyshim me një varg datash tragjike, të ruajtura në kujtesë si akte të dhimbjes kulmore. Por historiografia jonë e ka pranuar se nëse në vitet 1913-1943 genocidi grek ndaj shqiptarëve çamë ka patur një përshkallëzim, po ashtu është pranuar që pranvera dhe vera e vitit 1944, përbëjnë apogjeun e barbarisë greke ndaj popullsisë së pambrojtur të shqiptare. Ky genocid do të provonte edhe një herë qëndrimin e palëkundur të Athinës, e cila kërkonte jo vetëm largimin e shqiptarëve nga trojet e tyre stërgjyshore, por edhe rrënimin e plotë të kjtimeve mbi ekzistencën aty të racës sonë.

Në muajt gusht-shtator 1943, vlen të thuhet se rezistenca e atdhetarëve çamë ishte organizuar më së miri. Ndonëse në thelb, kjo rezistencë u organizua kundër okupatorit, në të pati edhe element të mbrojtjes vendore, çka do të thoshte ruajtja e shtëpive dhe popullsisë së pambrojtur ndaj andartëve grekë. Kështu në ditët e fundit të shtatorit 1943 dhe deri në fillim të nëntorit të këtij viti, efektivat e batalionit “Çamëria” të ndihmuar edhe nga vullnetarët e zonës përreth, zhvilluan betejën e famshme të Konispolit, e cila zgjati 55 ditë. Në të vërtetë, në këtë betejë, muarën pjesë shqiptarë nga të dy anët e kufirit politik dhe ky fakt u përcoll jo pa shqetësim në qarqet shovene të Athinës. Ky bashkëpunim i ngushtë i shqiptarëve brenda shtetit amë me vëllezërit e tyre çamë, pamvarësisht se ata luftuan kundër okupatorit gjerman, u kuptua si një rrezik i madh për vorioepirotët dhe qëllimet e tyre.

Ndërkaq efektivat e batalionit “Çamëria” në bashkëpunim edhe me komandën nacionaliste të forcave të jugut zhvilluan luftime edhe në zonat e Gjirokastrës, Tepelenës dhe Delvinës. Sipas dokumentave gjermanë që gjenden në Arkivin e Institutit të Historisë në Tiranë, këto luftime u karakterizuan nga disa prita tepër të rrezikshme ku kanë gjetur vdekjen dhjetëra ushtarë dhe oficerë gjermanë. Në këto luftime qoftë atdhetarët e Çamërisë, qoftë nacionalistët e jugut të Shqipërisë, patën marrë krahë sidomos “nga deklarata e Uinston Çërçillit, sipas të cilit kufiri shtetëror i Shqipërisë do të rishqyrtohej menjëherë pas mbarimit të luftës.” (Gazeta “Atdheu” Tiranë 20 tetor 1943.)

Në ditët e para të qershorit të vitit 1944, në zyrën e gjeneral Zervës në Janinë, andartët grekë dërgojnë një të quajtur Harallamb Kallojeri, kinse pati furnizuar me armë batalionin Çamëria. Ky me lot në sy e mohoi këtë fakt dhe ngase ishte grek nuk pësoi gjë. Por vlen të sjellim këtu fjalët me të cilat e përcolli Zerva. Gjeneral Zerva duke shtrënguar nofullat kishte vazhduar: “Po dolën të vërteta ato që më kanë thënë se ti u shet çamëve armë, ta dish se jo vetëm ty, por gjithë fisin tënd do ta djeg me benzinë së gjalli, në mes të fshatit që të lemerisen të gjithë.” Pastaj ai u drejtua të gjithë të pranishmëve duke shtuar: “Çamërve duhet t’u afrohemi dhe t’i marrim me të mirë, që të mos na ikin nga duart deri sa të zemë kufirin. Pasi t’i kemi mbyllur si bagëtitë në vathë, jo vetëm njerëz që nuk do të lemë të gjallë, por edhe macet e tyre do t’i shkojmë në thikë. (I.D.Hoxha “Viset kombëtare në shtetin grek” Tiranë 2000, faqe 356)

Preja e parë e dhunës makabre helene, do të ishte krahina e Paramithisë, e cila u pati bërë ballë shpesh herë, me armë në dorë, hordhive të andartëve grekë. Në mesnatën e 26 qershorit 1944, ata iu afruan Paramithisë nga të katër anët. Në agun e 27 qershorit, disa atdhetarë çamë ranë në pritën e zervistëve dhe lufta filloi e fuqishme. Por dinakëria greke nuk vonoi të funksiononte sërish. Komanda e lartë zerviste vrapoi te myftiu i Paramithisë Sali Hafizi duke i mbushur mendjen atij se nuk kishin punë me çamët ndaj këta të ulnin armët dhe të rrinin të qetë në shtëpitë e tyre. Sali Hafizi u besoi nga ana e tij dhe në një kuvend të shkurtër burrash dha porosi të pritej lufta.

Më pas komanda zerviste e udhëhequr nga majori famëkeq Kranjani dhe antishqiptari i tërbuar Kristo Stavropulli shkuan në mitropoli dhe bënë planet kokë më kokë me dhespotin grek. Me të mbaruar takimin me dhespotin, disa ushtarë grekë u shpërndanë nëpër rrugë dhe sheshe duke njoftuar me zë të lartë: “Urdhërohen tërë ata që kanë armë, t’i dorëzojnë menjëherë se qetësinë dhe rendin do ta mbajë ushtria. Askush të mos frikësohet! Këdo e quajmë vëlla. Duam të bashkëpunojmë dhe të ndihmojmë njeri-tjetrin.” (Gazeta “Bashkimi” Tiranë, 7 mars 1947) por kjo s’mund të ishte tjetër, veçse gënjeshtra e radhës e helenëve për të arritur në planet makabre të gjeneral Zervës.

Vite më pas, në dëshmitë që Asllan Myftari dhe Sadete Katiu do të dërgonin në OKB përmes Komitetit të Mbrojtjes së Çamërisë, midis të tjerave do të kujtonin: Rreth mesditës, kur ende muk kishte mbaruar dorëzimi i armëve, zervistët grupe-grupe… të udhëhequr nga oficerë u derdhën egërsisht mbi popullatën. Me të dëgjuar krismat e armëve njerëzit lanë shitoret dhe ja dhanë vrapit nga të mundnin. Më të shumtët vrapuan drejt anës perëndimore të qytetit ku mendohej që shtegu nuk ishte mbyllur akoma. Pati raste që familja u nda më dysh, dikush çau gardhin e kriminelëve dhe dikush tjetër jo.

Meqë rrethi u mbyll në mënyrë të hekurt njerëzia vraponin në qytet të ndjekur nga vrasësit si egërsira prej gjahtarit. Vritej kushdo që hasej përpara. Rrugët dhe sheshet u mbushën me të vrarë… kur zervistët u turrën në një shtëpi të thernin një djalë 6 muajsh dhe e jëma e mbuloi djepin me trupin e vet, ata i ngulën gruas thikat në kurriz. Më pas ata therën me thikë djalin tjetër të shtëpisë dhe të zotin e saj. Motrën e Hasan Belulit, 3 djemtë e Asim Dinos, dy çupat dhe të shoqen e Rexhep Malit, i mbërthyen me gozhdë përpara murit të shtëpisë. Pasi vranë Mulla Çenin, argëtoheshin me të bijën. Aty pranë vranë edhe 12-13 fqinjë të Mullait. Në tërë Paramithinë dëgjoheshin kujet dhe vajet rrënqethës, të pleqve, të rinjve dhe fëmijëve që shuanin shpresat e fundit nën krismat e plumbave apo presat e thikëve e sopatave.”

Masakra e Napolon Zervës ndaj banorëve të pambrojtur të Çamërisë, do t’ia kalonte për nga egërsia e saj edhe dënimeve të inkuizicioneve mesjetare. Asnjë lloj pengese nuk do të haste ky kriminel i lindur dhe gjithë taborri i tij, në barbarinë e pashembullt. Dëshmitë e dhimbshme vazhdojnë: “Poshtë xhamisë së Prronjatëve dergjeshin sa e sa kufoma. Dalluam nusen e Ibrahim Bollatit, motrën e Muharrem Bakos, djalin e saj, Mit’hatin 10 vjeçar, Harun Mezanin 14 vjeçar ndërsa të tjerët nuk i njohëm, sepse ishin prishur në fytyrë. Ndërsa Estref Ilmiu tregon se kur atë dhe disa të burgosur të tjerë i shpunë të varrosnin trupat gjysëm të prishur pranë kishës së Shën Jorgjit, njohu vetëm katër prej trupave, ndërsa dhjetëra të tjera nuk mundi t’i njihte pasi fytyrat ishin gjymtuar në mënyrë të llahtarshme prej vrasësve.” (Gazeta “Bashkimi” Tiranë 4 prill 1947)

Sigurisht epshet shtazore të Zervës me kompani, nuk mund të preheshin vetëm me kasaphanën e Paramithisë. Ata u derdhën dy ditë më pas në fshatrat Grikë, Kacjan, Karbunarë dhe në një varg fshatrash të Çamërisë së Mesme. Nëse gjenin gjë të gjallë (njerëzia dhe bagëtia ishin barazuar tragjikisht) andartët dhe zervistët e thernin menjëherë. Në ato shtëpi ku njerëzit qenë larguar nxitimthi, komandot ushtarake ushtronin kontroll të imët duke vjedhur e plaçkitur gjithçka, deri edhe pajat e vajzave fatkeqe të Çamërisë. Në fshatrat Luar dhe Karbunarë, po ashtu edhe në qytezën e Margëlliçit, në të vërtetë u organizua një qëndresë e vogël, disa orëshe. Por përballë 25-30 burrave të këtyre fshatrave, Athina dërgoi Regjimentin e Dyzetë të komanduar nga major Angora, i cili pas 1700 ushtarëve dhe oficerëve, kishte në p[ërbërje të vet edhe një kontigjent prej 40 kriminelësh grekë, të cilët patën “fituar” lirinë nga burgjet greke, vetëm e vetëm për të therur sa më shumë shqiptarë etnikë të Çamërisë.

Kjo epërsi numerike në njerëz, kjo shpejtësi çoroditëse në arritjen e qëllimeve, ky brutalitet i pashembullt, kishin të bënin sa me vrasjet e çamëve aq edhe me heshtjen që do të shoqëronte ky terror. Madje megjithë fshehjen misterioze që Athina i ka bërë në decenie kësaj tragjedie, diplomacia evropiane do të shënonte në analet e saj: “Duke shkelur në mënyrë të qëllimshme Marrëveshjen e Kazertës, trupat e Divizionit të Dhjetë, njësitë e dy divizioneve të E.DH.E.S-it, ato të regjimenteve 100, 110 dhe 40, po mësyjnë mizorisht territoret e pambrojtura të Çamërisë.” (Arkivi Qendror i Shtetit-Tiranë. “Çështja e Çamërisë” Fondi 251, dosja 14, fleta 143)

Tanimë atdhetarët e Çamërisë e kishin plotësisht të qartë se Athina kërkonte zhdukjen përfundimtare të shqiptarëve etnikë. Rrethanat në verën e vitit 1944 kishin favorizuar Athinën, e cila duk marrë edhe përkrahjen e aleatëve shekullorë të saj Anglisë dhe Francës, kryente njëhersh dëbimin e çamëve dhe popullimin e trojeve të tyre me të krishterë të jugut helen. Në këtë mënyrë, krahas organizimit të njësiteve të vegjël për shpëtimin e popullsisë, këta atdhetarë u përpoqën të sinjalizonin rreth masakrës edhe diplomacinë evropiane. Ndërsa lidhjet me shtetin amë nuk u ndërprenë për asnjë moment. Kështu në telegramin e firmosur prej disa burrave të Çamërisë dhe dërguar kryeministrit shqiptar në gushtin e vitit 1944, midis të tjerave shkruhet tekstualisht: “Nuk kanë të munëruar as vrasjet, as grabitjet dhe as përdhunimet e kriminelëve të Zervës. Madje, ajo pjesë e popullsisë që akoma nuk ka rënë ndënë thikat e zervistëve, po ikën e tmerruar drejt Shqipërisë duke humbur gjithçka.” (Arkivi Qëndror i Shtetit-Tiranë. Fondi 251, dosja 179, fleta 2)

Ndërkaq propaganda shovene helene vazhdonte me ritme akoma më të mëdha t’u binte tam-tameve të Vorio-Epirit. Kështu, në mbrëmjen e 1 tetorit 1944, Radio Kajroja shpërndante në eter mesazhin e ministrit grek të informacionit, Kartallit për kinse revoltë të vorioepirotëve në Gjirokastër e Sarandë, të cilët kërkonin bashkimin e trojeve të tyre me ato të shtetit amë, Greqisë. Duke pretenduar se këto troje ishin plotësisht greke, Athina madje me anë të emisarëve të fshehtë të saj, nisi të shpërndante në jugun e Shqipërisë fletushka duke u thënë shqiptarëve etnikë aty se nuk ishte e largët dita kur fshatrat e tyre do t’i bashkoheshin Greqisë. Madje ndikimi i Athinës u shtri deri në komandën e lartë gjermane, duke e fshehur realitetin dhe duke e afruar Zervën sa më shumë me këtë komandë. Aq i thellë ka qenë ky ndikim saqë komanda gjermane përpiqej të ruante indiferencën përpara masakrës që ndodhte me çamët. Kështu, në një informacion dërguar RAIHUT TË TRETË, lidhur me një protestë të atdhetarëve të Çamërisë, midis të tjerave, komanda gjermane e Filatit spjegonte” “Kërkesat e parashtruara lidhur me evakuimin e popullsisë shqiptare që nuk është në gjendje të mbrohet, nuk ka asnjë bazë. Ushtria gjermane ka marrë përsipër mbrojtjen dhe sigurimin e paqes dhe të rregullit në zonat e okupuara prej saj.” (Arkivi i Institutit të Historisë- Tiranë. Dok.gjerman nr. T 314-1458)

Vala tjetër e spastrimeve të shqiptarëve etnikë, nga trojet e tyre në Çamëri, iu besua sërish gjeneralit famëkeq Zerva, në marsin e vitit 1945. kësaj radhe do të goditej, digjej e shkretohej pikërisht Filati, çerdhja e qëndresës kulmore të banorëve të Çamërisë. Ndonëse burrat e Filatit ishin larguar, të mobilizuar në njësite të vogla vullnetarësh, drejt Filatit u derdh me egërsi të paprë makina luftarake e Zervës. Nuk munguan me këtë rast as vrasjet, as therjet, as djegiete njerëzve dhe shtëpive. Krimet ishin pothuaj të papara. Në informacionin që koloneli britanik Vuthaus i dërgonte Londrës në fundmarsin e vitit 1945, midis të tjerave shkruante tekstualisht: “Nisur nga Misioni Aleat që drejtova, ju bëj me dije se Zerva i nxorri jashtë çamët nga shtëpitë e tyre më 1944, shumica e të cilëve mundën të gjenin strehë në Shqipëri. Dëbimi i tyre u krye sigurisht përmes një gjakderdhjeje të madhe. Veprimi i Zervës u ndoq më pas në marsin e vitit 1945 nga një masakër akoma më e madhe, siç ishte kjo e marsit, në Filat, e cila nuk mund të falet.” (Arkivi i Institutit të Historisë- Tiranë. Fondi Zyra e jashtme britanike PRO\ FO Nr 371\ 48094)

Sipas Memorandumit të emigrantëve çamë në Shqipëri, i cili u paraqit jo vetëm në kancelaritë evropiane por deri në SHBA, në peiudhën qrshor 1944-mars 1945, janë vrarë gjithsej 2771 civilë të pambrojtur. Gjatë kësaj peiudhe gjithashtu u dogjën dhe plaçkitën 68 fshatra me rreth 5800 shtëpi. Në humbjet e tjera materiale llogariten 110 mijë krerë bagëti të imta, 2400 gjedhë, 80 mijë kuintalë vaj ulliri, 21 mijë kuintalë grurë pa llogaritur dramën e madhe të shkombëtarizimit të këtyre trojeve. Një pjesë e konsiderueshme e politikës greke gjatë viteve të Luftës së Ftohtë si edhe lakejtë e historisë së tyre, kanë mbrojtur dhe vazhdojnë të mbrojnë tezën absurde sipas së cilës shqiptarët e Çamërisë janë larguar me vullnetin e tyre nga trojet stërgjyshorë, kinse kanë qenë të lidhur me Gjermaninë, pra kundërshtaren e Greqisë. Këto teza justifikuese sidoqoftë nuk mundën të shuajnë gjurmët e përgjakura të atij gjenocidi biblik.
 

Saura

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
2,661
Reaction score
67
Points
0
Location
Itali
Përgjigje e: Çamëria-Toka e premtuar

Neser me date 27 qershor Instituti i Studimeve per Çamerine ne perkujtim te gjenocidit te kryer ndaj popullesise shqiptare te krahines se Çamerise, organizon takimin e rradhes se profesoreve te nderuar, patrioteve cam per te kujtuar te gjtiha ata qe humben jeten ne ate eksode te dhimbshem te qershorit te vitit 1945. Gjate ketij takimi do prezantohet nje nga librat me te fundit, botime te Instituti te Studimeve per Çamerine, tashme i perkthyer ne gjuhen shqipe, "Çameria, Tokat e Çliruara Shqiptare, II" te autorit italian Donatto Martuci.
Mblidhuni e kujtojeni ...e kane pushtuar greket jugun e shqiperise :(
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
5,904
Reaction score
523
Points
113
Përgjigje e: Çamëria-Toka e premtuar

Amaneti i Çamërisë

Nga Irisa Ruçi

Kanë kaluar 69 vjet që nga koha kur gjyshërit e mi i përzunë me forcë nga vatani, nga e bukura toka çame. 69 vjet më parë, e ardhmja e asaj kohe u preu ëndrrat, u shtoi makthin dhe vuajtjen, u mbolli lotët, u dogji shpirtin, kërkoi t’u mohonte ekzistencën. 69 vjet më pas, unë shoh si e shkuara trashëgoi nëpër kohë një plagë të pambyllur, një amanet të patretur, një ëndërr të mbetur midis mallit të kaluar dhe forcës së të ardhmes; një vrull të ri, që lind nga rebelimi ndaj së padrejtës dhe nga dëshira për të mbajtur gjallë emrin çam. Unë i falem gjyshërve të mi, unë i falem të gjithë gjyshërve të Çamërisë, që me vullnetin, pasionin dhe dashurinë për tokën e tyre, edukuan brezat e rinj nën të njëjtën frymë: me të njëjtat tradita, kulturë, zakone, gjuhë të bekuar. Çamët i vranë… i torturuan… i përndoqën… i përbuzën… por kurrë dot nuk i përulën…! Ata që vdiqën, qenë motiv për të lindur në zemrat e çamëve ndjenjën e përjetësisë. Mund të vriten trupat…por shpirtrat askush nuk mund t’i cënojë dot… Shpirtrat çamë enden të lirë në kërkim të shpresës, vizionit dhe përmbushjes së amanetit.

Qershor 1944 – qershor 2013…

Nëna ime sërish nuk harroi të më rrëfente historitë e Çamërisë. Tregime që ajo i mban gjallë në mendje e zemër. Më tepër se 80 vite të jetës m’i tregon kohë pas kohe, vit pas viti, me qetësinë e asaj moshe. Dhe hiqet sikur nuk m’i ka thënë asnjëherë më parë ato ngjarje. Dhe unë, kohë pas kohe, vit pas viti, hiqem sikur nuk i kam dëgjuar asnjëherë ato fjalë. E shikoj me kureshtje, me lumturinë e një fëmije kur i tregojnë përralla të bukura, dhe ndjek me sy shtegëtimin e saj. Ajo ka nevojë që unë ta kuptoj atë dhembje, ajo vuan nga frika se mos unë e harroj prejardhjen time. Ndërsa unë vuaj nga frika se mos më mjergullohet ajo histori, mos përditshmëria më rrëmben në rrjedhën e saj dhe unë harroj detajet, detaje që i ka dëgjuar mijëra herë. Vuaj nga frika e përkohshmërisë së njeriut në tokë. Shumë prej gjyshërve tanë nuk jetojnë më; e ne pasardhësit e tyre, e ndiejmë 2 – fish peshën e përgjegjësisë. Ne duam të jemi të denjë për ta merituar të quhemi bij të Çamërisë. U përjetësoftë emri juaj o gjyshër çamë; unë përgjërohem sot e përgjithmonë para jush! Ju jetuat me një kujtim… vdiqët me një brengë… dhe latë amanet një ëndërr:

Unë e dua Çamërinë! Unë e dashuroj atë tokë të bekuar, që është mbjellë me gjakun e të parëve të mi. Unë e kam në zemër atë truall të shenjtë, nga i cili 69 vjet më parë gjyshërit e mi u detyruan me forcë të largoheshin. Unë, kur kujtoj Çamërinë, kujtoj gjyshërit e mi, më vijnë ndërmend përrallat që ata më tregonin në gjuhën e tyre historitë që më rrëfenin për vendin e tyre; pasionin me të cilin më përshkruanin shtëpitë, baçet, ullinjtë… ullinjtë e Çamërisë së tyre! U kujtoj lotët që u rridhnin sa herë përmendnin fjalën Çamëri, lot që më flisnin për mallin e tyre. U kujtoj buzën që u dridhej, kur përshkruanin historinë e tyre. Ajo që është dhe historia ime. Unë jam bijë Çamërie! Mjafton kaq për të ngjallur krenarinë time. Krenari për atë “gjuhë perëndie”, krenari për ato zakone e tradita të trashëguara brez pas brezi, krenari për vlerat që kanë njerëzit e kësaj krahine. Ata që nuk na njohin, që nuk njohin traditat, kulturën, historinë çame, na përkufizojnë me termin bosh “të pabesë”. Por, sërish nuk e përulin dot krenarinë tonë, madje epitete të tilla na bëjnë të jemi indiferentë, sepse kemi një unitet të fortë brenda komunitetit dhe ndjenjë dashurie mes nesh. Unë i dua me shpirt të gjithë ata që janë patriotët e mi, unë i dua të gjithë çamët, e përmbi ta nuk vë asnjë…! Sepse në sytë e çdo çami unë shoh historinë time; shoh historinë tonë të përbashkët. Në ata sy, unë shquaj lotët e mallit të gjyshërve të mi. Dhe sot që ata nuk jetojnë më, mua më rëndojnë ato lot, më rëndojnë ato brenga, më rëndon e kaluara. Më duket sikur shpirtrat e tyre nuk janë prehur në paqe, por enden rreth meje e më thonë me përgjërim: “Duaje përjetë Çamërinë!”. Unë nuk munda t’ua fshi dhembjet e lotët gjyshërve të mi, por unë do e mbaj gjersa të vdes në zemër e në mendje amanetin e tyre, e kurrë s’do e harroj Çamërinë… Sepse unë jam bija e Çamërisë!
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
5,904
Reaction score
523
Points
113
Përgjigje e: Çamëria-Toka e premtuar

Mblidhuni e kujtojeni ...e kane pushtuar greket jugun e shqiperise :(
Neser do te mblidhemi edhe ne jug... ne Sarande, po nuk di me shume mbi aktivitetin...
 

BLEDI_SH

V.I.P
Anëtar
Feb 5, 2013
Postime
2,746
Reaction score
38
Points
48
Përgjigje e: Çamëria-Toka e premtuar

Mblidhuni e kujtojeni ...e kane pushtuar greket jugun e shqiperise :(
jo e nderuar,as nuk e kane pushtuar dhe as nuk do ta pushtojne kurre,gjithmone do thyejne hundet....dhe kjo u pa dhe ne keto zgjedhje nga votat qe moren ''minoritaret'' ne mos gabohem 1 ose 2,kjo eshte pergjigja me e mire e popullit shqiptar.
 

Saura

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 25, 2010
Postime
2,661
Reaction score
67
Points
0
Location
Itali
Përgjigje e: Çamëria-Toka e premtuar

Neser do te mblidhemi edhe ne jug... ne Sarande, po nuk di me shume mbi aktivitetin...
Edlin ti je ne Durres apo ne Itali ?
 
Top