• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Çfar është edukimi me të drejtat e njeriut?

Beaute

👸
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,650
Reaction score
374
Points
83
Location
Dans ton cœur mon amour
Çfar është edukimi me të drejtat e
njeriut

* Respektimi i dinjitetit njerëzor

* Edukimi më lirë i individit

* Sigurimi i barazisë

* Respektimi i drejtësisë

* Edukimi i shtrirë për gjatë gjithë jetës

* Edukimi i të gjitha moshave

* Edukimi shumëformësh

* Edukimi i gjithanshëm

Çfarë janë të Drejtat e njeriut!

Neni 1 i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut – 1948



“ Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë, me dinjitet dhe me të drejta. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhen të sillen ndaj njëri tjetrit në frymën e vëllazërimit”

Çfarë janë të Drejtat e njeriut!

* Janë MBUROJË – ato të mbrojnë

* Janë RREGULLA – sepse të tregojnë se si të sillesh

* Janë GJYKATËS – mund të apelosh tek ato

* Janë ABSTRAKTE – sikurse emocionet

* Ato i takojnë SECILIT dhe egzistojnë pa marr parasysh se çfarë ndodhë

* Janë si NATYRA – sepse mund të shkelen

* Janë si SHPIRTI – sepse nuk mund të shkatërrohen

* Janë si KOHA – sepse e trajtojnë secilin njëjtë, të pasur dhe të varfër, të rijnë dhe të vjetër, të bardhë dhe të zi, të gjatë e të shkurtër …….



Ato na ofrojnë RESPEKT dhe na obligojnë neve t’i trajtojmë të tjerët me respekt,

Ato janë sikurse MIRËSIA, E VËRTETA dhe DREJTËSIA me të cilat ne nuk pajtohemi me definicionin e tyre, por i njohim ato kur i shohim

Nga vijnë të drejtat e njeriut

* Të drejtat e njeriut vijnë si kërkesë morale dhe si të tilla ato mbështeten vetëm në vlerat morale, duke bërë kështu që këto të drejta të shtrijnë kuptimin e vetë në nivel individual të secilës qenie njerëzore në këtë planet

* Të drejtat e njeriut nuk varen nga premtimet apo garancitë e palës tjetër, secili ka të drejtë të kërkoj, si dhe janë trashëguese për secilën qenie njerëzore.



* Të drejtat e njeriut janë të drejta që njeriu i ka vetëm për shkak se është njeri dhe se ato nuk janë të kushtëzuara me asgjë tjetër. Askush nuk ka nevojë t’i meritoj, ato vlejnë për secilin njësoj

* Ata kaluan një kohë të gjatë derisa u bënë të njëjta për të gjitha kombet dhe racat, për të dy gjinitë, tani ato janë vetë dinjiteti dhe nderi njerëzor, ato janë universale dhe vlejnë gjithkund njësoj……

Vlerat kryesore të të drejtave të njeriut!

Vlerat kryesore të cilat shtrihen në bërthamën e idesë mbi të drejtat e njeriut janë:

Dinjiteti njerëzor dhe Kualitet; ku si rrjedhojë e tyre janë:

* Liria

* Respekti për të tjerët

* Jo – diskriminimi

* Toleranca

* Drejtësia

* Përgjegjësia


Karakteristikat e të drejtave të njeriut

* Të Drejtat e Njeriut – janë të pa tjetërsueshme

* Të pandashme, të ndërvarura dhe të ndërlidhura (si rregull asnjë e drejtë nuk është më e rëndësishme se tjetra, sepse gëzimi i një të drejte nuk mund të jete shkak për të humbur një tjetër)

* Janë Universale – si të tilla ato janë të njëjta për të njerëzimin kudo nëpër botë, ato janë si ajri i cili të gjithë njerëzit i mban gjallë
 

Meri

.
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
12,102
Reaction score
1,037
Points
113
Përgjigje e: Çfar është edukimi me të drejtat e njeriut?

Sa me lart, quhet te mesosh se cjane te drejtat e Njeriut...
Te edukohesh me to...s`eshte e lehte ....
Si popull me koeficent te larte inteligjence qe na quajne ca shoqata studimore cope cope neper bote... le te mbajme shpresa se me kohe do te edukohemi me to dhe detyrimin qe kemi per t`i respektuar.....
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,769
Reaction score
19
Points
0
Location
Albania
Përgjigje e: Çfar është edukimi me të drejtat e njeriut?

.
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
2,911
Reaction score
122
Points
63
Përgjigje e: Çfar është edukimi me të drejtat e njeriut?

Kronologji e të drejtave të njeriut
“ato janë të vjetra sa është i vjetër vetë njerëzimi”
Disa dokumente antike:
Ato ishin shprehje e raporteve të fuqisë së popujve antik, andaj popujt më të fuqishëm gjithmonë kanë rezervuar të drejtat e tyre duke u bazuar në forcë.
 Kodi i Hamurabit në Babiloni (Irak) – 2000 p.k
 Ligjet e faraonëve të Egjiptit – 2000 p.k
 Statuti i Cyrus – Iran 570 p.k


 1215 - Karta Magna Libertatum
 1628 - Petition of Rights (Angli)
 1679 - Dosja Habeas-Corpus (Angli)
 1776 - Virginia Bill of Rights (SHBA)
 - Deklarata Amerikane e Pavarësisë
 1789 - Deklarata mbi të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtave Qytetare në Revolucionin Francez
 26 qershor 1945 - Karta e Kombeve të Bashkuara
 10 dhjetor 1948 - Deklarata e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut
 4 nëntor 1950 - Konventa Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut
Ngjarjet më të rëndësishme gjatë zhvillimit të të drejtave
të njeriut.
 19 dhjetor 1966 – Pakti Ndërkombëtar mbi Të drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore Pakti Ndërkombëtar mbi të Drejtat Qytetare dhe Politike
 22 nëntor 1969 - Konventa Amerikane mbi të Drejtat e Njeriut
 1 gusht - Dosja Përfundimtare e Helsinkit’
 27 qershor 1981 - Karta Banjul e të Drejtave të Njeriut dhe e të Drejtave të Popujve (Afrikë)
 19 shtator 1981 - Deklarata e Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut në Islam
 14 qershor 1992 - Deklarata e Rios mbi Ambientin jetësor dhe Zhvillimin
 qershor 1993 - Konferenca mbi të Drejtat e Njeriut (Vjenë)

Çfarë të drejtash posedojmë?.....
Ka mendime të ndryshme sa i përket grupimit të të drejtave të njeriut, si do që të jetë ato janë të shumta dhe ndarja më e drejt e tyre është:

 Liritë dhe të drejtat personale
 Liritë dhe të drejtat politike
 Liritë dhe të drejtat ekonomiko – sociale


Struktura e gjykatave në Kosove
Në Kosovë ka?
 5 gjykata të qarkut, 27 gjykata komunale, 1 gjykatë ekonomike, 23 gjykata për kundërvajtje dhe 13 zyra prokurorie
 340 gjykatës dhe prokurorë kosovarë dhe18 gjykatës e prokurorë ndërkombëtar
 Ministria e drejtësisë
 Departamentin e drejtësisë pranë UNMIK – ut

Avokati i popullit (ombduspersoni)
Të gjithë personat fizikë dhe juridik kanë të drejtë që pa pasur rikë apo kërcënime për masë ndëshkimore, të bëjnë ankesa pranë një zyre të pavarur në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut dh veprimet që përbëjnë shpërdorimi të pushtetit nga çfarë do organi publik në Kosovë..
Zyra për e avokatit të popullit në përputhje me legjislacionin aktual, ka
juridiksionin të marr dhe të hetoj ankesa, të vëzhgoj, të marr masa
parandaluese, të jap rekomandime dhe të jap këshilla për cilën do prej
këtyre çështjeve. Avokati i popullit mund të vizitoj çdo institucion pa paralajmërim në funksion të zbardhjes të së vërtetës.
Avokati i popullit do t’iu jep përparësi të veçantë pohimeve për shkelje të
rënda ose sistematike, duke përfshirë këtu diskriminimin ndaj komuniteteve
dhe anëtarëve të tyre.
Diskutimi për të drejtat e njeriut mund të vazhdoj me muaj të tërë, ashtu
siç në botë ka shumë kombe, shumë raca, shume shtete,…….. Ashtu ka edhe
shume të drejta, që në përgjithësi janë të njëjta, por ka edhe të drejta të
veçanta të cilat vlejn për një komb, për një racë, për një gjini …….
Ja vlen të jesh një njeri që i di se çka ke dhe çka duhesh të bësh që të
kesh………….
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
2,911
Reaction score
122
Points
63
Përgjigje e: Çfar është edukimi me të drejtat e njeriut?

10 DHJETORI
DITA BOTRORE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT

Të nderuar zonja dhe zotërinj, anëtar të organizatës rinore Paqja dhe mysafir, jemi mbledhur sot këtu që të festojmë njërën nga festat më të rëndësishme botërore 10 dhjetorin 1948 ditën botërore të lirive dhe të drejtave të njeriut.
Zonja dhe zotërinj të flasësh për këtë ngjarje kaq të rëndësishme për njerëzimin pa dyshim se nuk ke mundësi pa u ndalur tek ngjarjet politiko –ekonomike dhe shoqërore të kohës së nxjerrjes së këtij akti.
Bota e vitit 1948 ishte në një gjendje tejet të vështirë, e dalë nga një luftë e përmasave botërore ku me miliona njerëz u vranë në mënyrën më barbare, me shkatërrime të papara, me qindra miliona njerëz të papunë dhe pa kulm mbi kokë ishte bilanci i kësaj lufte të tmerrshme, njerëzit ishin të mërzitur me këtë, njerëzit më së paku dëshironin që fati i tyre të ishte ai që ishte, ata gjithkund dhe anekënd botës filluan të flisnin për të drejtat e tyre, politikanet dhe përfaqësuesit e popujve të ndryshëm gjithkund vrapuan të nxjerrin kushtetutat e shkruara me të cilat në kaptina të veçanta sanksiononin lirit dhe të drejtat e njeriut, mirëpo a mjaftonte me kaq, kjo është një pikëpyetje e madhe për njerëzit e asaj kohe, ata gjykonin në të kaluarën ku edhe pas luftës së parë botërore shumë shtete nxjerrën kushtetuta nga më demokratike siç ishte rasti i Gjermanisë, e cila në kushtetutën e Vajmarit të vitit 1918 paraqiste një nga vendet tipike ku respektoheshin liritë dhe të drejtat e njeriut dhe ku shteti do të funksiononte në bazë të ligjit, mirëpo në kohën kur fuqitë e saja u shtuan apo u superfuqizuan për kohen përsëriten të njëjtat skena si ato të Luftës së Parë Botërore. Këtë përsëritje njerëzit më kurrë nuk do ta dëshironin aq më pak kur ai gjendej në atë gjendje që ishin andaj pas përfundimit të Luftës së dytë Botërore u fillua të pëshpëritej se e vetmja mënyrë për të shpëtuar nderin njerëzor dhe kur njeriu të jetë vërtet njeri i cili do të jetonte në paqe, në liri, me dinjitet dhe i pacenuar nga askush, është që të miratohej një deklaratë e përgjithshme ndërkombëtare e lirive dhe të drejtave të njeriut.
Në këtë drejtim me 10 dhjetor 1948 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara proklamojnë “Deklaratën e përgjithshme e të drejtave të njeriut”
Kjo deklaratë në vetvete përmban gjithsej 30 nene dhe me të sigurohen të gjitha lirit si ato sociale, ekonomike e kulturore. Në deklaratë theksohet se njohja e dinjitetit dhe të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes së njerëzimit është themeli i lirisë, i drejtësisë dhe i paqes në botë dhe nëse ndodh e kundërta e kësaj, bota dhe njeriu si qenie e vetëdijshme njerëzore do të ishte në një terr misterioz që njerëzimit ia kishte sjell gjithë ato vuajtje e tmerre të papara. Kjo deklaratë fillon duke cituar fjalët:
Pasi njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë.


Pasi mosrespektimi dhe përbuzja e të drejtave të njeriut ka çuar drejt akteve barbare, të cilat kanë ofenduar ndërgjegjen e njerëzimit, dhe pasi krijimi i botës në të cilën njerëzit do të gëzojnë lirinë e fjalës, të besimit dhe lirinë nga frika e varfëria është proklamuar si dëshira më e lartë e çdo njeriu.
Pasi është e nevojshme që të nxitet zhvillimi i marrëdhënieve miqësore midis kombeve.

ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME shpall këtë: DEKLARATË TË PËRGJITHSHME MBI TË DREJTAT E NJERIUT si ideal të përgjithshëm të cilin duhet ta arrijnë të gjithë popujt dhe të gjitha kombet, në mënyrë që çdo njeri dhe çdo organizëm shoqëror, duke pasur parasysh gjithmonë këtë Deklaratë, të përpiqet që, me anë të mësimit dhe edukimit, të ndihmojë në respektimin e këtyre të drejtave dhe lirive dhe që, me anë të masave progresive kombëtare dhe ndërkombëtare, të sigurohet njohja dhe zbatimi i tyre i përgjithshëm dhe i vërtetë, si midis popujve të vetë shteteve anëtare , ashtu edhe midis popujve të atyre territoreve që janë nën administrimin e tyre.

Unë për të mos cituar çdo nen të kësaj deklarate do të citoj disa nga nenet më të rëndësishme të kësaj deklarate.
Neni 1 i kësaj deklarate thotë: Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të drejta. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri tjetrit me frymë vëllazërimi.
Kurse në nenin 2 alineja 1 thuhet: Secili gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë e parashtruara me këtë Deklaratë pa kurrfarë kufizimesh për sa i përket racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose tjetër, origjinës kombëtare a shoqërore, pasurisë, ose lindjes.
Në nenin 10 shprehimisht thuhet: Gjithkush gëzon njëlloj të drejtën për një proces gjyqësor objektiv e publik, para një gjykate të pavarur e të paanshme, në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të veta dhe për vendimin mbi çfarëdo lloj akuze penale.
Kurse në nenin 18 në kuadër të lirisë së ndërgjegjes, mendimit dhe besimit shprehimisht thuhet: Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe besimit; kjo e drejtë përfshin lirinë e ndryshimit të besimit ose bindjeve dhe lirinë që njeriu, qoftë vetë ose në bashkësi me të tjerët, të shfaqë publikisht ose privatisht, besimin ose bindjen e vet me anë të dhënies së mësimeve, kryerjes së kultit dhe ceremonive fetare.
Në nenin 20 alineja 3 thuhet: Vullneti i popullit është baza e pushtetit shtetëror, ky vullnet duhet të shprehet në zgjedhje periodike dhe të lira të cilat duhet të jenë të përgjithshme dhe votimi i barabartë, si dhe me votim të fshehtë ose sipas procedurës përkatëse të votimit të lirë.
Neni 26 alineja 1 në kuadër të arsimit kjo deklaratë përcakton kështu: Gjithkush ka të drejtën e shkollimit. Arsimi duhet të jetë falas, të paktën në shkollat fillore dhe të ulta. Arsimi fillor është i detyrueshëm. Arsimi teknik dhe profesional duhet të zgjerohet e arsimi i lartë duhet t'u mundësohet të gjithëve në bazë të aftësisë.
Kurse në nenin e fundit (30) thuhet: Asgjë në këtë Deklaratë nuk mund të interpretohet si e drejtë e një shteti, grupi apo personi për të kryer çfarëdo veprimtarie ose për të bërë një akt drejtuar kundër çdo të drejte ose lirie të shpallur në këtë Deklaratë.
Marr në mënyrë të përmbledhur kjo deklaratë shpallen të gjitha të drejtat civile, politike, ekonomike, shoqërore, kulturore dhe lirit themelore të njeriut.
Edhe pse kjo deklaratë pati karakter ndërkombëtar ajo si e tillë nga shumë shtete nuk u ratifikua kurrë, kurse disa të tjera edhe pse në një farë mënyre e ratifikuan atë ajo deri vonë ishte e cunguar mjaft, por si do çoftë sot njerëzit e gjithë botës kanë kuptuar vlerat universale të saj, kjo deklaratë është bërë synonim i paqes anekënd botës dhe në anën tjetër bota sot është më e sigurt se kurrë më parë dhe njeriu ka fituar vërtet nderin njerëzor, pra unë për fund uroj që kjo festë universale çdo kund të sjell paqe, lumturi dhe dinjitet sepse zonja dhe zotërinj njerëzimi ka vetëm një alternative për zgjedhje ajo është paqja dhe vetëm paqja
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
2,911
Reaction score
122
Points
63
Përgjigje e: Çfar është edukimi me të drejtat e njeriut?

Çka është demokracia?
Shtetet e para demokratike
Elementet thelbësore të demokracisë moderne
 • Barazia – parimi i barazisë nënkupton se të gjitha qeniet njerëzore janë të lindura të barabartë, duhet të gëzojnë mundësi të barabarta, pjesëmarrje në jetën politke të bashkësisë si dhe titullim i trajtimit të barabartë përballë ligjit. Kjo përfshin po ashtu barazinë sociale dhe ekonomike në mes femrave dhe meshkujve

• Pjesëmarrja – demokracia është e pakuptimtë pa pjesëmarrje, pjesëmarrja në bashkësi dhe çështjet e politikave është një parakusht i ndërtimit të sistemit demokratik. Demokracia është një formë e pjesëmarrjes, ndonjëherë pjesëmarrja është një koncept i gjerë dhe nuk përmban vetëm nënkuptime të fuqishme politike, por, po ashtu, ato sociale dhe ekonomike. Por pjesëmarrja vetëm nuk mund të garantojë demokracinë.

• Sundimi i shumicës dhe të drejtat e pakicës- edhe pse demokracia është nga definiconi sundimi nga populli, në fakt është sundimi i shumicës. Kjo po ashtu nënkupton një obligim të shumicë që të marrë parasysh të drejtat dhe nevojat e ndryshme të grupeve të pakicave. Shkalla në të cilën obligimet janë plotësuar janë një indikator i shtimit të mëtutjeshëm i vlerave demokratike në shoqëri

 • Sundimi i ligjit dhe gjykimi i paanshëm – demokracia nënkupton mbrojtje të një personi apo grupi të vogël nga sundimi arbitrar. Sundimi i ligjit siguron barazi përpara ligjit, kufizimi të fuqisë apo autoritetit publik dhe ofrimi i qasjes së barabartë në juridiksion të pavarur dhe të paanshëm
• Moduli i gjykimit të paanshëm dhe sundimit të ligjit

 • Respekti për të drejtat e njeriut- pranimi se të gjitha qeniet njerëzore janë të lindura të barabarta dhe të lira në dinjitet dhe të drejta është themeli i funksionimit të bashkësisë demokratike. Një shtet demokratik ka për obligim sigurimin që të sigurojë dhe të respektojë, të mbrojë dhe të përmbush të gjitha të drejtat e njeriut në mënyrë që të sigurojë se të gjithë qytetarët e tij mund të jetojnë të lirë nga frika dhe të lira nga kërkesa. Lidhur me demokracinë, një përqendrim special duhet të shtrihet në ato të drejta të cilat janë kyçe për pjesëmarrje civile, siç është e drejta për grumbullim, liria e të shprehurit, liria e të menduarit, ndërgjegjes dhe religjionit. Ende, të drejtat civile dhe politike nuk mund të garantojnë paqe dhe siguri njerëzore. Një ambient i favorshëm për demokracinë mund të krijohet vetëm nëse merren parasysh nevojat themelore ekonomike, sociale dhe kulturore

 • Pluralizmi politik - trandicionalisht, është detyrë e partive poltike që të konsolidojnë diversitetin e ideve dhe opinoneve dhe t’i përfaqësojnë ato në debatin publik. Vetëm pluralizmi politik mund të sigurojë struktura mjaft fleksibile që të përshtat nevojat e ndryshme, por ende mbetet bazë për qeverisje demokratike. Megjithatë, liritë politike mund të keqpërdoren për përhapjen e ideve që nxisin urrejtje, provokojë dhunë dhe pastaj shkaktojnë kërcënim për rendin shoqëror demokratik. Në fakt është shumë vështirë t’u bëhet ballë tendencave të tilla në mënyrë demokratike pa nëpërkëmbjen e lirisë së të shprehurit, por po ashtu duke mbrojtur interesin e shoqërisë në përgjithësi. Në masë të caktuar, demokracive u duhet ta mbrojnë vetveten, p.sh. kundër terrorizmit • Zgjedhje të lira dhe paanshme- zgjedhjet janë karakteristika më themelore e demokracisë. Asnjë lloj i regjimit tjetër nuk lejon vendimin mbi udhëheqjen politike për ata të cilët janë të influencuar nga sistemi qeverisës - populli. Në çdo zgjedhje, ata mund të shprehin dëshirat e tyre për ndryshim si dhe pëlqimi i tyre për politikat e tanishme dhe pjesëmarrjen e vazhdueshme të procesit të evaluimit. Megjithatë, historia ka treguar se nuk është mjaft evidente kush e ka mundësinë e pjesëmarrjes e kush nuk e ka. Për shembull femrat ishin të përjashtuara nga sistemi për një kohë të gjatë. Në Apencell Inehuden, pjesë e Zvicrës, vend mjaft i njohur për struktura të larta demokratike, ato e morën të drejtën votuese në fillim të vitit 1999. Është element i domosdoshëm të sigurohet që e drejta e votës të jetë universale, e lirë, e barabartë, sekrete dhe direkte

 • Ndarja e pushteteve – ndarja e pushteteve u paraqit si koncepti nga Loku (“Dy traktate për qeverisë”. 1690) dhe u përparua nga Montekje (“ Fryma e ligjeve”, 1748). Në luftën e tyre kundër shtetit absolut, është një parim themelor për demokracitë moderne. Sipas parimit të ndarjes së pushtetit shtetëror në trupat ekzekutive, legjislative dhe gjygjësore, ato funksionojnë të pavarura, por i japin përgjegjësi njëri-tjetrit dhe popullit. Sistemi i kontrollit dhe balancit ofron një mekanizëm adekuat të kontrolli dhe si i tillë parandalon keqpërdorimin e pushtetit të shtetit.
Format e demokracisë
Demokracia direkte është një formë e qeverisjes në të cilën e drejta për të marrë vendime politike ushtrohet direkt nga i gjithë trupi qytetar, duke vepruar nën procedurat e sundimit të shumicës. Kjo formë është e mundshme vetëm për etnitete të vogla. Për këtë arsye asnjë sistem modern demokratik nuk është sistem i pastër demokratik edhe pse të gjithë ata kanë elemente të demokracisë direkte. Institucionet e demokracisë direkte janë asambletë popullore, iniciativat legjislative popullore, dorëheqjet, referendumi etj.
• Forma e dytë është ajo e demokracisë përfaqësuese. Kjo është një formë e qeverisjes në të cilën qytetarët ushtrojnë të njëjtën të drejtë, jo personalisht, por nëpërmjet përfaqësuesit të zgjedhur nga ata dhe të përgjegjshëm ndaj tyre. Dy elementet më qenësore të demokracisë përfaqësuese janë ndarja në mes të sunduesit dhe të të qenit i sunduar, dhe zgjedhjet periodike se një mjet kontrolli e sundimit nga të sunduarit
 

ciarli

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 25, 2018
Postime
207
Reaction score
1
Points
0
Përgjigje e: Çfar është edukimi me të drejtat e njeriut?

njeriu ka te drejte te jete i mire ose i keq dhe kjo zgjedhje e tij nuk e prish rregullin!
por paaftesia e njeriut per te kuptuar dhe ndaluar mekatin dhe gabimin e con ate gjithnje ne shkaterrim dhe rifillim te botes!-enderron-
 

Elian70

Photoshop
Anëtar
Jan 30, 2014
Postime
8,659
Reaction score
86
Points
0
Location
Vlorë
Përgjigje e: Çfar është edukimi me të drejtat e njeriut?

Mbledh debila Arjan Cani.
Mbledh debila Ermal Mamaqi.
Mbledh debila Ardit Gjebrea.
Mbledh debila Blendi Fevziu.
Mbledh debila dhe Akrepi per t'i edukuar... -qesh-
 

Kurt

———>
Anëtar
Aug 9, 2014
Postime
5,403
Reaction score
361
Points
83
Përgjigje e: Çfar është edukimi me të drejtat e njeriut?

Demokracia nuk eshte e mire. I jep ze shumices dhe shumcia jane gjithmone te semure ne koke.
Diktatura eshte menyra me e mire e drejtimit te shtetit, ose mbreteri. Por duhet qe nje diktator apo mbreti te ndaj pushtetin me disa keshilltar te tjer ne menyre qe mos te beje gjithnje sipas kokes tij.
Demokracia nuk eshte e shendetshme per njerzit e shendetshem moralisht.
 

Meri

.
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
12,102
Reaction score
1,037
Points
113
Përgjigje e: Çfar është edukimi me të drejtat e njeriut?

I vetmi gabim i Akrepi-t, eshte se ; gjate procesit te edukimit, anashkalon Injorantet....
 

Elian70

Photoshop
Anëtar
Jan 30, 2014
Postime
8,659
Reaction score
86
Points
0
Location
Vlorë
Përgjigje e: Çfar është edukimi me të drejtat e njeriut?

Na moj, ti flutura mos harro se deri dje ishe krimb.


p.s. mesoni te shkruani paster ne gjuhen amtare shqipe... :D
 

Fshatari

No vip
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
8,029
Reaction score
830
Points
113
Përgjigje e: Çfar është edukimi me të drejtat e njeriut?

* Respektimi i dinjitetit njerëzor
* Respektimi i drejtësisë
“ Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë, me dinjitet dhe me të drejta".

Fjalia ne vijim, plot moral e miresi, me duket e teperte. Njeriu per njeriun asht ujk (proverb latin).
Rrespektimi i dinjitetit njerezor dhe rrespektimi i drejtesise mjaftojne.
"Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhen të sillen ndaj njëri tjetrit në frymën e vëllazërimit”


… duhet te sillen asht diktat enverist.

...ne frymen e vellazerimit vetem me vllezer.
 

par

V.I.P
Anëtar
Oct 30, 2015
Postime
5,423
Reaction score
436
Points
83
Location
Sa me shume kryqezim rrugesh ndertohen aq me pak d
Përgjigje e: Çfar është edukimi me të drejtat e njeriut?

“Eja rregullojmë shtëpinë, se mos vjen njeri”/ 10 Shprehjet që nuk u thuhen fëmijëve

Nga Klodiana Beshku

Disa shprehje nga jeta e përditshme, të cilat nuk do të doja t’ia thosha fëmijës sim

Shoqëria shqiptare ka nevojë të ndryshojë; krahas nevojës për një sistem vlerash të riunifikuar, ajo ka nevojë edhe për një ndryshim të mentalitetit.

Sipas studiuesve të shkencave sociale, mentaliteti është më i vështiri për t’u ndryshuar, e këtë sidomos psikologët e dinë mirë.

Duke qenë se, siç do të thoshte Giddens-i, janë fjalët ato që kthehen në mendime, mendimet në vlera, vlerat në sjellje, sjelljet në norma e normat në kulturë, ndonjëherë mund të fillojë ndryshimi nga vetë përdorimi i ligjëratës me fëmijët tanë, nëpërmjet dekonstruktimit të zhargonit të përditshëm.

Në këtë mënyrë do të kishim një shoqëri më pak konfliktuale, me një sistem të homogjenizuar vlerash, ku antivlerat nuk do të ishin virtyte të “të fortit”, ndërsa vlerat tipare karakterizuese të “të dobëtit”.

(Një reflektim dekonstruktivist)

Është interesant fakti sesa mund të thotë për një individ mënyra e të shprehurit apo ajo e të shkruarit.

E njëjta gjë ndodh edhe me shoqërinë apo me grupet shoqërore.

Ka disiplina të shumta, si për shembull sociolinguistika, psikologjia konjitive, konstruktivizmi e strukturalizmi të cilat, të aplikuara si qasje në disiplina të ndryshme, mund të thonë shumë gjithashtu për një shoqëri apo popullsi të caktuar.

Në këtë drejtim arsyetonte qysh përpara një shekulli Faik Konica, i cili vërente se “Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku”.

Nën këtë vazhdë mund të gjejmë shumë syresh, si për shembull: “Po ha bukë” (e jo drekë ose darkë), togfjalësh i cili mund të jetë formuar si rezultat i vakteve të varfra e me bazë bukën e përditshme të popullit tonë.

Ka shumë shprehi të kësaj natyre, të cilat bashkëjetojnë me ne e na janë bërë aq të mirëqena, sa shpeshherë nuk i vëmë re fare.

Në përdorimin e përditshëm ka shumë të tilla, të cilat të ngërthyera në përdorimin e përditshëm, nuk janë vetëm subjekt anekdotash e batutash, po mund të ndikojnë sadopak në formimin kulturor të fëmijëve tanë.

Nëse shoqëria shqiptare do t’i adresohej një psikologu, një psikologu të zotë ama, kam përshtypjen time imagjinare se ai, pasi t’i bënte një analizë frojdiane pacientit-shoqëri, do t’i thoshte se duhej të kuptonte më mirë raportin me prindin-shoqëri.

Nisur nga ky reflektim, mund të thuhet se prindërit shqiptarë u kanë përcjellë fëmijëve të tyre, shpesh me naivitet e pa dashje, disa thënie të cilat mund të jenë kthyer më pas në vargonj të ndërgjegjes të gjithsecilit prej nesh, duke krijuar individë të vrazhdë, të ngrysur, intaçinj, ziliqarë e ambiciozë deri në anulimin e tjetrit.

Janë disa thënie të jetës së përditshme, të cilat unë do të mundohesha t’ia evitoja së thëni fëmijës tim, pikërisht për nivelin e lartë të manipulimit kulturor e individual që ato fshehurazi mbartin, si për shembull:

1. “Shikoje filanin/filanen, vajzën e filanit/filanes se sa mirë është me mësime, sa mirë sillet/vishet/kërcen/pikturon/i bie një vegle muzikore etj.”

Ky lloj krahasimi nuk nxit, ose më mirë jo vetëm nxit fëmijën për të vepruar ashtu siç duhet, por e vendos fëmijën në një konkurrencë të vazhdueshme, e cila nuk është gjithnjë e shëndetshme.

Fëmija nuk mësohet t’i bëjë këto veprime për të qenë i realizuar me veten, por për të dalë “i pari” në garën e padukshme në të cilën e ka vendosur prindi, pra në të ardhmen për të tjerët.

Risku është se, nëse dikush ia kalon, ai do ta vendosë veten përsëri në garë me dikë tjetër e do të mbetet keq e i palumtur nëse nuk e fiton garën.

Ky krahasim i vazhdueshëm, besoj, ka bërë atë që në shoqërinë shqiptare të ekzistojnë togfjalësha të tillë si: “u bë ky që erdhi nga andej apo nga këtej” apo u bë kjo që “deri dje ishte e bija/i biri i filanit (i një njeriu të thjeshtë)”.

Si pasojë, ndodh që në shoqërinë shqiptare të mos besohet a vlerësohet arritja nëpërmjet “ashensorit social”, produkt i globalizmit të epokës aktuale, por të mbetemi peng i paragjykimit apo inatit të ngushtë personal ndaj çdo arritjeje apo suksesi të tjetrit.

2. “Të mbajmë në rregull shtëpinë se mos vjen njeri”, “të vishesh e të mbahesh se mos takojmë njeri”, “të sillesh me edukatë se mos të sheh njeri” etj.

Bëhet fjalë për këshilla shumë të vlefshme e të dobishme, por këtë “njeriun” si nuk e pamë ndonjëherë?!

“Njeriu” është një nocion abstrakt i cili më konkretisht do të përkthehej:

“Ki mendjen se ç’mund të thonë të tjerët për ty”.

E kështu, “të tjerët” kthehen në vetë-veten dhe ndarja bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Ti jeton për të tjerët, vepron për të tjerët, ke sukses që ta shohin të tjerët, krijon familje që të jesh në rregull me të tjerët.

Presioni social i vazhdueshëm bën që, edhe pasi t’i kesh realizuar qëllimet që i ke vënë vetes (për të tjerët), përsëri të mos jesh asnjëherë plotësisht vetvetja: fasada dhe maska bëhen po aq të rëndësishme sa vetja.

Shoqëria shqiptare është plot me individë, të cilët edhe në moshë të pjekur sforcohen të mos tregojnë qoftë edhe një dobësi të vogël në publik, pasi vigjilenca e tyre, e stërvitur mirë qysh në fëmijëri, nuk ua lejon këtë.

Në epokën e rrjeteve sociale apo të “selfie”-ve, të kësaj shpikjeje të re të njerëzimit, e cila na lejon t’i tregojmë botës atë se si ne duam që ajo të na shohë ajo, bëhet akoma e më i dukshëm ky transformim psikologjik.

3.“Mos qaj, çunat nuk qajnë, vetëm gocat qajnë. Pse, gocë je ti?!”
Nuk besoj se ka shprehje e cila të mund të ushqejë më shumë maskilizmin e vrazhdë shqiptar sesa kjo.

Një fëmijë, djalë, i vogël ose i rritur qoftë, nuk mund të përlotet, nuk mund të humbasë, nuk mund të dështojë në jetë.

Vetëm vajzave mund t’u ndodhë kjo.

Si rrjedhojë, ndodh që meshkujt shqiptarë mospërlotjen e kanë si tregues të burrërisë së tyre, ndërsa çiltërsinë e të sjellurin me kulturë e quajnë dobësi, një dobësi e cila “u shkon” vetëm femrave.

Presioni shoqëror ndaj meshkujve shqiptarë vepron fort, shpesh më fuqishëm se ndaj femrave, ndonjëherë deri në pikën që, për t’i konfirmuar vetes “burrërinë” e tyre, ata arrijnë deri në dhunë fizike ndaj femrës, derisa ta shohin atë të qajë, në fund të fundit, siç i takon.

4. “Mos dil se vajzat e mira nuk dalin, vajzat e mira nuk kthehen vonë, vajzat e mira gatuajnë për vëllain/babain ose bëjnë punët e shtëpisë”.

Te këto shprehje nuk janë për t’u kritikuar dhe aq këto këshilla apo porosi të cilat ushqejnë ndarjen stereotipike gjinore mes femrave/meshkujve, aq sa mund të vihet në dyshim togfjalëshi “vajzë e mirë”.

Kush e vendos kur është e mirë një vajzë?

Sipas cilave rregulla mund të jetë e mirë një vajzë?

Kujt i duhet një vajzë e mirë?

Vajza është e mirë atëherë kur ajo është në përputhje me kornizat shoqërore?

Po një vajzë e përkushtuar ndaj vetes apo shoqërisë, nuk është e mirë?

Një shkencëtare, studiuese, aktore, muzikante apo revolucionare, e cila nuk gatuan apo pastron, nuk është e mirë?

Një femër e pamartuar, e divorcuar, e rimartuar, e cila ka refuzuar t’i shërbejë një mashkulli për gjithë jetën pa marrë asgjë në këmbim, mos vallë nuk është e mirë?

Në vend të vendosim kategori të tilla abstrakte, përse të mos promovojmë “njeriun e mirë” e jo “vajzën e mirë” apo “djalin e fortë”?

5. “Mos ia jep këtë lodër atij fëmijës tjetër se e thyen, mos ia lër biçikletën tënde se ai/ajo e prish, mbaje fort këtë gjënë tënde se është e jotja”.

Unë do të doja që, në të kundërt, t’i mësoja fëmijës sim konceptin e “të ndarit” me të tjerët.

E para për arsyen se të mirat materiale nuk mbeten të tilla përjetë, ato prishen, oksidohen, thyhen e copëtohen për shkaqe të ndryshme, shpesh edhe natyrore, si rrjedhojë, pasi të mbetesh pa këtë të mirë materiale, ke mbetur edhe pa shokun/shoqen të cilit ia refuzove atë.

Në këtë botë ka gjasa të mbetesh pa disa të mira shpirtërore, të cilat janë shumë të lira, kushtojnë pak, por të bëjnë të lumtur.

E dyta, për një arsye shumë të thjeshtë: Nëse njerëzit që të rrethojnë nuk kanë ose nuk janë të lumtur, as ti vetë nuk mund të jesh plotësisht i lumtur.

Kjo ngjan si puna e të bardhëve të pasur në Kongo, të cilët jetojnë në shtëpi luksoze pak metra nga lagjet e varfra kongoleze afrikane.

Ata nuk mund të ndajnë asgjë me fqinjët e tyre, përkundrazi, jetojnë me frikë prej tyre gjatë gjithë kohës.

6.“Ti je më i miri/e mira, më i zgjuari/e zgjuara, më i bukuri/e bukura në kopsht/shkollë/farefis apo mëhallë”.

Unë kam përshtypjen se ky lloj etiketimi veçse e bën fëmijën të krijojë një imazh të shtrembëruar për vetveten dhe kur ky imazh nuk përkon me atë që të tjerët mund të kenë për të në të ardhmen, mund të gjenerojë një sërë problemesh.

Me këtë nuk dua të them se fëmijës duhet t’i mungojë vetëbesimi apo nuk i duhet ushqyer ai, por ky vetëbesim duhet të jetë i ekuilibruar e me masë.

Në vendin tonë ka një numër të madh individësh të cilët janë të bindur se shumica e atyre që i njohin i kanë zili, i urrejnë apo nuk bëjnë gjë tjetër veçse merren me ta.

Për këtë, mjafton një sondazh me sy të lirë në rrjetet sociale.

Mjafton të vëresh me kujdes pohimet në lidhje me veten nga individë të publikuara në muret private.

Më e bukura është se këto lihen të hapura enkas që t’i shikojnë “ziliqarët”.

7.“Jepja lodrën vëllait/motrës se është më i/e vogël ose hapi rrugë vëllait/motrës se është më i/e vogël”.

Shoqëria shqiptare është një shoqëri tejet emocionale e pak racionale.

Me thënie të kësaj natyre veçse ushqehet më tepër përdorimi i “zemrës” në vend të “mendjes”, duke zgjeruar fushën e aplikimit të emocionalitetit në vend të racionalitetit në shoqërinë tonë.

Do të ishte më mirë, ndoshta, që më të voglit t’i “hapej rrugë” nëse ai kishte të drejtë, jo sepse është thjesht “më i vogël”, po kështu edhe më të madhit apo më të “fuqishmit”.

8.“Dëgjoje vëllain/motrën se është më i madh ose bëj atë që të thotë ai/ajo”.

Këtë thënie nuk e gjykoj të drejtë për të gjitha arsyet e shprehura në pikën më sipër, por gjithashtu kësaj i shtohet edhe një argument tjetër në disfavor të përdorimit të saj; ai i nënshtrimit ndaj autoritetit, edhe nëse ky autoritet nuk është legjitim apo abuzon me pushtetin e tij.

Kjo thënie, e ngulitur në shoqërinë shqiptare qysh nga fëmijëria e hershme, nuk është dhe aq naive sa duket.

Ajo mbart një sërë derivatesh të tjera të tipit: do të bëhet kështu se kështu them unë, babai ka gjithnjë të drejtë, e si rrjedhim xhaxhai apo daja etj.

Në një shoqëri patriarkale, autoritariste e bajraktare, përdorimi i këtyre shprehive duhet të dalë jashtë përdorimit për arkaizëm e dëmtim të personalitetit.

Argumentimi i përse-së ndoshta do të ishte një alternativë më e mirë në këtë rast.

9.“Mësuesja/mësuesi të vuri katër ose të la roja e shkollës jashtë orën e parë”.

Kjo është paksa si puna e trenit të Konicës.

Mendoj se në shprehje të tilla duhet të zëvendësohen medoemos foljet në trajtën pësore të tipit: “Ti more katër ose ti mbete jashtë orën e parë”.

Në këtë mënyrë diskursi bëhet me realist dhe te fëmija përcillet ideja se ai është vetë farkëtar i veprimeve të veta dhe pasojat si rrjedhojë e veprimeve ose mosveprimeve të tij bien vetëm mbi të.

Kjo do të reflektohej më pas te qytetarët e nëpunësit e ardhshëm të kësaj shoqërie, të cilët do të ishin më të përgjegjshëm në veprimet e tyre.

10.“Kë do më shumë, mamin apo babin?”

Për mendimin tim kjo është pyetja më e vështirë që mund t’i bëhet një fëmije të vogël dhe njëkohësisht pyetja më absurde që mund t’i bëhet një fëmije pak më të rritur, i cili mund të ketë tendencën që të përgjigjet ashtu siç mund t’i volitet më mirë për momentin.

Kjo pyetje ngulit te fëmija idenë e pabarazisë sipas së cilës, prindërit mund edhe të mos i duash njësoj e në të ardhmen edhe vetë njerëzit mund të mos jenë të barabartë.

Duke qenë se zakonisht duhet më shumë ai që sjell më shumë dhurata në shtëpi apo ai që rri më pak me fëmijën dhe si rrjedhojë e argëton atë më shumë (në rastin shqiptar këtë rol e luan kryesisht babai), fëmija mund të mësojë të preferojë gjithnjë fitimtarin, argëtuesin, njeriun e zotë, liderin, sesa të nënshtruarin, përkujdesësin dhe njeriun që të rri më pranë.
Psikologjia
 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
4,513
Reaction score
582
Points
113
E drejta e nje njeriu hiqet atehere kur ajo cenon lirine e tjetrit.



Adea
 

Marya

V.I.P
Anëtar
Mar 31, 2011
Postime
5,811
Reaction score
438
Points
83
nga ato 10 pika , gaboj vetem ne te 10 dhe pergjigja e saj eshte gjithmon e njejte
te dy
 
Top