• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Është "mësues" i lig ai i cili hakmerret me notë ndaj nxënësit

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
14,059
Reaction score
740
Points
113
Location
Danimarkë
KUR TË PREKET PLAGË E VJETËR!!

ËSHTË "MËSUES" I LIG AI I CILI HAKMERRET ME NOTË NDAJ NXËNËSIT

* Shkrimi që po sjell këtu flet për një djalosh të zgjuar, të cilin mësuesja e tij e ndëshkonte me notë ( ku i dihet arsyeja ).

Nuk do ta kisha sjellë këtë, sikur ky shkrim të mos më godiste mua në plagë të vjetër, sepse ky shkrim më ktheu shumë vite prapa kur edhe unë isha ndëshkuar kështu nga një mësues imi i tetëvjeçares.

Ishte viti 1969, në klasën e tetë, maj, dita e komunikimit të suksesit. Kam qenë nxënës i shkëlyeshëm. Të gjitha pesa ... por mora vesh se në një lëndë kisha një katër... Qava. Kujdestari i klasës e hetoi këtë padrejtësi që më ishte bërë, me siguri e kishin biseduar në sallë të arsimtarëve, me siguri do t'i kishin thënë atij "mësuesit" se është turp të hakmerresh në fëmijë nëse je keq me dikë të afërm me të ... tha: këshilli i arsimtarëve ta ndreqi notën...

Këtë kurrë s'e kam harruar dhe sa herë është folur për atë person gjithmonë më ka dalë përpara kjo skenë!

Turp për Zotin!

Sa kam punuar në mësimdhënie gjithmonë e kam pasur në mendje këtë rast të shëmtuar, ndaj nëse kam pasur me dikë "fërkime" ndaj nxënësve të tij kam qenë shumë i afërt, jam munduar t'i japë ngrohtësi, për ta bindur se unë juve ju kam nxënës dhe raporte të mira nxënës-mësues, ndërsa ato jashtë shkollës janë krejt të tjetër natyre.

Po këtë ndëshkim e ka përjetuar edhe vëllai im!

Më vjen keq që nuk kam mundësi postimin ta sjell si shkrim, sepse ishte i pamundur "copy - paste", ndaj po ju sjell tufëzën ku mund ta shini shkrimin e plotë:

kliko këtu!
 
Last edited:
Anëtar
Jan 30, 2012
Postime
7,408
Reaction score
38
Points
48
Përgjigje e: Është "mësues" i lig ai i cili hakmerret me notë ndaj nxënësit

Demke, kjo qe po shkruaj nuk ka te beje me hakmarrje, por me ndeshkim. Cili mesues qe ve note, nuk ndeshkon me note nxenesin. Nje numer (nota) perballe nje shpirti. E vulosur prej llogjikes qe hipotezen e kthen ne diktat.

Do e mendosh ndonjehere kete pasi te kesh dale ne pension? :)
 

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
14,059
Reaction score
740
Points
113
Location
Danimarkë
Përgjigje e: Është "mësues" i lig ai i cili hakmerret me notë ndaj nxënësit

Demke, kjo qe po shkruaj nuk ka te beje me hakmarrje, por me ndeshkim. Cili mesues qe ve note, nuk ndeshkon me note nxenesin. Nje numer (nota) perballe nje shpirti. E vulosur prej llogjikes qe hipotezen e kthen ne diktat.

Do e mendosh ndonjehere kete pasi te kesh dale ne pension? :)
E kam thënë në një kontekst tjetër, se po nota edhe mund të merret si ndëshkim, por faktikisht është vlerësim. Këtë vlerësim e bën mësuesi për të treguar se në ç'shkallë nxënësi njeh një lëndë mësimore...

Kjo që kam sjellë këtu është dicka tjetër: hakmarrje, ndëshkim me hakmarrje, s'po di shprehje tjetër si të gjej.

Konkretisht ( po e zëmë ): Unë jam mësues në fshatin/qytetin tënd dhe mësoj një a dy fëmijë e tu. Unë dhe ti njihemi, por kemi pasur fërkime. Tash unë, si mësues, kur shkoj në klasë dhe bëj vlerësimin e dijes së nxënësve, fëmijëve të tu u hyj në hak. ( Në Kosovë vlerësimi ka qenë nga 1 - 5 ) . Fëmijët e tu që janë nxënës shembullorë, në vend që t'u jap pesa, varësisht nga shkalla e zemërimit me ty, u jap 2-3-4, por jo 5!

Ka pasur këso rastesh keqpërdorimi notash ( bile edhe me moral)!

Tmerr për Zotin.
 
Last edited:

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,662
Reaction score
1,038
Points
113
Përgjigje e: Është "mësues" i lig ai i cili hakmerret me notë ndaj nxënësit

E kam thënë në një kontekst tjetër, se po nota edhe mund të merret si ndëshkim, por faktikisht është vlerësim. Këtë vlerësim e bën mësuesi për të treguar se në ç'shkallë nxënësi njeh një lëndë mësimore...

Kjo që kam sjellë këtu është dicka tjetër: hakmarrje, ndëshkim me hakmarrje, s'po di shprehje tjetër si të gjej.

Konkretisht. Unë jam mësues në fshatin/qytetin tënd dhe mësoj një a dy fëmijë e tu. Unë dhe ti njihemi, por kemi pasur fërkime. Tash unë, si mësues, kur shkoj në klasë dhe bëj vlerësimin e dijes së nxënësve, fëmijëve të tu u hyj në hak. ( Në Kosovë vlerësimi ka qenë nga 1 - 5 ) . Fëmijët e tu që janë nxënës shembullorë, në vend që t'u jap pesa, varësisht nga shkalla e zemërimit me ty, u jap 2-3-4, por jo 5!

Ka pasur këso rastesh keqpërdorimi notash ( bile edhe me moral)!

Tmerr për Zotin.
Cme ke hapur nje brenge.....prandaj Beni e VLERESON ....Leonora Puto.Nje tjeter edhe TANI ta shikoj....nuk e di si do reagoj.
 

murik

peace and love
Anëtar
Jul 28, 2015
Postime
1,708
Reaction score
65
Points
48
Location
philadelphia
Përgjigje e: Është "mësues" i lig ai i cili hakmerret me notë ndaj nxënësit

Keta eshte mekat ti quash mesues.Jane njeez shume te vegjel me shpirt te ndrydhur. Kudo i ndesh keta tipa. Mjerane
 
Anëtar
Jan 30, 2012
Postime
7,408
Reaction score
38
Points
48
Përgjigje e: Është "mësues" i lig ai i cili hakmerret me notë ndaj nxënësit

E kam thënë në një kontekst tjetër, se po nota edhe mund të merret si ndëshkim, por faktikisht është vlerësim. Këtë vlerësim e bën mësuesi për të treguar se në ç'shkallë nxënësi njeh një lëndë mësimore...

Kjo që kam sjellë këtu është dicka tjetër: hakmarrje, ndëshkim me hakmarrje, s'po di shprehje tjetër si të gjej.

Konkretisht ( po e zëmë ): Unë jam mësues në fshatin/qytetin tënd dhe mësoj një a dy fëmijë e tu. Unë dhe ti njihemi, por kemi pasur fërkime. Tash unë, si mësues, kur shkoj në klasë dhe bëj vlerësimin e dijes së nxënësve, fëmijëve të tu u hyj në hak. ( Në Kosovë vlerësimi ka qenë nga 1 - 5 ) . Fëmijët e tu që janë nxënës shembullorë, në vend që t'u jap pesa, varësisht nga shkalla e zemërimit me ty, u jap 2-3-4, por jo 5!

Ka pasur këso rastesh keqpërdorimi notash ( bile edhe me moral)!

Tmerr për Zotin.
Cfare ke sjelle e kuptova Demke. Por m’duket se nuk po kupton ti se vleresimi eshte gjithmone subjektiv. E shpirti nuk peshohet ne numra. Se e “peshoj” me 4 per inat te babes kur mund ta “peshoja” me 5 eshte pasoje e t’njejtit subjektivitet. Po, tmerr eshte prandaj dhe pink floyd ka knu ket kengen me t’cilen pershnes gjith msuesit e nderuem. :)

[ame]https://m.youtube.com/watch?v=YR5ApYxkU-U[/ame]
 

Gi de Masha

V.I.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
14,059
Reaction score
740
Points
113
Location
Danimarkë
Përgjigje e: Është "mësues" i lig ai i cili hakmerret me notë ndaj nxënësit

Cfare ke sjelle e kuptova Demke. Por m’duket se nuk po kupton ti se vleresimi eshte gjithmone subjektiv. E shpirti nuk peshohet ne numra. Se e “peshoj” me 4 per inat te babes kur mund ta “peshoja” me 5 eshte pasoje e t’njejtit subjektivitet. Po, tmerr eshte prandaj dhe pink floyd ka knu ket kengen me t’cilen pershnes gjith msuesit e nderuem. :)

https://m.youtube.com/watch?v=YR5ApYxkU-U
Kjo është e vërtetë.
P.S. Mua më pëlqejnë postimet ua uji me gaz.
 

Pirati

Aga i Lugines
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
10,475
Reaction score
880
Points
113
Përgjigje e: Është "mësues" i lig ai i cili hakmerret me notë ndaj nxënësit

vetem hala me pis mesues eshte ai, qe ngelcanat i noton me notat qe nuk i meritojne, vetem se i njeh nenababamotravedhain e dikujt.

Se shkaku i qatyne pisave e ke ruine ka ti biesh rrugeve te mamababadhejes :D

Jo, po thuaj e shkruaj qe nuk eshte qashtu :D
 
Top