• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

“Të gjithëve gropa ju pret”, kërcënohet me vdekje Agron Tufa: Vini re gjuhën e vjetër

Erdhi Dimri

me ortekë
Anëtar
Sep 9, 2017
Postime
891
Reaction score
35
Points
28
Location
Upstate NY
Gjysmen e diplomave te reja ne Amerike i ke bogus.
Nuk e di per cilat diploma e ke fjalen. Nuk ka vend ne bote ku doktoratura eshte me e veshtire se ne Amerike.

Plagjatura eshte fillimisht shkelje morale dhe pastaj shkelje ligjore. Autore apo intelektuale qe kopjojne tjetrin lirshem nuk mund te merren seriozisht dhe vete integriteti i tyre intelektual vihet ne pyetje te madhe. Nuk mundesh te shash kazanin dhe ne te njejten kohe te behesh pjese e kazanit.
 
King Bardhyl

V.I.P
Anëtar
Mar 24, 2015
Postime
7,997
Reaction score
755
Points
113
Nuk e di per cilat diploma e ke fjalen. Nuk ka vend ne bote ku doktoratura eshte me e veshtire se ne Amerike.

Plagjatura eshte fillimisht shkelje morale dhe pastaj shkelje ligjore. Autore apo intelektuale qe kopjojne tjetrin lirshem nuk mund te merren seriozisht dhe vete integriteti i tyre intelektual vihet ne pyetje te madhe. Nuk mundesh te shash kazanin dhe ne te njejten kohe te behesh pjese e kazanit.
 
Erdhi Dimri

me ortekë
Anëtar
Sep 9, 2017
Postime
891
Reaction score
35
Points
28
Location
Upstate NY
Pa te keqe Bardhyl,

nuk ke me gjet vend ne bote ku doktoratura eshte me e veshtire se ne USA.

Ne Evrope koha mesatare per te marre PHD eshte 3 vjet, ne USA 6 vjet.... Lere pastaj qe per plagjatura ne PHD as qe eshte degjuar ndonjehere. I vetmi problem qe kemi pasur kendej, kohet e fundit, eshte se kolegjet e mira pranojne me shume kalamajte e pasanikeve amerikane kurse kolegjet e keqia japin diploma (associate dhe Bachelor's) pa shume vlere.

Plagjature ne PHD, kam 12 vjet ketu dhe nuk kam degjuar asnje rast... nderkohe qe kaq raste kam degjuar ne Gjermani, Itali, Greqi, Shqiperi, etj.
 
Jo nuk ta marr per te keq. Amerikanet vete e pranojne kete fakt.
 
Last edited:

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
9,968
Reaction score
469
Points
83
Unë jam me Agron Tufën
Agron-Shehaj.jpg
Publikuar në : 18:47 - 05/12/19 |

Nga Agron Shehaj
Nga Agron Shehaj
Asnjë gjakatar, persekutor, dhe udhëheqës komunist nuk u shpall kurrë përgjegjës për ato që bënë në komunizëm.
Por të paktën, sot, duhet të kishin mbyllur gojën dhe të fshiheshin nga vëmendja publike. Jo, ata janë në pushtet! Grabisin, kërcënojnë dhe persekutojnë sërish. Rikërcënojnë, ripersektuojnë, ridënojnë, rivrasin të njejtët shqiptarë që kërcënuan, persekutuan, dënuan dhe vranë dje.
Ç’shoqëri kemi ndërtuar këto tre dekada! Një shoqëri kur kriminelët e djeshëm janë kriminelët e sotëm dhe viktimat e djeshme janë prapë viktimat e sotme. Si mund të jemi kaq të heshtur, kaq të patrazuar kur Agron Tufa persekutohet sërish 30 vjet pas rënies së komunizmit dhe nga të njejtët persona?! Si nuk jemi sot të gjithë në krah të Tufës, qindra mijëra, miliona shqiptarë?
Unë jam me Tufën! Vetëm duke qenë në krah të Tufës mund të shpresojmë në një të ardhme të paqtë, të moralshme, të lirë.

Burimi: gazetamapo.com
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
9,968
Reaction score
469
Points
83
Pa te keqe Bardhyl,

nuk ke me gjet vend ne bote ku doktoratura eshte me e veshtire se ne USA.

Ne Evrope koha mesatare per te marre PHD eshte 3 vjet, ne USA 6 vjet.... Lere pastaj qe per plagjatura ne PHD as qe eshte degjuar ndonjehere. I vetmi problem qe kemi pasur kendej, kohet e fundit, eshte se kolegjet e mira pranojne me shume kalamajte e pasanikeve amerikane kurse kolegjet e keqia japin diploma (associate dhe Bachelor's) pa shume vlere.

Plagjature ne PHD, kam 12 vjet ketu dhe nuk kam degjuar asnje rast... nderkohe qe kaq raste kam degjuar ne Gjermani, Itali, Greqi, Shqiperi, etj.
E para, nuk e dim te verteten. Eshte vetem akuze

E dyta cfar ka te bej kjo akuze me zbardhjen e krimeve te kohes se komunizmit?

E treta, ai nuk mund te bej pune te besueshme nese nuk perdor arkivat dhe dokumentat qe vertetojne ate qe ai predikon. Nuk po jan shpifje ato qe ka publikuar instituti qe ai drejton. Jan te bazuara ne dokumente. Fakti qe ate e kan kercenuar dhe qe ky vemja Braho i thot nuk ke vrim ku te futesh edhe atje ku ke shkuar tregon se ata jan te kercenuar nga puna qe ai po ben.

Dhe se fundmi nuk te ben pershtypje ty qe nje kriminel si Spartak Braho i cili ka marr ne qaf me qindra njerez ne kohen e komunizmit kur ishte hetues nje nga me gjakataret sot eshte deputet ne parlamentin e Shqiperise? Dhe qe ben kercenime te tilla flagrante dhe mos mar asnje vemendje nga organet shteterore qe e kan per detyre mbrojtjen e qytetareve?

A e dini ju sa e veshtir eshte te fillosh jeten edhe nje here nga e para ne nje vend te huaj me gjith familjen e sidomos me 5 femije ne ate mosh qe eshte ai?

Une e di qe nje pjese e mir e shqiptareve do ta konsideronin si njeri me fat se mund ta marri kollaj azilin sepse e verteton kollaj kercenimin qe i eshte bere, por ka njerez qe e duan ate vend dhe mundohen me te gjitha forcat qe kan te bejen dicka edhe kur jan te kercenuar me jeten e tyre.

Ja pra keta jane njerezit qe jan larguar nga ai vend dhe po largohen. Keta jan njerezit qe mund ta cojne perpara ate vend e qe ai popull nuk i mbron.
 
Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
50,003
Reaction score
1,697
Points
113
😜 😜 😜
Mano merre me humor.

Po tani që na iku Tufa, cilin ballist do vrasim?! Uran Butkën apo Çelo Hoxhën?!

Unë-Zabiti dhe Fatosi,
Shaqir Vukaj me Spartakun,
vendosëm të vrisnim Tufën,
dëshmorëve t’u merrnim hakun!

Grupi planin e studioi,
ta qëronim atë pis,
po plani s’na funksionoi,
se trimi u arratis!

Me urgjencë u mblodh njësiti,
rishikoi planin për haqet,
komandanti ynë-Zabiti,
për dështimin kërkoi shkaqet!

I pari foli Spartaku,
shumë serioz në paraqitje,
tha-ballistët janë shkaku,
si mjeshtra në arratisje!

I qetë ndërhyri Shaqiri,
dhe hapi një copë letër,
në vënd të atij qafiri,
ne mund të vrasim një tjetër!

Neve nuk mund të dështojmë,
dhe pse na iku hajduti,
nuk është problem të qërojmë,
një tjetër nga insituti!

Mund të vrasim Uran Butkën,
tha Fatosi menjëherë,
jo-thashë unë-nuk e zbras pushkën,
mbi atë plakush të mjerë!

Dhe fjalën vijova unë:
“Meqë jam një Kolonel,
do ta zgjidh vetë këtë punë,
edhe llafi nuk na del!”

“Jemi në vijim të luftës,
kam dy ditë që e mendoj,
që Çelon në vend të Tufës,
vetë ta egzekutoj!”

Këtu mbyllëm diskutimet,
më tutje fjalën ç’ta zgjasim,
unike qenë mendimet,
që Çelo Hoxhën të vrasim!

Përsipër e mora vetë,
mos e vriste ndonjë tjetër,
se Çelon në të vërtetë,
unë e kam një mik të vjetër!

Ndaj i bëra telefon,
edhe lamë një takim,
i thashë pa u ulur mirë:
“Ti do vesh në pushkatim!”

Kështu vendosi njësiti,
si e kanë këto punë,
po ti mos e rruaj fare,
sepse vrasësi do jem unë!

Ti duhet të përfitosh,
kërcënimin bëj publik,
pastaj mund të fluturosh,
drejt azilit politik!

Jo-tha Çelua-nuk do iki,
se unë s’jam e s’jam një horr,
aq më tepër që Urani,
më komandoi Drejtor!

S’iki në mes të Dhjetorit,
meqë vrasja është shaka,
s’e lë postin e Drejtorit,
se nuk jam një budalla!

Kështu foli Çelo Hoxha,
bir i shquar nga Kolonja,
që pulaxhinjtë e Ballit,
i bëri të gjithë shqiponja!

U qafuam si qëmoti,
dhe krejt në paqe u ndamë,
dhe pastaj si ç’vramë Tufën,
dhe Çelo Hoxhën e vramë!

A.DUKA
 
Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
9,968
Reaction score
469
Points
83
Vallai e kam pak te veshtire te marr me humor kur keta qelbanik qe shkaterruar qindra mijera jete atehere dhe sot lendojne plaget e vjetra te viktimave qe shkaktuan. Akoma flasin per Ballistet si pula ngrenes dhe frikacake. Aq sa edhe une e besoj fillmisht!
 
Frikacakë nuk kan qën por pula kan ngrënë. 😜
 
Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
4,513
Reaction score
575
Points
113
Vallai e kam pak te veshtire te marr me humor kur keta qelbanik qe shkaterruar qindra mijera jete atehere dhe sot lendojne plaget e vjetra te viktimave qe shkaktuan. Akoma flasin per Ballistet si pula ngrenes dhe frikacake. Aq sa edhe une e besoj fillmisht!

E cfare pret me teper nga plehrat bejtexhinj qe sollen bythengritjen ne Shqiperi. Duket nga surrati i ndyre.

Jo vetem vrane Zotin por deshen te vrisnin edhe Allahun se AJO nuk kishte cfare t'u fuste.

Eliaaj
 
Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
50,003
Reaction score
1,697
Points
113
U pas beft mir se pulat jan te shendetshme. :p

Shiko cfar mentaliteti vrastar egziston atje...
Kush është ki Osman Murati mo Mano?
Si çam më duket mua.
 
Anëtar
Feb 29, 2012
Postime
4,423
Reaction score
67
Points
48
Po tani që na iku Tufa, cilin ballist do vrasim?! Uran Butkën apo Çelo Hoxhën?!
😜 😜 😜
Mano merre me humor.
Keni sa te dush "ballista" bashkfajtor e bashkvuejtes ... Si tua kerkoj situata, mprehet shpata ...
 
Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
4,513
Reaction score
575
Points
113
Epo kur u bene gjithe pseudohistorianet te kene edhe avokat mos ngelte shqiptar pa pasur nje.

Agron Tufes dhe gjithe pseudoinstitucioneve te cilat merren me krimet e komunizmit duhet t'u hiqet cdo subvencion nga shteti i cili ne rast te kundert duhet te mbahet pergjegjes per keto krime.

Shuma e gabimeve te se kaluares duhet te bjere mbi qeverine e re. Edhe pse te pafajshem ata jane te fajshem sepse operojne brenda te njejti kazan. Ne menyre qe te mos merremi me me kete te kaluar e cila ne fakt eshte shume here me e mire se sa kjo e tanishmja, llogjika e kerkon qe intelektualet historiane te mirefillte te studjojne kete te kaluar pa ngjyra politike por me syrin kritik te mangesive dhe te mirave qe ai sistem solli.

Ai sistem solli nje brez njerezish te pazevendesueshem. Inteligjenca ishte e mirefillte dhe sistemi shkollor aq i veshtire sa krahasuar me sistemin shkollor te vendeve te zhvilluara do te bente keta te fundit te ngjetheshin po te kishin kaluar ne siten e hekurt te pedagogjise shqiptare.

Ky brez i tanishem, me diplloma qesharake ne xhep eshte brez i korruptuar dhe pa dije te mirefillta. Te gjithe te deshtuar.

Agron Tufa eshte i paafte dhe njekohesisht krijues i nje te kaluare te cilin ai e nderton me deshmi te rreme.

Te beje rolin e viktimes eshte budallallek. Kur nuk vrau shqiptari familjen e Enver Hoxhes a thua do te vrase ai nje bythepalare si Agron Tufa?!

Ai eshte fallsifikator i historise.

El
 
SystemA

Larg...KANCEROSAVE
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
48,153
Reaction score
774
Points
113
Nuk e kam idene fare, nje nga shume kercenimet qe ka marr Tufa.
Ka nje hulumtim tejet KURIOZ...

Kur Zogu i kërkoi Titos 8000 kosovarë për rrëzimin e Hoxhës.

TIRANE-Dokumenti i sotëm që vjen nga Arkivat e Deklasifikuara Amerikane dhe që vazhdon të sjellë informacion mbi bashkëpunimin e ish-Mbretit Zog me liderin e njohur komunist jugosllav Tito, ofron detaje të reja mbi bisedimet që bëheshin në pranverën e 1952-it midis dy palëve.
Dokumenti është një raport ditor i hartuar për drejtuesit e lartë të OPC, Drejtoria e famshme e CIA-s që merrej me Operacionet Klandestine dhe tregon disa detaje mjaft interesante. Fatkeqësisht, ashtu si edhe në dokumente të tjera të dala nga ky arkiv, emrat e personazheve amerikanë të OPC janë të fshirë dhe në këtë mënyrë e kemi paksa të pamundur për të kuptuar dinamikën e zhvillimeve brenda Drejtorisë së OPC, e cila drejtonte Operacionet Klandestine kundër Shqipërisë. Megjithatë, nga dokumenti i botuar sot, shikojmë se amerikanët kanë pasur mjaft interes për të vëzhguar negociatat e ish-Mbretit shqiptar me liderin komunist të Jugosllavisë, Tito. Nga burime agjenturore të rrjetit amerikan në Turqi, ata informohen mbi përbërjen e delegacionit të Zogut, i cili përbëhet nga një turk me emrin Tozani, Irfan Bej Ohri, një pasues i njohur i Zogut si dhe ish-Konsulli i Mbretërisë, Avni Dërhalla, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qenë i rekrutuar nga Shërbimi Sekret Britanik me mision informimin e britanikëve mbi mërgatën shqiptare të Turqisë. Nëse Avni Dërhalla ka pasur akoma në këtë periudhë lidhje me Shërbimin Britanik apo jo, nuk ka ndonjë të dhënë të saktë për të gjykuar nëse britanikët ishin në dijeni të këtyre negociatave.

Megjithatë, surpriza më interesante e këtij dokumenti është fakti se sipas burimit të amerikanëve, delegacioni shqiptar i Zogut ka qenë i autorizuar për t’i kërkuar Titos armatosjen dhe përgatitjen ushtarake të 8000 kosovarëve me të cilët Zogu shpresonte të hynte në Shqipëri. Ideja e Zogut për krijimin e një ushtrie private me kosovarë nuk ishte e re. Dihet se Zogu kishte ardhur në fuqi me ndihmën jugosllave edhe në të kaluarën. Megjithëse faktorët politikë ishin shumë të ndryshëm, përsëri Zogu shpresonte në një aleancë me komunistët jugosllavë për t’u rikthyer edhe një herë në Fronin Shqiptar. Dokumenti i botuar sot, tregon qartë idenë dhe kërkesat që ish-Mbreti shqiptar kishte ndaj Titos, por fatkeqësisht nuk kemi një dokument i cili sjell mendimin e Titos mbi këto kërkesa. Pavarësisht kësaj, një analizë e kujdesshme mund të na bëjë të besojmë se Tito nuk mund të ketë qenë shumë i gatshëm për të përmbushur dëshirat e ish-Mbretit shqiptar edhe pse një forcë paraushtarake kosovare e rekrutuar nga Tito, do të ishte një garanci e madhe për një qëndrim pro jugosllav të Mbretit shqiptar nëse ai vinte në pushtet. Elementi kosovar, i njohur për problemet e shumta që i sillte faktorit serb në pushtet, do të ishte një problem i madh për Titon nëse ai do të dërgohej me mision rrëzimin e pushtetit të Enver Hoxhës. Përfshirja e amerikanëve në këtë mision i komplikonte edhe më shumë gjërat, pasi Tito do ta kishte të vështirë për të kontrolluar rrjedhjen e ngjarjeve në Shqipëri nëse ky mision në fjalë do të kishte sukses. Në këtë mënyrë, forcat kosovare të armatosura dhe të përgatitura prej tij, mund të sillnin probleme nëse Zogu vinte në pushtet dhe mbështetej nga amerikanët për t’u ringjitur në fronin e lënë bosh pas ikjes së turpshme të 1939-ës. Në rast se Zogu do të vinte në pushtet dhe do të garantonte një Shqipëri projugosllave lidhja e tij me amerikanët si sponsorizuesit kryesorë të kësaj aventure do ta bënte atë më të paqëndrueshëm në marrëdhëniet me jugosllavët. Përvoja historike e marrëdhënieve të Zogut me jugosllavët për ndihmën që ata i kishin dhënë për të ardhur në pushtet, nuk ishte shumë pozitive dhe me sa duket për të garantuar besnikërinë e Zogut ndaj jugosllavëve, Tito i kërkon Zogut përfshirjen në qeverinë e ardhshme të një numri personash të njohur si besnikë të çështjes jugosllave. Se kush ishin ata dhe se çfarë kërkoi Tito në shkëmbim të kërkesës së Zogut, do ta lexojmë në numrin e ardhshëm, i cili do të sjellë surpriza të reja me botimin e dokumentacionit të deklasifikuar nga Arkivat Amerikane.

Dokumenti .

Memorandum për: Zv.Drejtorin e Koordinimit të Politikave, SE
Lënda: Progres-raporti ditor për të mërkurën, 28 maj 1952
BGFIEND: Një kabull nga ( ) na këshillon se ( ) Sekretari i BGFIEND shkoi në Romë në 27 maj për të bashkëbiseduar me ( ) për shkëmbimin e informacionit midis ( ) dhe ( ) IN 46418
Një kabull prej ( ) raporton informacionin e mëposhtëm nga Tozani nëpërmjet një burimi turk: Takimi midis përfaqësuesve të Mbretit Zog dhe atyre jugosllavë, do të mbahet jo më shpejt se 28 maji dhe ndoshta edhe pak më vonë.
Përfaqësuesit e Zogut janë Safet Lutfi Tozani, Irfan Bej Ohri dhe Anvi Dërhalla. Ata janë instruktuar që të përpiqen që të marrin nga Tito premtimin për të armatosur dhe trajnuar 8000 shqiptarë në Jugosllavi.
Nëse kjo nuk është e mundur përfaqësuesit e Zogut duhet t’i sugjerojnë Titos nëse është e mundur që këta shqiptarë të armatosen dhe trajnohen nga amerikanët jashtë Jugosllavisë.
Përfaqësuesit e Zogut janë të autorizuar që t’i garantojnë Titos se nëse këta shqiptarë në Jugosllavi do të armatosen dhe trajnohen sa më shpejt, regjimi shqiptar do të rrëzohet në shtator të 1952-it.

IMG_20191209_130611__01-750x940.jpg

Nga A.TARE.

PS....ti i ke qejf kto gjona,si dhe papulet ka varriKANE.

Hajde....SHENDET.
 
View attachment 26396

Nga A.TARE.

PS....ti i ke qejf kto gjona,si dhe papulet ka varriKANE.

Hajde....SHENDET.

edhe......????
 
Top